Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Pesë simptoma që tregojn se keni veshka të dëmtuara

$
0
0

vPesë simptoma që tregojn se keni veshka të dëmtuaraDëmtimi i veshkave shpesh kalon pa u hetuar, prandaj duhet pasur kujdes sa s’është bërë vonë. Ja disa nga simptomat kryesore, që tregojnë për dëmtim të veshkave.

Dhembja në pjesën e poshtme të shpinës – konsiderohet njëri ndër simptomat më të shpeshta të sëmundjes së veshkave. Mund të paraqitet vetëm në njërën anë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekzantema, tharja, apo kruarja e lëkurës – është po ashtu simptomë standarde që tregon se diçka nuk është në rregull me veshkat. Ndryshimet në urinim – veshkat krijojnë dhe nxjerrin jashtë urinën. Për këtë shkak, gjatë sëmundjes së veshkave, mund të vijë deri te ndryshimet në urinë, si urina me shkumë, urina me gjak, shpeshtimi i urinimit gjatë natës, apo rrallimi i urinimit, etj.

Ënjtjet në pjesë të ndryshme të trupit – dëmtimi i veshkave çon deri te grumbullimi i ujit në organizëm, gjë që shihet në ënjtjen e fytyrës, këmbëve, duarve, shputave, etj. Lodhja dhe plogështia – veshkat e dëmtuara prodhojnë më pak eritropoetinë, i cili është një hormon që ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Me këtë rast vjen deri te mungesa e oksigjenit dhe paraqitja e lodhjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles