Shkencëtarët thonë se bananet, grejpfruti, peshqit dhe djathi mund t’iu ndihmojnë njerëzve që kanë probleme me mushkëri.
Më saktësisht, shkencëtarët thonë se konsumimi i ushqimeve të tilla ndikon pozitivisht te të sëmurët nga sëmundjet kronike të mushkërive, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Shkencëtarët amerikanë dhe evropianë kanë bërë një studim trevjeçar, me të cilin kanë dashur që ta zbulojnë mënyrën se si të ushqyerit ndikon te problemet më të shpeshta me mushkëri. Me këtë rast është parë se të sëmurët kronikë të mushkërive, që kanë konsumuar grejpfrut, banane, djathë dhe peshq, gjendja iu është përmirësuar për vetëm 24 orë.
Për shkak të zbulimeve të tilla, dr. Corrine këshillon të sëmurët kronikë të mushkërive që ta ndryshojnë menynë e tyre, përndryshe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive janë gjithnjë e më të shpeshta. Problemi qëndron te diagnostikimi i vonshëm, meqë njerëzit nuk iu kushtojnë vëmendje simptomave (kryesisht kollit).