Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Ushqime të pasura me anti-oksidantë për një plakje të shëndetshme

$
0
0

Para se të mendoni për produktet anti-rrudha do të ishtë më mirë të mendoni për ushqimet që do të ju dhurojnë një plakje të shëndetshme. T’i dhuroni trupit tuaj dhe shpirtit atë që ka nevojë për të ngadalsuar rënien  fizike dhe mendore, pasi ne kalojmë 40, më pas 50, dhe vitet 60, etj.

Reduktoni rrezikun pak nga pak

Stresi oksidativ i grumbulluar, vret qelizat tona nga dita në ditë, sa më gjatë të jetojmë aq më shumë eksperiencë stresi oksidativ kalojmë. Dr.Shukitt Kale ka studiuar disa ushqime të cilat parandalojnë efketin negativ të stresit, dhe dëmtimet e mëtejshme. Këto ushqime gjithashtu rrisin numrin e qelizave që ne kemi dhe permirësojnë funksionimin e tyre. Gjithashtu, mbrojnë shëndetin, ju dhurojnë energji dhe fuqi mendore. Shumë shkencëtare besojnë në efektshmerinë e atyre pasi janë pjesë përbërëse e ushqimeve natyrale, të kombinuar me njëri-tjetrin. Prandaj dhe shumë sëmundje parandalohen, ose eleminohen duke marrë vitamina të ndryshme si medikament.

“Por, në bazë të kërkimeve të bëra produktet ushqimore, qofshin edhe të ngrira janë më të mira se sa të merrni një medikament, i cili nuk i ka gjithë përbërësit që ka një produkt natyral,” tha doktoreshë Shukitt Hale.

Frutat që përcaktojnë moshen tuaj.

Frutat, perimet janë ushqime të shëndetshme të cilat janë gjithmonë të këshillueshme që ju t’i përdorni si vakt ushqimor çdo ditë. Por që të keni një plakje të shëndetshme tani duhet të bëni një listë të re.

Manaferrat; janë fruta të pasur me anti-oksidantë polyphenic, të cilët parandalojnë ngadalsimin dhe mos funksionimin e organëve jetësore. Nëse hani të pakten një filxhan manaferra në ditë, të freskëta ose të ngrira redukton stresin oksidativ. Manaferrat, luleshtrydhet, boronica e kuqe janë frutat e duhur që duhet t’i hani të pakten një herë nëditë.

Spec kuq djegës, portokalli, fara luledielli të pjekura, vaj shafroni: frutat dhe perimet janë të pasura me vitaminë C të cilat parandalojnë ndryshimin e lëkures dhe plakjen e saj. Pavarsisht moshës, ekspozimit në diell, ato femra të cilët hajnë ushime të pasura me vitaminë C dhe linoleic, do të kenë më pak rrudha, më pak lëkure të thatë, dhe një lëkurë më shumë të shëndetshme.

Kakao; tashmë nuk është vetëm për fëmijë. Tani ndoshta do të keni filluar të përdorni çajin gjelber, por kakao në fakt është më shumë i pasur me acid linoleic që eleminon stresin oksidativ. Ndërsa kakao i paraprin listës së anti-oksidantëve, edhe para verës. Kakaon përgatiteni me një qumësht i cili nuk ju shëndosh, sepse do t’ju dhurojë fuqi edhe kockave.

Peshku; i quajtur ndryshe si ushqimi për trurin për dekada me radhë, por tashmë është një fakt sepse ato persona që konsumojnë peshkun kanë një aftësi të mirë kujtese, truri është më shumë aktiv.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles