Për të përgatitur një maskë ri-gjallëruese për lëkuren e fytyrës do t’ju duhen disa përbërës. Kjo maskë është e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shumë efikase. Maskat me produkte natyrale janë shumë herë më të mira se produktet e përgatitura në proçese kimike, të cilët shpesh herë përmbajnë lëndë të cilët dëmtojnë edhe më shumë lëkuren.
Për këtë maskë do t’ju duhen këto përbërës;
1 lugë kos natyral
¼ portokall
Pak tul portokalli
1 lugë aloe
Merrni një nga një përbërësit me radhe. Hidhni në tas një lugë kos, pastaj ¼ lëng portokalli, pastaj shtoni edhe pak tul dhe në fund hedhni dhe një lugë aloe. I perzieni me mikser deri sa të krijoni një masë të njëtrajtshme dhe me ndihmen e gishtave e vendosni mbi lëkuren e fytyrës. Masazhojeni lehtësisht lëkuren me bulat e gishtit dhe e lini të qëndrojë 20 minuta, ose sa të vëreni qe fytyra ka marrë gjithë esencen e maskës. Në fund e lani fytyren me ujë të vakët dhe e fshini me një peshqir të butë si mëndafsh.