Organizmi i njeriut ka nevojë për një regjim të mirë dhe të shëndetshem. Nëse ju kujdeseni për trupin tuaj ashtu siç ai ka nevojë, do mund të parandaloni sëmundje të ndryshme të cilat dobësojnë imunitetin tuaj.
Një ndër gjërat themelore që mund të bëni për të mbrojtur organizmin tuaj, është nëse ju aktiviozheni çdo ditë, bëni gjimnastikë, ecejake, etj. Këto do të nxisin metabolizmin tuaj të punojë, në këtë mënyrë do eleminoni kaloritë që merrni gjatë ditës, dhe në mbrëmje do të flini më i qetë.
Një rol të rëndësishem në shëndetin tuaj ka të bëjë edhe me ushqimet që ju konsumoni. Duhet të bëni shumë kujdes me ushqimet që përdorni në dieten tuaj, përpiquni të shmangni konsumin e acidit oksalik në mënyrë të tepruar.
Eleminoni konsumin e kripës në tepri, sepse mund bëhet shkak për të rritur sasinë e kripërave në gjak dhe në organizëm. Pini sa më shumë lëngje, gjithashtu nëse keni pini edhe çaj nga trendafili i egër. Konsumoni lëng kumbulle, dhe ujin natyral i cili është shumë i këshllueshem të përdoret për çdo njëri. Ju duhet të pini të pakten 1 liter e gjysmë ujë mineral në ditë.