Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Krem multifunksional, terapeutik & rigjenerues intensiv

$
0
0

Krem Multifunksional, Terapeutik & Rigjenerues Intensiv.     

Kremi ynë më i ri përmban 100% Vaj të Farave të Rrushit. Ky vaj 100% Natyral, i jep kremit cilësi të pazevendësueshme  Kurative dhe Mirëmbajtjeje.  Në momentin që e aplikojmë këtë krem në gjithë fytyrën ndjejmë menjëherë nje relaksim dhe çlodhje, një shtendosje dhe qetësim të papërshkrueshëm të lëkurës. Brenda një kohe të shkurtër do të kemi një lëkurë më të freskët, me më pak rudha dhe të Kuruar në çdo drejtim. Cilësitë e tij hidratuese, ushqyese dhe rigjeneruese, e rendisin këtë krem në krye të klasifikimeve në tërë botën.

Kremi përmban Dyllë Blete të përpunuar me Vaj të Farave të Rrushit dhe Ekstrakte Bimësh. (100% NATYRALE, të prodhuara  me Sistemin e Ftohtë).

 

Cilësitë e këtij vaji të mrekullueshëm po i rendisim në vazhdim: 

 Vaji i farave të rrushitCilësitë dhe përdorimet e tij në kozmetikë 

Vaji i farave të rrushit, dikur ka qenë një sekret i rëndësishëm i prodhuesve tradicionalë të produkteve kozmetike, shkruan Victor Fonseca.

 

Vaji farave të rrushit, i shtrydhur me sistemin e ftohtë, pa përdorur asnjë produkt kimik në proçesin e prodhimit, ka një pasuri të pafundme substancash aktive të dobishme për gjithë trupin dhe, veçanërisht për lëkurën.

 

 

Përbërësit kryesorë të këtij vaji:

 

Është  veçanërisht i pasur me beta-karoten, me vitaminat C, D dhe E.

Ka gjithashtu sasi optimale të acideve yndyrore esenciale, si p.sh. acid palmitik (7%), acid stearik (4%) dhe linolenik, i quajtur ndryshe edhe omega-6 (69,6%).

Këto acide yndyrore kanë dhënë rezultate të mira në klinikat që i përdorin për veprimin e tyre specifik kundër rrudhave.

Ato kanë demostruar gjithashtu efekt optimal edhe në zvogëlimin e dimensioneve të cikatriçeve.

Përmban minerale (potas, zink, bakër, kalçium, fosfor, magnez, hekur dhe selen).

Përmban proteina, lipide, karbohidrate dhe, mbase më e rëndësishme nga të gjitha, vaji i farave të rrushit përmban proantocianidina polimerike (OPC), të cilat janë flavonoide të afta për të luftuar radikalet e lira, duke i dhënë këtij vaji cilësi të mrekullueshme antioksidante.

Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, proantocianidinat polimerike (OPC) të vajit të farave të rrushit kanë një veprim antioksidant 50 herë më të fuqishëm se vitamina E dhe 20 herë më të fuqishëm se vitamina C.

 

Disa cilësi kozmetike të vajit të farave të rrushit

 

Vaji i farave të rrushit ka cilësi të mrekullueshme rigjeneruese dhe hidratuese. Është veçanërisht i efektshëm për të mirëmbajtur apo për të përmirësuar lëkurën rreth syve. Ndihmon edhe për të pakësuar shfaqjen e zmaliaturave.

Ushqen, hidraton dhe ripërtërin lëkurën e thatë, lëkurën normale dhe atë mikse. Por, meqenëse ka edhe cilësi të larta riekuilibruese dhe cilësi adstringjente, ka efekt mirëbërës edhe për lëkurën e yndyrshme, sepse përthithet me lehtësi, duke e bërë lëkurën të butë e të shtrirë, me pamje normale.

Vaji i farave të rrushit është shumë i pasur (69,6%) me acid linoleik (omega-6). Ky është një acid yndyror esencial me rëndësi të veçantë për lëkurën dhe për membranat qelizore. Omega-6 ndihmojnë për të ruajtur strukturën normale të qelizave epiteliale dhe nervore, duke mbrojtur membranat qelizore.

Omega-6 ka cilësi të shkëlqyera antiinflamatore. Mungesa e omega-6 në dietën ushqimore ‘moderne’ i shkakton lëkurës dëme të theksuara, si rrudha të parakohshme, skuqje, dermatit, vështirësi në shërimin e plagëve, akne etj. Mungesa e omega-6 në dietën ushqimore shkakton dëme serioze edhe te flokët, si p.sh. tharje dhe rënie të tyre.

Duke qenë i pasur me proantocianidina polimerike (OPC), vaji i farave të rrushit ka cilësi të theksuara antioksidante, që neutralizojnë radikalet e lira, të cilat janë burim i një numri të madh sëmundjesh, po ashtu edhe një nga shkaqet e shfaqjes së akneve.

Cilësitë e theksuara antioksidante kontribuojnë ndjeshëm për ta mbajtur lëkurën e fytyrës elastike e  të ndritshme. Përveç kësaj, ngadalësojnë formimin e rrudhave dhe e ripërtërijnë atë, duke pakësuar ndjeshëm shenjat e moshës.

Një cilësi jo më pak e rëndësishme e këtij vaji është ndikimi i tij në mikroqarkullimin kapilar të gjakut. Kjo cilësi shfrytëzohet për të përmirësuar pamjen jo estetike të ‘kapilarëve të kuq’.

 

 

 

Disa nga përdorimet më të suksesshme të vajit të farave të rrushit janë:

Parandalimi i plakjes së lëkurave të reja (Anti-rudhë) dhe luftimi i rudhave të moshës (Anti-Aging)           

 

Janë me mijëra produktet kozmetike për fytyrën dhe për flokët, të prodhuara me vaj të farave të rrushit. Prodhohen balsame për buzët dhe kremra për fytyrën me veprim hidratues, ushqyes e zbutës, prodhohen sapunë, shampo etj., të cilat janë të pasura me polifenole.

Polifenolet kanë cilësi të fuqishme antiinflamatore dhe antioksidante, që janë me rëndësi thelbësore për të vonuar procesin e plakjes së lëkurës.

 

 

Riekuilibrim i proçeseve biologjike të lëkurës së yndyrshme

 

Yndyra e tepërt në lëkurën e fytyrës, për shumë njerëz është një problem i vërtetë. Mbase duket një paradoks, por vaji i farave të rrushit mund të ndihmojë edhe për zgjidhjen e këtij problemi. Vaji i farave të rrushit është një vaj i lehtë, i cili përthithet shpejt dhe nuk lë në lëkurë ndjesinë dhe pamjen e yndyrës.

Përkundrazi, hidraton, ushqen, zbut dhe riekuilibron lëkurën e yndyrshme, por edhe atë mikse (me zona të yndyrshme dhe zona të thata). Natyrisht, ky vaj i shërben më së miri edhe lëkurës së thatë.

 

 

Restaurimi i kolagjenit

 

Në shumë studime biokimike, në përbërje të vajit të farave të rrushit janë gjetur sasi të konsiderueshme të proantocianidinave polimerike (OPC), të cilat janë flavonoide të afta për të luftuar radikalet e lira dhe të afta gjithashtu për të ripërtërirë kolagjenet në nivel qelizor të lëkurës, duke e bërë lëkurën më të qendrueshme dhe më të aftë për të përballuar dëmtimet e moshës apo të atmosferës.

E thënë me fjalë më të thjeshta, vaji i farave të rrushit ju ndihmon që ta mbani lëkurën e fytyrës tuaj të shtrirë, me sa më pak rrudha, e mban lëkurën elastike dhe me pamje rinore.

 

 

Hidratimi i lëkurës 

 

Masazhimi i fytyrës me vaj të farave të rrushit ndihmon për të përmirësuar përmbajtjen e lagështirës së lëkurës. Vaji i farave të rrushit përthithet me lehtësi nga lëkura dhe krijon një pengesë për humbjen e ujit nga qelizat sipërfaqësore. Në shumë studime saktësohet që pas një përdorimi të rregullt dy-tre javorë të këtij vaji, lëkura paraqitet më e hidratuar dhe me ngjyrë të bukur.

 

 

Kundër pikave të zeza

 

I vendosur në fytyrë, vaji i farave të rrushit nuk rrezikon të bllokojë poret dhe rrjedhimisht të krijojë pika të zeza apo akne.

Vaji i farave të rrushit është i hollë, është një vaj i lehtë, por gjithashtu ka edhe cilësi antibakteriale dhe antiseptike. Rrjedhimisht, jo vetëm që nuk krijon pika të zeza, por i lufton me sukses ato duke pastruar edhe pikat e zeza ekzistuese. Lufton gjithashtu aknet, infeksionet dhe sëmundje të tjera të lëkurës.

 

 

Lëkura rreth syve

 

Meqenëse ky vaj ka cilësi shumë të mira ushqyese, hidratuese, tonizuese, elastizuese dhe shtrirëse të rrudhave, shërben me sukses edhe për kujdesin ndaj lëkurës rreth syve.

Është një mjet ndër më të mirët për të luftuar rrudhat e imta rreth syve, të ashtuquajtura ”zampa di galina – këmbë pule”.

 

Lëkura e ndjeshme

 

Për  shumë njerëz, ndjeshmëria e theksuar e lëkurës së fytyrës është një problem i vërtetë. Gjithashtu, shumë njerëz vuajnë nga alergjia që ju shkaktojnë produktet kozmetike…

 

Ju rekomandojmë të gjithë njerëzve me lëkurë të ndjeshme apo alergjike të provojnë vajin e farave të rrushit. Edhe njerëz me alergji të theksuar kanë gjetur zgjidhje me këtë produkt!

 

 

Kundër akneve dhe cikatriçeve

 

Antioksidantët, acidi linoleik, vitaminat, mineralet, cilësitë baktericide, bakteriostatike, adstingjente dhe ripërtëritëse qelizore e bëjnë vajin e farave të rrushit një mjet të dobishëm për të luftuar aknet.

Kohët e fundit vaji i farave të rrushit po përdoret gjithmonë e më shumë në produkte kozmetike anti akne. Rezultatet e deritanishme në këtë përdorim janë mjaft pozitive.

I dobishëm është ky vaj edhe për zvogëlimin e cikatriçeve në mënyrë graduale dhe të dukshme.

 

 

Masazhi i trupit

 

Vaji i farave të rrushit po gjen përditë e më shumë përdorim në terapinë apo në mirëmbajten e lëkurës së trupit nëpërmjet masazhit. Shërben për të ushqyer lëkurën, për ta ripërtërirë, për ta pastruar, shërben për ta shplodhur trupin, por edhe për të kuruar dhimbjet muskulare apo të kyçeve.

Meqenëse ky vaj është delikat dhe në shumicën e rasteve nuk shkakton alergji, mund të përdoret edhe për fëmijët. burimi: bime mjekesore


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles