Kockat e brishtë dhe të dobët fillojnë të krijohen për shkak të plakjes, dhe kalimit të viteve. Femrat lozin rol të rëndësishem në jetë, nga ato që i kushtohen dhënies së kujdesit ndaj të tjerëve deri tek ato femra të suksesshëme në karrierë, prandaj dhe dëmtimi i kockave mund të ndikojë në stilin e jetës që ju bëni. Megjithatë është e mundur që ju të ruani freskinë dhe të jeni e fortë në çdo moshë, sidomos nëse ju kujdeseni për veten në, mënyren e duhur.
Një nga mënyrat më të thjeshta për të mbajtur kocka të fortë është të merrni kalçium në regjimin tuaj ditor. Mos harroni që ky përbërës rrit dhëmbë dhe kocka të fortë tek fëmijët. Disa produkte ushqimore që kanë sasi të lartë kalçiumi janë; kosi natyral, djathë, salmon, sardele, perime, brokoli, spinak.
Megjithatë realiteti është krejt ndryshe, rreth 81 % e femrave nuk marrin sasinë e duhur të kalçiumit për shkak të dietave që ato mbajnë, në këtë mënyrë organizimi do konsumojë kalçiumin që ndodhet brenda tij. Kjo është edhe arsyeja përse këshillohet që femrat të marrin kalçium ampule që të krijohen rezerva në organizëm.
Vitamina D është një përbërës tjeter i domosdoshëm për organizmin tonë, sepse trupi humbet aftësinë për të përpunuar gjithë sasinë e kalçiumit. Vitamina ka një rol të madh në ruajtjen e nivelit të kalçiumit. Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli, por mëqense stinët ndryshojnë dhe në vjeshtë e dimër këto mungojnë atëherë ju mund t’i zëvendësoni ato me medikamente. Prandaj nëse dëshironi të keni një organizëm të mirë dhe kocka të qëndrueshëm atëherë duhet të filloni të merrni medikamente që ka në përbërjen e tijë vitaminën D dhe kalçiumin.