Thonjët e fortë, me shkëlqim, të paster dhe të shëndetshem kontribuojnë në bukurinë tuaj po aq sa dhe shëndeti juaj. Ato ju dhurojnë elegancë dhe tërheqin më shumë vemendje nëse kujdeseni për ato ashtu sic duhet.
Gjëja e parë dhe kryesore për kujdesin e thonjëve në stinen e dimrit është që t’i mbani ato të butë dhe të lagësht. Msazhoni dhe lëmoni duart tuaja, pasi ato mund të thahen, irritohen, acarohen, ashpersohen, madje thonjët do të thyhen ose do të ndahen në pjesëza të vogla. Prandaj ju duhet t’i lyeni ato me kremra zbutës, ose vaj jojoba, vaj kokosi, vaj jasemini, vaj ulliri, etj. Pasi t’i keni lyer me vaj dhe t’i keni larë me ujë mos harroni t’i lyeni ato edhe me krem zbutës për t’i mbajtur sa më gjatë të lëmuar.
Masazhoni duart me vitaminë E dhe kamomil për t’i mbajtur ato të lëmuar. Përdorni vaj jojba dhe oriz për të masazhuar duart. Kjo do t’i mbajë ato të buta, të lëmuara. Vishni doreza dhe evitoni ekspozimin në të ftohtin e acartë. Gjithashtu, evitoni ekspozimin e menjëhershëm në flakët e zjarrit pasi do të shkaktojë tharjen e tyre dhe ashpersim të menjëhershëm, duke e plasaritur lëkuren dhe thonjët.
Gjatë dimrit pini sa më shumë ujë, dhe masazhoni sa më shpesh duart me qumësht dhe margarinë. Për të hequr qelizat e vdekura në duar masazhoni ato me lëng limoni dhe disa pika glicerinë për 5 minuta dhe pastaj shperlani me ujë. Mos harroni që në fund të çdo proçesi lyeni duart me krem zbutës.