Uji trendafilit është një përbërës kryesor nëse dëshironi të trajtoni lëkuren tuaj me përbërës natyral. Është i përshtatshem për të gjitha tipet e lëkurës. Ka një efekt hidratues fantastik dhe shërben si një zbutës për ato persona që kanë lëkurë të thatë. Vepron si një tonfikues shumë i mirë dhe ndihmon që të ruhet balanci i yndyrës në një lëkyrë të yndyrshme.
Uji trendafilit ka në përbërjen e tijë cilësi të mira pastrimi, sepse pastron poret e lëkurës shumë mirë, pakson shfaqjen e rrudhave, dhe shenjat e tjera që sinjalizojnë plakjen tek femra. Largon inlfamacionin e krijuar në fytyrë nga rrezet e diellit. Ka përbërës natyral për të eleminuar bakteret dhe është shumë i efektshem për të kuruar dhe parandaluar aknet, dhe sëmundjet e tjera që shfaqen në lëkuren tuaj.
Vendoseni ujin e trendafilit në fytyrë. Mjafton të merrni një top me pambuk dhe t’a lyeni me ujin e trendafilit. Pastaj, me topin e lagur lyeni fytyren dhe menjëherë do të ndjeni një freski në lëkurë. Merrni dy topa të vegjel pambuku, i lini të qëndrojnë mirë në ujin e trendafilit, pastaj merrni dhe vendosni mbi qepallat e syve. Lëngu trendafilit do të pastrojë, qetësojë dhe heqë rrathet e zinjë poshtë syrit.