Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Shenjat e cisteve që tregojnë se keni nevojë për kontroll mjekësor

$
0
0

Shenjat e cisteve që tregojnë se keni nevojë për kontroll mjekësorCistet ovariane mund të shfaqen në çdo moshë, gjatë viteve riprodhuese të femrës dhe mund të formohen si shkak i grumbullimit të vezëve të vogla nga rritja e nivelit të hormoneve.

Ato mund të shfaqen në formën e qeskave të vogla apo të mëdha Sëmundja policistike e vezoreve është një sëmundje e zakonshme tek shumë femra. Kjo është një gjendje ku shumë ciste janë të pranishme në një vezore. Nëse trajtimi nuk bëhet në kohën e duhur, cistet mund të rriten në madhësi. Në mënyrë që të parandaloni formimin e tyre, ju duhet të mbani një ekuilibër të mirë hormonal. Shumica e cisteve nuk shkaktojnë asnjë simptomë, prandaj ato kapen në një madhësi të konsiderueshme. Ja disa nga simptomat që ju paralajmërojnë për cist ovarinan:
Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
Dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit dhe kofshë
Dhimbje të legenit gjatë marrëdhënieve seksuale
Dhimbje gjatë lëvizjes së zorrëve
Të vjella Ndjeshmëri e madhe e gjinjve
Ndjesi fryrje në pjesën e fundme të barkut
Presion mbi fshikëz dhe vështirësi në urinim
Dobësi dhe lodhje kronike
Në rast se vëreni disa nga simptomat e mësipërme, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.

The post Shenjat e cisteve që tregojnë se keni nevojë për kontroll mjekësor appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles