Gjithmonë në arrati, të rrëmbyer nga mijëra angazhime, pa një moment për veten.Kjo është jeta e të rriturit, por për fat të keq, edhe për shumë fëmijë në moshën e shkollës.
Por e gjithë, kjo mund të dëmtojë trurin, dhe këtë e raportojnë psikologët e Kalifornisë, studimi përkatës i të cilëve rreth kësaj çështje, është publikuar në revistën “Perspectives on Psychological Science”.
Sipas tij, kur truri është në pushim, aktivizohet në fakt ajo zonë që ka të bëjë me vetë-analizën dhe kujtesën.
Kështu, kur ne jemi të përqendruar në veten tonë apo reflektojmë ose meditojmë, i shtojmë vetes më shumë ; aftësinë e të mësuarit dhe ruajtjes së kujtesës, së bashku me komponentët e “funksionimit social”.
“Rrjetet e trurit që aktivizohen gjatë meditimit, janë të ndërvarura dhe ato perfeksionojnë aftësinë e tij për të ruajtur të freskët kujtesën, por edhe mendimet”, – thotë Mary Helen Immordino-Yang, psikologe nga universiteti i Kalifornisë.