Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Meshkujt: Stresi për shkak të femrave

$
0
0

Femra gjithmonë e më shumë mashkullore dhe meshkuj gjithmonë e më pak të sigurt: a thua të jetë ky shkaku për të cilin meshkujt po vuajnë kaq shumë nga depresioni dhe faji. Kjo për shkak të bashkëshorteve të tyre apo të dashurave.

Pikërisht kështu, mike të dashura, ne femrat, sipas një kërkimi të Institutit të shëndetit, sipas të përditshmes “Daily Mail”, jemi shkaku primar i stresit të burrave, shpesh herë të përshkuar nga një heshtje e gjatë, që i kaplon ata dhe justifikime të pavenda. Ne, kur kalon një periudhë kohe, kemi me siguri më pak probleme me ndjenjat tona apo emocionet, ndërsa meshkujt mbyllen në vetvete duke u bërë edhe më të inatosur dhe duke u “kapur” me gjithë botën përreth.

Është pikërisht krenaria e tepruar e meshkujve, që ndikon tek ata për të mos i shprehur ndjenjat e tyre në mënyrën e duhur dhe të kërkojnë një përballje më të pjekur përballë partneres së tyre. Studiuesit thonë se pikërisht kjo sjellje vjen mbi të gjitha nga ndjenja e të qenit në disavantazh me femrat, pasi ndjejnë se nuk janë në lartësinë e pritjeve tona.

Prandaj këshillohet, që shpesh herë është e nevojshëm të kuptohet se pa dialog serioz të sinqertë dhe konstruktiv në një çift, lidhja nuk do të shkojë shumë larg. Çdo njeri ka një mënyrë të tijën për të perceptuar situata të ndryshme, nëse diçka na bënë të ndjehemi keq, femrat e thonë menjëherë, ndoshta nga kjo duhet të mësojnë edhe burrat!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116