Për shumë njerëz ditët e ashpra të dimrit sjellin jo vetem skuqjen e mollëzave të faqes por edhe probleme të pafundme me lëkuren. Një thatësirë aspak e këndshme pushton lëkuren, duart dhe këmbët tona. Për disa njerëz problemi përkeqsohet edhe më shumë sa mund të shkaktojë plasaritjen, gjak dhe madje mund të shkaktojë shfaqjen e ekzemës.
Kërkoni një specialist i cili do t’ju këshillojë mirë se me çfarë duhet të trajtoni lëkuren e trupit. “Specialisti do të dallojë tipin e lëkurës që keni, çfarë i nevojitet asaj dhe me çfarë duhet të trajtohet. Por kjo nuk do të thotë që duhet të blini produkte të shtrenjta, mos harroni që produktet me çmim normal mund të kenë po të njëjtin efekt,” tha Dr. David Voron, MD, Dermatolog në Arcadia, Calif.
Gjeni një locion lëmues me baza vaji, i cili do të mbajë duart e buta dhe të lëngshme, në dimer edhe në verë pavarsisht ndryshimeve të kohës. Kujdes, zgjidhni produktin me esencë vaji që i përshtatet më shumë lëkurës suaj.
Bëni kujdes me ekspozimin e saj ndaj temperaturave të ndryshme duke veshur rroba të ngrohta në momentin që ekspozoheni në ditët e ftohta të dimrit, si dhe lani trupin sa më shpesh me shampot që janë posaçerisht për trupin tuaj. Asnjëherë mos përdorni sapun sepse shkakton irritim dhe thatësirë të lëkurës. Përdorni locione me efekt zbutës që t’a mbajë lëkuren tuaj sa më butë.