Nga pikëpamja e vlerave ushqimore dhe terapeutike, karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin.
Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.
Dieta është treditore dhe këshillohet të mbahet 1 herë në 10 ditë (pra brenda 10 ditëve të mbani 3 ditë këtë dietë).
Nuk është një dietë e mundimshme dhe gjatë një muaji, trupi mund të humbasë deri në 5 kilogramë.
Dita e parë
Mëngjesi: Një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.
Paradreka: Një gotë lëng karotë.
Dreka: 50 gr oriz dhe një frut.
Pasdreka: Një frut sipas dëshirës.
Darka: 100 gr fileto pule dhe një domate.
Dita e dytë
Mëngjesi: Një filxhan kafe me qumësht, 4 feta buke dhe pak marmelatë.
Paradreka: Një gotë lëng karote.
Dreka: Një racion peshk, një racion sallatë me karotë, borzilok dhe pak bukë.
Pasdreka: Një frut te stinës.
Darka: 70 gr proshutë me një sallate me vaj, limon, karota dhe perime.
Dita e tretë
Mëngjesi: Një filxhan kafe, një fetë buke dhe një luge gjelle marmelatë.
Paradreka: Një gotë lëng karote.
Dreka: Një racion pure karote, 60 gr djathë dhe pak bukë.
Padreka: Një frut sipas dëshirës.
Darka: 100 gr peshk, një sallate me vaj, limon, karota dhe perime si dhe një frut sipas dëshirës.
The post Humbni 5 kg për 3 ditë me këtë dietë appeared first on Keshilla.NET.