½ filxhan me miell misri
½ filxhan miell tërshëre
2 lugë kripë gatimi ose kripë deti
6 pika vaj aromatizues me aromë limoni.
Përgatitja;
Vendoseni tërshëren në grirësen e kafesë, ose në një makinë që grin ushqimin. Përzieni mirë deri sa tërshëra të bëhet miell, hidhni më pas miellin e misrit dhe kripen në një tas. Pastaj, shtoni vajin aromatizues për të aromatizuar pasten që do të krijohet. Gjysmen e pastës, mund t’a shikoni sa mund t’i nevojitet fytyrës suaj, e hidhni në një tas, pastaj hidhni pak nga pak ujë të ngrohtë deri sa të formohet një pastë homogjene. Vendoseni pasten tek këmbët, duke pasur kujdes tek pjesët që janë më shumë të irrituara, dhe të ashpra. Lëreni pasten të qëndrojë në këmb, sa të dëshironi dhe pastaj shperlani këmbët me ujë të vakët. Përfundoni proçesin duke i lyer këmbët me locion ose me vajin që përdorni për të gjithë trupin.