Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Çrregullime me tretjën? Ilaçe të thjeshta shtëpiake

$
0
0

Simptomat e çrregullimeve tretëse shpesh mund të jenë të sikletshme, por fatmirësisht mund të trajtohen lehtë me ndihmen e ilaçëve të thjeshta shtëpiake.

Përzierja e 4 llojeve të farërave - kjo përzierje lehtëson çrregullimet tretëse duke ndihmuar sistemin tuaj për të debuar gazrat e tepërta. Merrni nga një lugë të vogël çaji të farës së maracit, koprit, anisit dhe përzieni dhe grimconi farat. Konsumoni gjysmë lugë nëse keni rregullime pas vaktit  me melmesa dhe vaktëve të yndyrshme.

Çaji nga menta dhe kamomili - këto çaje shpesh do të lehtesojnë çrregullimet tretëse. Lërini që të qëndrojnë 10 minuta para konsumimit.

Mjalti dhe uthulla - nëse e dini që do të konsumoni ushqim për shkak të të cilit ndoshta do të pendoheni më vonë, provoni këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogel çaji me mjaltë dhe një lugë uthull mollë në një gotë uji të ngrohte dhe pini 30 minuta para vaktit.

Soda e bukës - shtoni një luge sodë bikarboni në goten e ujit, dhe disa pika lëng limoni. Nëse acidet në stomak i keni shumë të forta, kjo tretje i neutralizon dhe lehtëson gazrat.

Xhenxhefili i sheqerosur - xhënxhefili i thatë dhe i sheqerosur mund të gjëndet në cilindo supermarket ose treg me ushqim të shëndetshëm. Dy ose tri copëza të kesaj ëmbëlsire mund të lehtesojnë çrregullimet tretëse. Ky solucion është ilaç i shkelqyeshëm edhe për fëmijë të cilët kanë dhimbje më të vogla në stomak.

Birra - kjo pije është e pasur me elb, bimë e cila ndihmon stimulimin e tretjes. Por, mos e teproni, më shumë se gjysmë gotë birrë do t’ua bllokojë tretjen.

Burimi: infoalbania.org


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles