Nuk ka asgjë më gjallëruese dhe relaksuese se sa një maskë e përgatitur me përbërës magjik. Kjo maskë do të rigjenerojë qelizat e lëkurës suaj duke i dhuruar asaj një pamje të butë dhe të lëmuar.
Përbërësit;
1 pjeshkë të madhe, nektarinë
3 lugë mjaltë
2 lugë kos
Përgatitja;
Merrni pjeshken, heqni lëkuren dhe pastaj ndajeni në copëza të vogla. Me ndihmen e pjesës së fortë të lugës shtypni këto copëza deri sa të formoni pure të trashë, pastaj me radhë hidhni mjaltin e shkrirë dhe dy lugë kos. Kujdes në vendosjen e maskës pasi është pak e lëngshme dhe mund të bëni pis rrobat që keni veshur. Ju sugjerojmë që gjatë trajtimit me këtë recetë të vishni diçka të vjetër, e cila nuk përbën problem nëse bëhet pis. E lini masken të qëndrojë mbi lëkurë afro 15 minuta pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët siç bëni zakonisht.