Tema ndoshta nuk është më e këndshmja, por kapsllëku aktualisht prek 80 për qind të njerëzve anembanë botës. Kapsllëku shkakton jo vetëm fryrje në stomak, por edhe dëmton organet e brendshme, shkakton dhimbje të kokës dhe migrenë si dhe dhimbje në shpinë, por edhe nervozë, akne dhe nuk mund të flini.
Edhe pse asnjë lloj i ushqimit nuk ndërlidhet me kapsllëkun, mungesa e fibrave dhe e ujit janë shkaktari më i shpeshtë. Konsumimi adekuat i fibrave dhe i ujit mund të sigurojnë tretje të rregullt. Në mënyrë që zorrët të punojnë si duhet, shmangni ushqimin e shpejtë, që posedon shumë yndyrë e pak fibra.
Pos kësaj, një ushqim si ky tretet më gjatë, e një ushqim i tillë është i pasur edhe me kripë që shkakton mbajtjen e kripës dhe parandalon hedhjen jashtë të helmeve. Prodhimet e qumështit, si djathi, akulloret mund të krijojnë problem, por jo të gjitha prodhimet e qumështit janë të dëmshme.
Jogurti dhe kefiri përmbajnë probiotik, baktere të mira që përtërijnë muret sipërfaqësore të zorrëve duke i mbajtur të shëndetshme. As sheqeri nuk shkakton kapsllëk, por kënaqësia në bonbonet plot me sheqer e shkaktojnë atë. Përcaktohuni më mire për një gotë mjedra, mollë të pjekur ose dardhë, ose flluska me fruta të thata.,raporotn Gazeta Kosova Sot
UJI SI SHPËTIM Organizmin ta mbani të hidratuar dhe e shpëlani me tetë gota ujë në ditë, në mënyrë që ta zbutni jashtëqitjen. Në mëngjes mbushni një shishe ujë me 2 litra dhe tentoni ta pini deri në mbrëmje. Për të zbrazur zorrët, konsumoni supë apo një kafe, sepse kafeina nxit zbrazjen e zorrëve.
KËSHILLAT MË TË MIRA Jogurt dhe mjaltë: Në jogurt shtoni një lugë fara të lirit. Laksativ të mirë janë edhe mjalti, lëngu i mollës dhe rrushit, një lugë vaj ricini, borziloku dhe një lugë vaj ulliri në bark të zbrazët. Çaji: Kamomilin, manaferrat, lirin, koprën, mëllagën e bardhë ose të zezë i përzieni në sasi të barabarta dhe nga kjo përzierje zieni një litër çaj dhe e pini të freskët gjatë ditës. Ëmbëlsirë: Nga 250 gr fiq dhe kumbulla të thata i bluani dhe përzieni me një lugë mjaltë dhe 5 gr gjethe senine. I hidhni në kavanoz. Hani nga një lugë çdo mëngjes me një gotë çaj ose ujë. Kafjalli: Konsumimi në mëngjes zgjon zorrët, prandaj zgjohuni më herët dhe organizoni kohën si t’i bëni gjërat.