Krema nuk e di se lëkura është e vetëdijshme për natën dhe ditën, andaj edhe kryen funskione të ndryshme në këto periudha.
Përderisa në një anë gjatë natës organizmi jonë pushon dhe i minimizon funskionet e tij (pulsi, tensioni i gjakut, temperatura trupore, frymëmarrja), në anën tjetër lëkura jonë gjatë natës e përshpejton punën ndërsa gjatë ditës është e drejtuar nga mbrojtja ( rrezet UV, ftohti, ndotja). Për këtë gjatë natës në lëkurë zhvillohen disa procese të cilat janë të ndryshme nga proceset e ditës:
Ripërtrirja intensive e lëkurës
Rigjenerimi i lëkurës gjatë natës është më i shpejtë dhe intensiv, gati dy herë më i madh sesa gjatë ditës ndërsa periudha më intensive është mes orës 23:00 dhe 04:00. Në këtë periudhë fillimisht riparohen dëmtimet, neutralizohen radikalet e lira, rritet prodhimi i kolagjenit mirëpo edhe e elementeve tjera strukturore sikurse elastina dhe keratinocina. Këshilla: kujdesuni që krema juaj e natës të jetë me përbërës aktivë që nxisin rigjenerimin e lëkurës. Lëkura gjatë natës absorbon më mirë përbërësit aktive
Nata është koha ideale në të cilën lëkura i absorbon më mirë përbërësit aktive, ndërsa gjatë ditës lëkura është e ekspozuar në rrezet UV të cilat e ulin efektin e përbërësve aktivë.
Këshilla: përdorni kremë që përmban vajra bimorë në vend se mineralë. Temperatura e lëkurës suaj është më e madhe
Derisa temperatura trupore gjatë natës është më e ulët, temperatura e lëkurës është më e lartë andaj edhe përbërësit aktivë mund të depërtojnë më thellë në shtrsat e lëkurës me çka edhe veprojnë më mirë. Këshilla: një herë apo dy herë në javë bëni piling apo maskë që të largoni qelizat e vdekura, të pastroni poret dhe me atë të siguroni që krema të veprojë më mirë mbi lëkurë.
Natën rritet humbja transepidermale e ujit
Humbja transepidermale e ujit definohet si sasia e ujit e cila nëpërmjet epidermës avullohet nga organizmi jonë. Sipas studimeve, humbja transepidermale e ujit është më e madhe gjatë natës ndërsa në mëngjes bie në sasinë minimale. Këshilla: kujdesuni që krema e natës të përbëhet nga përbërës aktivë hidratues që do të plotësonin humbjen e lagështisë gjatë natës. Gjatë natës rritet prodhimi i melatoninës
Melatonina është hormon i gjëndrrës së epifizës, prodhimi i të cilit fillon kur të errësohet ndërsa mbaron me rrezet e para të diellit. Funskioni i melatoninës në lëkurë është të neutralizojë dëmtimet e krijuara nga rrezatimi UV për shkak të veprimit të fuqishëm antioksidues në qeliza. Melatonina nxit rigjenerimin e lëkurës ndërsa mungesa e saj paraqitet me lëkurë të zbehtë si dhe me errësim nën sy.
Këshilla: sigurohuni që lëkura juaj ka kohë të mjaftueshme për të prodhuar sasinë e nevojshme të melatoninës andaj edhe duhet të errësoni hapsirën ku bëni gjumin. Niveli i kortizolit bie gjatë natës
Krotizoli është hormon stimulues i stresit i cili tajitet nga gjëndrat mbi veshkë, ndërsa koncentrimi më i madh i tij mund të shkaktojë pigmentimin e lëkurës. Niveli i kortizolit zvogëlohet gjatë natës. Këshilla: shmanguni nga shikimi i TV apo leximi i lajmeve stresuese gjatë natës. Aktivitetet e tilla mund të nxisin tajitjen e këtij hormoni stresues. Sigurohuni që :
1. Para gjumit të pastroni fytyrën Pa marë parasysh sa jeni e lodhur,mos lejoni të shmangeni nga pastrimi i lëkurës. Përzgjedheni pastruesin e lëkurës sipas tipit të lëkurës dhe mënyrës me të cilën e pastroni fytyrën.
2. Lëkurës suaj t`i siguroni kremë kualitative të natës Sekreti i kremave të natës është në atë se janë të pasura me përbërës aktivë që nxisin rigjenerimin e lëkurës. Kremat e natës zakonisht janë më të pasura se ato të ditës dhe ofrojnë më tepër përbërës ushqyes dhe hidratues që përforcojnë shtresën mbrojtëse.
3. Insistoni të fleni para orës 23:00 Procesi i rigjenerimit të lëkurës fillon rreth orës 23 andaj mundohuni që në këtë kohë të jeni në gjumë.
Nëse mendoni se e keni të pamundur të fleni aq herët, provoni plotësimin e këtyre kushteve: – darkoni më se voni në ora 19 – krijoni atmosferë të gumit -mos përdorni pajisje elektronike -mos provoni të fleni para televizorit – mos mendoni rreth asaj se nuk mund të fleni, relaksoni muskujt dh mendoni për diçka që ju qetëson A e keni ditur?
1. Kohën që e kemi për gjumë duhet të përfaqësojë 1/3 e tërë jetës sonë
2. Mesatarisht flejmë 1,5 orë më pak se para 50 viteve
3. Studimi i një universiteti britanik ka treguar se mungesa e gjumit ndikon në 700 gjene të ndryshme
4. Mungesa e gjumit sjell disa pasoja të dëmshme sikurse ngadalësimi i metabolizmit, fitimi i peshës, dobësimi i imunitetit, ulja e aftësisë së balafaqimit me stresin, ndërsa periudhat më të gjata pa gjumë mund të sjellin diabetin, sulmin në tru, sëmundjet kardiovaskulare madje edhe kancer, humbje të memories, dëmtim të kockave..,/femra/
The post Pse ju duhet patjetër kujdesi i lëkurës në mbrëmje? appeared first on Keshilla.NET.