Shkaqet e celulitit janë të ndryshme: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, përveç faktorëve të tillë si mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme, mosha etj.
Edhe stresi, duke ndryshuar nivelin e hormoneve, nxit shfaqjen e celulitit.
Disa mite duhet të ndaloni së besuari, ndaj do të listojë më poshtë 5 shkaqet kryesore të celulitit. Shtatzënia Niveli i lartë i estrogjenit stimulon formimin e yndyrës. Hormoni femëror luan një rol të rëndësishëm në prishjen e lidhjeve të kolagjenit në lëkurën tuaj duke shkaktuar strije dhe celulit.
Mosha Me rritjen e moshës, metabolizmi ngadalësohet gjithnjë e më shumë e për pasojë nuk kryen proceset jetike me shpejtësine e dikurshme.Me fjalë të tjera, sasia e ushqimit të konsumuar është më e lartë nga se mundet të përballojë organizmi ndaj pjesa e mbetur depozitohet si yndyrë . Të qenurit mbi peshë është një faktor kryesor që shkakton celulit, ndaj një dietë e pasur në perime dhe regjimi i rregullt ushqimor, do t’ju ndihmojë të rivendosni ekuilibrat në organizmin tuaj. Qarkullimi i keq gjakut Gjaku mbart dhe transporton të gjithë përbërësit e shëndetshëm dhe oksigjenin në të gjithë trupin tuaj, duke pastruar këtë të fundit nga lëndët toksike. Qarkullimi i dobët shkakton tkurrje të fibrave duke çuar në krijimin e celulitit.
Mungesa e aktivitetit E fundit por jo më pak e rëndësishme, mungesa e aktiviteti përkthehet në një stil jetese jo të shëndetshëm. Veprimet e domosdoshme Flini me këmbë të mbështetura mbi një jastëk (lartësi 10 cm). Por kini kujdes që jastëkun ta vendosni poshtë dyshekut.
Shko në palestër dhe ndiqe rregullisht 2 ose 3 herë në javë. Mjaftojnë edhe 20 minuta gjimnastikë në ditë. Ecni… Masazhoni këmbët duke filluar nga kavilja, duke u ngjitur pastaj deri te kofshët me një peshqir pak të ashpër. Përfundoni dushin duke u hedhur ujë të ftohtë këmbëve, duke filluar nga fundi i këmbëve dhe duke përfunduar te kofshët. Eliminoni: kafenë, kripën dhe ushqime të kripura. Evitoni Mos mbaj veshur rroba shumë të ngushta. Elimino, alkoolin dhe duhanin. Evito takat e larta. Taka ideale është 4 centimetra. Harro banjat e nxehta. Nxehtësia zmadhon të fryrat dhe ngushton enët e gjakut. Mos qëndro këmbë përmbi këmbë, ndërsa je e ulur.
The post Këta janë shkaktarët kryesor të celulitit appeared first on Keshilla.NET.