Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Shega mënjanon toksinat nga organizmi

$
0
0

Shega mënjanon toksinat nga organizmiShega është frutë shumë e vlefshme për organizmin e njeriut. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, ndërsa ajo është një nga të paktat fruta e cila ka vitaminat A, B, C, D, E, transmeton “Zeri”.

Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e saj është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e grumbulluara në trupin e njeriut. Ky lëng jep rezultate edhe në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë. Shega përmban substanca aktive, të cilat ndihmojnë në ruajtjen në mënyrë të shëndetshme të arterieve dhe sistemit kardiovaskular.

The post Shega mënjanon toksinat nga organizmi appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles


Magjia e ndarjes dhe shërimi i saj