Nëse konsumoni ushqim të shpejtë, me konsumimin e rregullt të çajit mund t’a parandaloni grumbullimin e kileve.
Hulumtuesit kanë zbuluar se nëse konsumoni çaj, e zvogëloni mundësinë e ndikimit të përbërësve të dëmshëm në gjak, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë në lidhje me yndyren e ushqimit që mund të shkaktojë diabetin, tipi 2. Eksperimentet në minj tregojne edhe shumë dobi tjera prej ndikimit të çajit.
Gjatë studimeve, hulumtuesit e minjve u kishin sherbyer ushqim të pasur me shumë yndyrë, perderisa të tjerëve u kishin sherbyer ushqim normal. Secilen prej këtyre dy grupeve e kishin ndarë në grupe dhe u kishin sherbyer uje, çaj te zi, apo çaj të gjelber për 14 javë rresht. Të dyja llojet e çajit e kishin zvogëluar peshen të minjtë dhe e kishin hequr dhjamin në bark si pasoje e ushqimit të pasur me shumë yndyrë.
Çaji i zi është efikas në luften kundër përbërësve të dëmshëm në gjak. Kjo ndikon në nivelin e lartë të kolesterolit, nivelin e lartë të glukozes dhe rezistencës në insulinë, që janë shenja të diabetit, tipi 2, atëherë kur trupi në mënyrë efikase nuk e perdor insulinen, të cilen e prodhon. Problem kyç të njerëzit me mbipeshë është se te shumica prej tyre shfaqet rezistenca ndaj insulinës.
Edhe pse ky zbulim do të duhet të vertetohet edhe te njerëzit, është treguar si shumë me rëndësi. Tashme është vertetuar se çaji e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe sëmundjes se Parkinsonit.
Disa hulumtime po ashtu theksojnë se konsumimi i çajit për 10 vjet e më tepër shton dendësine e eshtrave.