Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si të rigjeneroni flokët

$
0
0

Dëshironi të rigjeneroni flokët tuaj? Vera e gjatë dhe me diell ka dëmtuar shumë ngjyren e flokëve, fijen dhe majat? Nuk po arrini dot të gjeni shampon e duhur që mund të rigjenerojë flokët dhe t’i risjellë në formë ato! Përveç trajtimeve kozmetike, dhe shampove egzistojnë edhe trajtimet me përbërës natyral të cilët mund t’i pergatisni vetë në shtëpinë tuaj.

Përbërësit;

2 lugë sodë buke

¼ filxhan lëng limoni i freskët

1 lugë shampo mild

Përgatitja; përzieni të gjithë përbërësit, deri sa të bëhet një pastë e njëtrajtshme. Lagni pak flokët me ujë dhe pastaj vendosni masken e përgatitur, masazhojeni flokët, lyeni më shumë pjesën tek skalpi dhe  te majat, pasi janë pjesa e flokëve që ekspozohet më shumë dhe si pasojë dëmtohen. Mbulojeni koken me një kapuç ose qese plastike. Masken e lini të qëndrojë në flokë 30 minuta dhe pastaj e lani koken si zakonisht me ujë të vakët dhe shampo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116