Maskat me përbërës natyral janë trajtimi më i mirë që mund t’i bëni lëkurës suaj, gjithashtu ju jep arsyen e duhur që të bëni disa minuta relaks teksa shijoni efektin rigjenerues të qelizave. Kësaj radhe do t’ju sugjerojmë një maskë me përbërës të veçantë nga herët e tjera të cilat kanë një efekt rigjenerues duke e bërë më të lehtë qarkullimin e gjakut në qelizat e fytyrës, si dhe pastron poret nga papastërtitë e akomuluara gjatë ditës.
Përbërësit;
50 gr. Ananas
50 gr. Pjepër
100 ml ujë
8 gram niseshte kozmetike
Përgatitja;
Marrim ananasin, i heqim lëkuren dhe e ndajmë në pjesë të vogla. Hedhim ananasin në tas dhe shtojmë pjeprin, ujin dhe niseshten. Nëse nuk keni niseshte kozmetike ju sugjerojmë të përdorni pak miell tërshëre, ose një produkt tjeter me esencë të trashë i cili do t’ju ndihmojë të lidhë masken, t’a bëjë të qëndrueshme në fytyrë dhe të mos rrëshqasë. Masken vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 10-15 minuta. Lehtësisht hiqeni nga fytyra me një peshqir të lagur dhe lyeni fytyren me një krem hidratues.