Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Cilat bimë ju forcojnë imunitetin

$
0
0

179986_379962958735291_1913105465_nDuke qënë se tashme secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më teper se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetem nepermjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizem të shëndoshë rreziku për t’u prekur nga viruset është shumë i vogel.

Ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar prekjen nga sëmundjet.

Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria), kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit.

Përdorimi i përditshem i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshem i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksines me mikrobe. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kunder infektimeve.

Aloe vera është një tjeter produkt tepër efikas për të rritur imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetësherim dhe e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kerkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domëthënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorret dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencen e çdo qelize të veçante kunder viruseve të dëmshme dhe baktereve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116