Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Si të kujdeseni për duart në dimer

$
0
0

Si të kujdeseni për duart në dimerGjëja e parë dhe kryesore që duhet të bëni në dimer është të vishni sa më shumë doreza, qoftë kur dilni të shetisni, qoftë kur punoni në kopsht. Dorezat mund t’i gjeni në dyqane të ndryshme, por edhe në farmaci. Sa herë që të lani duart në dimer lyeni me krem  zbutës. Nuk do t’ju marr shumë minuta ky proçes, gjithashtu ju duhet të masazhoni butësisht edhe pjesën afër syve. Ndërsa naten masazhoni duar me një krem të mirë dhe shkëlqyes. Vendoseni kremin në pjesën e prapme të dorës dhe filloni duke e masazhuar lehtësisht në forma rrethore. Kjo pjesë e dorës kërkon një trajtim të kujdesëshsëm pasi është pjesa e parë që është e prirur të dëmtohet më shumë, dhe të rrudhet para kohe.

Dushi është momenti më i mirë për t’i trajtuar duart ashtu siç duhet, pra ju mund t’i ushqeni ato me vaj dhe lagështi aq sa i nevojitet lëkurës. Në fakt nëse vendosni locione trupore dhe kremra menjëherë pas dushit do të jetë më e mirë dhe më e efektshme ndaj lëkurës. Vaji që mund të përdorni për lyerjen dhe masazhimin e duarve është sipas dëshires.

Hudhra ka përbërës anti-septik kështu që siguron mbrojtje nga infeksionet. Një trajtim tradicional ka qënë pak qumësht dhe hudhur e shtypur duke i përzier dhe masazhuar me masen e krijuar lëkuren e duarve. Pas 20 minutash shperlani duart me ujë, nuk do keni nevojë për pastrues sepse ky locion largohet menjëherë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles