Ekzistojnë disa arsye të rëndësishme pse mund t’ju duhet të regjistroni ekranin e kompjuterit tuaj. Është një mundësi shumë e mirë për të krijuar video udhëzuese (tutorial) për përdorimin e softuerëve të caktuar të cilat mund t’i ndani me miqtë tuaj.
Mijëra video të tilla gjenden aktualisht në YouTube madje ato përdoren edhe nga kompanitë për të prezantuar instruksione në lidhje me produktet e reja.
Mund të përdoret në rastet kur një person i caktuar ka një problem teknik me kompjuterin dhe për ta shpjeguar atë sa më qartë edhe në distancë regjistron ekranin.
Në ditët e sotme është e mundur që të gjenden programe pafund që realizojnë regjistrimin e ekranit në video ku disa prej tyre mund të jenë me pagesë ndërsa disa të tjerë jo. Në përgjithësi funksionalitetet që ofrojnë këto programe janë:
- Regjistrimi i plotë/pjesshëm i ekranit
- Shtimi i komenteve mbi video
- Shtimi i regjistrimit të kamerës së kompjuterit në mënyrë që përdoruesi të shohë instruktorin ndërkohë që shpjegon
- Postimi i videove direkt në YouTube
Ja disa prej programeve që mund të realizojnë këtë funksion:
- EzVid (pa pagesë)
- Camtasia Studio (300$)
- Jing (pa pagesë)
- Camstudio(pa pagesë)
- Screenr (pa pagesë)
- Screenflow (99$) (PCWolrd Albanian)
- See more at: http://www.pcworld.al/ja-si-te-regjistroni-ne-video-ekranin-e-kompjuterit/#sthash.DVJNO5DX.dpuf