Nëqoftëse jeni një nga njerëzit që përbën shqetësim për ju, ajo se çfarë thonë dhe mendojnë njerëzit , informacioni i mëposhtëm do t’ju udhëzojë se si t’a eleminoni këtë problem.
Mjaft menduat më shumë seç duhet. Pavarsisht se kjo mund t’ju duket pak sa e rëndë, ju nuk jeni personi më i rëndësishem në të gjithë boten. Shumicën e kohës që mendoni se gjykoheni ose kritikoheni nga të tjerat ndoshta mund të mos jetë kështu.
Filloni duke menduar që ju nuk jeni një person përfekt, ju mund të keni aspekte negative por mund të keni edhe aspekte pozitive. Thjeshtë bindeni vetën që përpiqeni për më të miren, nuk ka rëndësi sa ja arriin, ose a do të kritikohesh nga të tjerët! Unë kam principe, vlera dhe përpiqem t’i zbatoj ato në jetën e përditshme. Bota nuk funksionon ashtu siç dua unë, por kjo nuk do të thotë që unë mos t’a jetoj atë siç dua.
Vendosni gjërat në përspektive. Mos u fokusoni në detaje thjeshtë përpiquni të jetoni jetën mirë, dhe të merrni më të miren nga ajo. Mos kini tendencën të dëgjoni opinionet e të tjerëve sepse do të humbisni motivimin për të jetuar jetën ashtu siç dëshironi.
Jeta është shumë e shkurter për të menduar për detajet. Psh. Një palë këpucë të verdha, nëse ju i vishni ato do mendoni se do të kritikoheni, por ku e dini ju se brenda pak kohësh vetë njerëzit e tjerë me të cilët keni kontakt nuk do fillojnë të veshin po të njëjtin model dhe ngjyrë këpucësh. Bëni një listë me gjërat për të cilat jeni krenare. Dhe vendoseni në një vend ku do t’a shikoni shpesh atë, në këtë mënyrë do të gëzoheni për gjërat që keni dhe t’i shijoni ato, në vend që të mendoni për gjërat që do mund të kishit.
Gëzojuni çdo gjëje në jetë. Një peisazh i bukur, një vajzë e vogël duke luajtur me qen, pini një çaj me shoqërinë. Këto momente të shkurtera, por shumë të bukura me kalimin e kohës do të bëhen momentet më të bukura të jetës tuaj të cilat do t’i kujtoni me kalimin e viteve.
Besoni më shumë në vetëvete! Mos ngurroni të jeni aktiv, merrni përgjegjësitë personale dhe analizoni mirë situatat dhe në fund veproni. Besoni në vetëvete që mund t’ja arrini diçkaje, dhe do të realizoni atë, sigurisht duke punuar për një qëllim të tillë.
Mësoni të kontrolloni ndjenjat. Që nga stresi, sheqetësimi, problemet do t’ju duhet shumë të arrini të fitoni kontrollin dhe vetëbesimin në vetëvete.
Pranojeni vetëveten për atë çfarë jeni. Me kalimin e kohës të kuptoni se çfarë ju shqetëson me të vërtetë dhe t’i mendoni ato si një problem që ka zgjidhje, të krijoni një shpirt optimist, mbi të gjitha të besoni në vetëvete që do t’a realizoni do të jetë hapi i parë drejt suksesit.