Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all 5116 articles
Browse latest View live

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni lëkurë të thatë

$
0
0

Që të keni  lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe me shkëlqim nuk është e thjeshtë. Duhen trajtime të gjata me produkte estetike ose natyrale që lëkura juaj të jetë ashtu siç ju dëshironi. Meqënse trajtimet kozmetike janë të kushtueshme ju mund të trajtoni lëkuren me maska të cilat krijohen nga përbërës natyral. Por, që maskat të kenë një efekt të shpejtë, dhe pozitiv do të duhet që edhe lëkura të jetë e përgatitur për këto trajtime. Prandaj, që të keni një lëkurë të shëndetshme duhet të kujdeseni për lëkuren çdo ditë.

Çdo mëngjes sapo të lani fytyren pastrojeni atë me një pastrues me bazë qumështi, pasi të keni larë fytyren vendosni një tonik me bimë barishtore. Pasi të kalojë stina e dimrit ju mund të përdorni sipas tipit të lëkurës një krem me bazë të plotë. Këto produkte do të ushqejnë lëkuren tuaj, kështu që ajo brenda pak kohësh do të bëhet e butë dhe elastike. Tanimë zgjidhjen e problemit të lëkurës e keni para syve prandaj trajtoni sa më shpesh lëkuren tuaj dhe do të jeni shumë e kënaqur nga rezultati pozitiv.


Maskë me karrotë dhe mjaltë

$
0
0

Dëshironi të trajtoni lëkuren e fytyrës tuaj me një maskë të mirë? Trajtimet kozmetike janë të kushtueshme, dhe nuk mund t’i përballoni dot nga ana ekonomike, atëherë ju ftojmë të provoni masken me karrotë. Duke qënë se trajtimet kozmetike janë të kushtueshme, kohët e fundit kemi vërtetuar se trajtimet me produkte natyrale të cilat mund t’i përgatisni vetë në shtëpi janë shumë më të efktshme dhe të mira për lëkuren.

Përbërësit

1 karrotë

1 lugë mjaltë

Merrni një karrotë, qerojeni, pastaj bëjeni pure. Hidhni karoten në një tas, shtoni pastaj mjaltin, përzieni mirë me një mikser deri sa të shkrihen së bashku. Masken e përgatitur e vendosni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 10 minuta. Pastaj shpelani fytyren me ujë të vakët dhe lyeni fytyren me një krem hidratues. Kjo maskë shërben edhe për ato femra që kanë probleme me aknet.

Maskë kunder rrudhave

$
0
0

Tani më në fund do të mund të eleminoni shfaqjen e rrudhave në fytyren tuaj, si dhe të pakësoni ato që keni aktualisht në lëkurë. Mjafton që t’i trajtoni lëkuren e fytyres me një maskë e cila është e pasur me përbërës natyral të cilat kanë një efekt të mrekullueshëm. Kjo maskë është për të gjitha tipet e lëkures, për rrudhat afër syve, si dhe përmirëson të gjitha tipet e lëkures.

1 banane

1 lugë krem të ëmbël

1 lugë mjaltë

Në një tas përzieni ½ e bananes me një piru, e shtypni mirë atë pastaj shtoni me radhë përbërësit e tjerë, kremin dhe mjaltin. Më pas, përzieni mirë me një mikser të gjithë së bashku dhe vendoseni masken mbi fytyrë. Masken e lini të qëndrojë 15-20 minuta dhe në fund e shpërlani me ujë të vakët. Vendosni një krem hidratues, për të mbajtur lëkuren tuaj sa më shumë të freskët.

Çelësat e lidhjes së suksesshme të dashurisë

$
0
0

Asnjë lidhje nuk është krevat me trëndafila. Mosmarrëveshje, zënka, frika dhe dyshime janë disa nga problemet e lidhjeve me të cilat përballen shumë çifte. Çelësi i lidhjeve të suksesshme është të siguroheni se ata janë minimale.
Ka shumë çelësa deri te lidhja e suksesshme e dashurisë dhe ata janë:

Komunikimi
i mirë është një nga ata çelësa të lidhjes së suksesshme. Kur nuk ka ose ka pak komunikim në një lidhje , atëherë mund të dal në sipërfaqe jolumturia. Si mund të jetë i gabuar komunikimi në një lidhje? Mund të filloj nga diçka negative, që mund të jetë nga thënia e diçkasë sarkastike, ndonjë veprim , që është jashtë normave si sjellja misterioze ose mundimi i tepërt të kënaqet partneri. Nëse këta çështje nuk shprehen haptas, atëherë do të shfaqen dyshimi dhe ndjenjat negative. Të ushtrosh komunikim të mirë do të thotë të flasish haptas për ndjenjat e tuaja pa mos u mëritur se a do të jesh e keqkuptuar nga partneri.
Për shembull nëse nuk dëshiron të shkosh me të te mbrëmja , që e organizojnë shokët e tij, atëherë tregoji arsyet pse nuk dëshiron të shkosh. Ndoshta nuk dëshiron të shkosh për shkak të ndonjërit , që do të jetë në atë mbrëmje. Kur do të flitni për këtë , atëherë dy gjëra mund të ndodhin. E para është se mund të mos ju keqkuptoj dhe të mos e konsideroj si diçka personale. Dhe e dyta mund të ju kuptoj se atë qe e ndjeni është e vërtet dhe partneri juaj do të ju kuptoj juve dhe arsyen tuaj pse nuk dëshironi të jeni atje.

Besimi
Një lidhje pa besim është një lidhje e mbushur me dyshime. Besimi nuk do të thotë ta pyetni partnerin për synimet e tij. Besimi do të thotë ti besoni partnerit tuaj. Besimi nuk do të thotë të bëheni të dyshimtë për sjelljen e partnerit tuaj. Ti besoni njëri-tjetrit krijon një lidhje të shëndoshë.

Pranimi
Askush nuk është i përsosur dhe të gjithë jemi rritur me një pako të besimeve dhe shprehive. Është me rëndësi të mos përqeshish, por të mësosh ti pranosh besimet dhe shprehitë e tjetrit.

Respekt
Është me rëndësi të ketë respekt të dyanshëm në një lidhje. Të gjithë ne jemi të ndryshëm dhe respektimi i dallimeve të njëri-tjetrit është çelësi i lidhjes së suksesshme.

Dëgjo
Shumë lidhje dështojnë për shkak se çiftet nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin. Kjo nuk do të thotë ta dëgjoni formalisht partnerin tuaj, por me shume kujdes dhe vëmendje.
Dashuro
Krijo dhe mirëmba lidhje dashurie. Gjeni kohë për njëri-tjetrin. Shkoni ecni bashkë, shkoni në kinema bashkë ose thjeshtë bëni një bisedë intime sëbashku. Befasojeni njëri-tjetrin me veprime dhe dhurata të mrekullueshme.
Lidhja e suksesshme e dashurisë sjell harmoni në jetën tonë. Ajo nuk na bën vetëm të lumtur si çift, por efekti pozitiv rrjedh edhe në sferat tjera të jetës.

Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes

$
0
0

Duke u nisur nga vet jeta për të cilën njeriu nuk ka ndonjë spjegim përse filloi në gjenezën e saj;. Vuajtja pra nuk është një dukuri absurde pasi që njeriu vuan, e kjo ndjenjë është prezente që në momentin kurr jemi koshient se jeta është një botë e pasur plotë me “pse” të cilat udhëheqin, robërojnë dhe lirojnë njeriun nga gjendje të krijuara prej ngacmimeve të jashtëme ose nga vet brendia shpirtërore. Kështu ndjenja vuajtje, e ardhur nga pikëllimi ose nga një gjendje shpirtërore e krijuar nga UNI, nxit lëvizje dhe justifikon të qenunit gjallë.

Shum mendimtarë laikë e besimtarë, tentuan dhe patën sukses të madh (kanë edhe sot), kurr e shejtërojnë vuajtjen. Mirëpo, kjo është vetëm një spjegim i pa themel sepse gabimi është evident. Vuajtjet e profetëve nuk janë tjetër vetëm se dhimbje, në të parën fizike e mandej vuajtje për besimtarët e tyre ose më mirë, dhëmbje për ata që nuk besuan sa dhe si duhet, dhembje për ata që nuk besuan aspak. Profetët nuk vuajtën pse nuk kishin besimtarë në numër të madh ose për mungesë të diçkaje vetanake por pse njeriu nuk ishte besimtar që do të thot se ata ndienin dhembje për neriun e jo për një shprazti a pikllim. Kush vuan në këtë jetë do të jetë i lumtur në jetën tjetër, është absurd në vete dhe duhet mënjanuar me çdo kusht.

Vuajta nënkupton gjendje të rëndë ose të rënduar shpirtërore që pasohet pa dyshim nga gëzime e lumturi dhe kjo është cikël i pafund. Njëriu duhet të mësoj t’i adaptohet ndërrimeve që arrijnë pa ndërpre dhe të kërkoj e të anoj lumturinë. Nëse fitohet xhenneti, ai fitohet me lumturi e gëzime se atëherë aktiviteti pozitif është në kulminacion. Në vuajtje njeriu ka shum pak gjallëri për t’iu dhënë ndihmës së tjetrit, falje-lutjes Zotit, dhënies lëmoshë. Vuajtjes njeriu nuk i ik, ai e kërkon ndoshta atë, sidomos nëse i tregojmë atij, si thot Nietzsche, se vuajtja është ndjenjë e mungesës së diçkaje më të mirë. Nëse njeriun që ka kapluar vuajtja nga mungesa materiale, e që vendos të ndërmarrë masa për dalje nga situata, ai praktikisht nuk vuan më por hulumton gëzimin, lumturinë.

Kurr flitet për ta kuptuar vuajtjen, çka është vuajtja e sidomos kurr kërkohet të dihet e njihet ajo në kohën që përjetohet, të dihet pseja e saj; do të thotë se subjekti mundohet të ik nga kjo gjendje. Të ik, duke lëvruar në të kaluarën, të tashmen dhe në të ardhmen. Në thelb, nuk është kjo thellim për të kuptuar vuajtjen si dukuri shpirtërore por për të kuptuar prejardhjen e saj dhe «pse mbi mua?». Natyrisht, shpesh kërkohet ndihmë nga jashtë e spjegimet gjithëmonë kanë ngjyrat e ndihmësit. Psikiatri do të kërkon një ndodhi tragjike e sidomos një traumë (apo trauma) në të kaluarën, sidomos atë të hershme si pikënisje, mjekë popullorë e religjiozë të ndryshëm, do të flasin për magji (sihir) e magjistarë e ata më të devotshmit në fe do të thonë se vjen nga Zoti kurse nutricionisti gjen mungesa ushqimore të tilla ose të këtilla. Sidoqoftë, nga momenti kur kërkohet kuptimi, sqarimi e prejardhja dhe pse-të e pranisë së vuajtjes e posaçërisht shiqimi i vuajtjes drejtpërdrejt, pra shiqimi i vetes që përkthehet me pranimin e vuajtjes si ndjenjë dhe pjesë ciklike e jetës, fillon shkrirja dhe dalja nga labirinthi i saj.

Maskë me kos dhe portokall

$
0
0

Në qoftëse po kërkoni një maskë të thjeshtë, dhe shumë të shpejtë për t’u përgatitur sepse ju duhet të bëheni gati për një eveniment atëherë ju  ftojmë të shikoni masken që do t’ju sugjerojmë më poshtë. Kjo maskë përbëhet nga dy përbërës natyral të cilët gjinden në shtëpinë e çdo familje, gjithashtu kanë një efekt pozitiv në lëkuren tuaj.

Përbërësit;

1 lugë kos i thjeshtë

¼ lëng portokalli

Në një tas përzieni këto dy përbërës mire dhe vendoseni masen e përgatitur në fytyrë. Masken e lini të qëndrojë 5 minuta dhe pastaj e shperlani me ujë të vakët. Përgatiteni këtë maskë të pakten dy here në javë për disa muaj, dhe brenda një periudhe të shkurter do të vëreni një ndryshim fantastik të cilin do t’a dashuroni.

Të dashura femra ëndrra dhe dëshira pert t’u bërë e bukur nuk ka qënë asnjëherë më e thjeshtë se sot, prandaj që të jeni më e bukur nga të gjithë femrat tjera, mbi të gjitha nëse dëshironi të keni një lëkurë të butë të cilen do t’ua kenë të gjitha femrat zili atëherë ju ftojmë që të trajtoni fytyren tuaj me maska natyrale.

Një lëkurë e butë si mëndafsh

$
0
0

Dëshironi të keni një lëkurë të butë, një lëkurë të ëmbël me të cilen do mund të krenoheni para të gjithëve? Atëherë ju themi që përveçmas trajtimeve kozmetike ka edhe mënyra tjera më të thjeshta dhe më të shpejta me të cilat mund të kujdeseni për lëkuren e fytyrës.

Këto mënyra do t’ju ndihmojnë që ju t’i jepni lëkurës suaj kudesin që i ka munguar. Prandaj të dashura femra në qoftëse dëshironi të keni një lëkurë të bukut atëherë ju ftojmë t’a trajtoni atë me masken që ne do t’ju sugjerojmë.

Përbërësit

½ banana

½ kos

1 lugë mjaltë

I heqni bananes lëkuren, hidheni në një pijatë, shtypeni me një piru deri sa të jetë bërë pure, pastaj shtoni kosin dhe mjaltin. I përzieni mire deri sa të jetë formuar një paste e ngjeshme dhe e vendosni në fytyrë. Masken e përgatitur e lini të qëndrojë 15-20 minuta. Pastaj, shperlani fytyren me ujë të vakët.

Si të largosh depresionin

$
0
0

Kapercimi i depresionit është i vështirë, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bëni ndonjëherë. Të luftosh kunder depresionit nuk është një shetitje në park, është një luftim i ashper.  Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni përleshjes, ju mund t’a fitoni betejen dhe t’a largoni depresionin, askush nuk mund t’iu ndalojë.

Emocionet tuaja janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ju ndryshoni mendimet tuaja, emocionet tuaja automatikisht ndryshojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që persëriten në mendimet tuaja. Në fakt ju keni nevojë të mësoni se si të ndryshoni mënyren se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale. Ashtu si natra ndjek diten, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozitive, emocionet tuaja bëhën më të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu.

Si mund t’a ndryshoni mënyren se si ju mendoni ?

Ligji i vetëbesimit pozitiv thotë: “ Ju e ndryshoni mënyren se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”. Nëse dëshironi të ndryshoni mënyren se si ndjeheni, ju duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brëndshem. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë ndryshe. Fillimisht ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj ju duhet të ndaloni mënjëherë atë që po thoni. Filloni të thoni gjëra pozitive, kjo ka të bëjë me vetëbesimin pozitiv.

Ligji i drejtimit pozitiv thotë: “Rrota e ndryshimit gjithmonë rrotullohet në drejtimin e asaj që ju futni në mendjen tuaj”. Ju e shtyni mendjen tuaj në një drejtim pozitiv dukle futur në mendje gjëra pozitive dhe të shëndetshme. Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj fillon të permirësohet që në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj. Ju duhet të shihni tek gjërat pozitive, të flisni për gjëra pozitive dhe të mendoni për gjëra pozitive nësë dëshironi të çliroheni nga depresioni dhe të bëheni një person pozitiv.


Si të harroni të dashurin tuaj

$
0
0

Të qëndruarit në shtëpi para kompjuterit, ose të dëgjuarit muzikë melankolike nuk do t’ju ndihmojnë që ju të harroni atë që ju lëndoi. Përkundrazi muzika melankolike vetëm do t’jua rikujtojë edhe më shumë atë. Cilat janë disa nga gjërat që ju mund të bëni për të harruar partnerin tuaj;

Merzituni për pak kohë
“Kjo do t’ju ndihmojë që të nxirrni jashtë gjithë merzinë që keni, dhe të ri-merrni vetën shpejt”, tha Sandra Ann Miller, autorja e librit ‘A Sassy Little Guide to Getting Over Him’. Prandaj dëgjoni këngë melankolike si “Someone like you-Adele” por për një periudhë të shkurter sa të nxirrni jashtë ndjenjat e mërzisë.

Privatizoni mendimet tuaja
Që nga momenti i ndarjes, duhet të merrni kontrollin mbi zemren dhe ndjenjat tuaja. Që do të thotë, privatizoni statusin tuaj në rrjetet sociale duke mos i lënë hapësirë të jetë në dijeni se si po ja kaloni ju, dhe as nëse jeni merzitur ndopak nga kjo ndarje. Në të njëjten kohë ju duhet të kontrolloni edhe dëshiren tuaj për të parë se çfarë po bën ai, si po sillet që nga momenti që jeni ndarë.

Dilni me shoqërinë
Mendoni se ja vlen të qëndroni në shtëpi, të merziteni në pafundësi ndërkohë që ai ndoshta as s’do t’ja dijë se ku jeni ju! Besomeni që s’ja vlen që ju të kaloni ditët tuaja më të bukura duke u merzitur për atë, në fund të fundit nuk është i vetmi mashkull në botë apo jo vajza! Bota ka plot meshkuj.

Ndërroni hapësiren
Rimodeloni shtëpinë tuaj, dhe hiqni të gjitha ambientet të cilat ju ri-sjellin ndërmend kujtimet e kaluara me atë. Bëjëni çdo gjë të re, kjo do të personifikojë për ju si një fillim i ri, një jetë e re, pa atë.

Ndryshoni look
Ndryshimi i pamjes tuaj, do të tregojë që ju jeni një femer e fortë, me karakter, e gjallëruar dhe mjaft optimise, nuk lejoni të tjerët që t’ju lendojnë. Demonstrimi i një femre me karakter e bën gjithmonë një mashkull të pendohet që është larguar nga ju, si dhe terheq shumë të tjerë pranë jush.

Article 1

$
0
0

Dëshironi të keni një lëkurë të butë si mëndafsh? Lëkura juaj prodhon shumë yndyrë dhe nuk lejon që make up-i të qëndrojë ashtu siç ju dëshironi? Keni provuar t’a trajtoni atë me maska natyrale?

Kjo maskë do të heqë yndyren e tepërt duke qënë se limoni ka lëng acid, po ashtu do të pastrojë poret. Ndërsa mielli tërshëres do të trajtojë dhe masazhojë lëkuren. Mjalti ka efekt zbutës kështu ju do të keni fytyren që gjithmonë keni dëshiruar.

Përbërësit

2 lugë miell tërshëre

1 limon

1 lugë mjaltë

Përgatitja; në një tas hedhni miellin e tërshëres, shtoni mjaltin, pastaj shtrydhni limonin, dhe merrni gjithë tulin. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku deri sa të jetë formuar një masë e njëtrajtshme. Masken e përgatitur e lini të qëndrojë 15-20 minuta, pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët. Përgatiteni këtë maskë të pakten 4 herë brenda një muaji, dhe brenda pak kohësh do të vëreni ndryshime befasuese.

Maskë me pjeshkë, mjaltë dhe limon

$
0
0

Keni provuar të trajtoni fytyren tuaj me maska natyrale? Maska që ne kemi vendosur t’ju sugjerojmë kësaj radhë është e përbërë nga produkte të shëndetshme,  të cilat do të ushqejnë lëkuren tuaj me vitamina. Kjo maskë rigjeneron qelizat dhe heq yndyren e tepërt.

Përbërësit;

1 pjeshkë

1 lugë mjaltë

1 lugë limon

Përgatitja; Hidhni në një tas pjeshkën, të cilës i keni hequr lëkuren më parë dhe e keni bërë pure. Pastaj shtoni me radhë mjaltin dhe lëngun e limoni. I përzieni me mikser deri sa të formohet një masë homogjene, dhe vendoseni masken në fytyrë. Masken e lini të qëndrojë 20-25 minuta dhe në fund shperlajeni me ujë të vakët. Vendosni mbi fytyrë një krem zbutës që të ruajë sa më gjatë efektin e maskës.

Disa këshilla për dhëmbë të bukur e të shëndetshëm

$
0
0

Larja e dhëmbëve
Për të pasur dhëmbë të bardhë, është mirë të përdoret një furçë “Medium”, domethënë as shumë e përkulshme, as shumë e fortë. Dhëmbët duhen larë pas çdo ngrënieje. Fërkimi me furçë duhet të vazhdojë nga 2 deri në 3 minuta. Mos harroni të ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3 muaj.
Zgjedhja e pastës së dhëmbëve
Përdorimi i pastës për zbardhjen e dhëmbëve mund të jetë i efektshëm, por kujdes se mos dëmtoni smaltin dhe mishin e dhëmbëve! E mira është të përdorni një pastë që nuk është e ashpër dhe një herë në javë, është mirë t’i lani dhëmbët vetëm me sodë buke, e cila është e lirë dhe shumë e efektshme për heqjen e menjëhershme të paradontozës.
Fija e dhëmbëve dhe shpëlarja e gojës
Për të eliminuar paradontozën, përdoret fija e dhëmbëve një herë në ditë pas larjes së dhëmbëve. Për të plotësuar larjen e rregullt të dhëmbëve, bëhet shpëlarja e tyre me solucion për dhëmbët, gjë që bën të mundur të mbrohen mishi i dhëmbëve dhe disa pjesë ku është e vështirë të hyjë furça e dhëmbëve.
Zbardhja e dhëmbëve
Në treg mund të gjeni zbardhës dhëmbësh, por zbardhjen e dhëmbëve mund ta bëni edhe tek stomatologu, por natyrisht që e keni kuptuar se ajo që ka rëndësi është të mbani një higjienë sa më të mirë të dhëmbëve.burimi:living.al

Si duhet luftuar kundër lodhjes

$
0
0

Lodhja mund të shkaktohet nga faktorë të shumtë si për shembull nga puna e tepërt.

Në raste të tilla duhet të bëhet një gjumë i mirë, të dilet në ajër të pastër dhe të merresh me sport në mënyrë që të flihet mirë.
Gjumi është shpëtimtar.
Shqetësimet, problemet e përditshme apo problemet e mëdha mund të ndikojnë së tepërmi në lodhjen tonë.
Në raste të tilla rekomandohet t’u vihet rëndësi momenteve të bukura të ditës, të përpiqeni për të gjetur momente të lumtura çdo ditë: një peizazh i bukur, një buzëqeshje, një libër i këndshëm.
Të gjitha këto na ndihmojnë për të përfituar nga çdo moment.
Kur jemi të lodhur për shkak të problemeve është me interes të shkohet për masazh, të shkohet për të ngrënë një drekë me një mik apo mikeshë apo thjesht të shkohet në teatër apo kinema.
Cilido të jetë shkaku i lodhjes sonë, ajo ndikon direkt në aparatin tonë tretës.
Metabolizmi i lodhur tret më keq. Ne kemi mungesë përqëndrimi dhe humbje të kujtesës si dhe ,e vështirësi arrijmë të kryejmë punët tona të përditshme.
Ne duhet të evitojmë konsumin e sallameve, eksituesve si alkoolit dhe duhanit, sheqerërat, çamçakëzat pa sheqer.
Kur jemi të lodhur është mirë të përdorim ushqimet e gjalla në vend të ushqimeve të pjekura apo skuqura, sepse këto të fundit e lodhibn sistemin tretës.
Gjithashtu ushqimet duhet të përtypen mirë dhe të përdoren ushime me përmbajtje të pasur në vitamina.

Maskë me kastravec

$
0
0

Dëshironi të trajtoni fytyren me diçka të freskët? Keni kaluar një ditë të gjatë, të lodhshme dhe po kërkoni një trajtim të lehtë i cili do t’ju freskojë pak? Përveç trajtimeve kozmetike në sallonet estetike, ju mund të trajtoni lëkuren tuaj edhe me maska tjera. Çfarë janë këto maska? Në fakt janë disa receta të thjeshta të cilat mund t’i përgatisni vetë në shtëpinë tuaj, përbërësit janë natyrale, shumë të shëndetshëm. Përgatitja e kësaj maske është e thjeshtë dhe shumë pak e kushtueshme.

Merrni një kastravec, lajeni me ujë të freskët, pastaj e ndani në rriska rrumbullake të trasha. Rrathët i vendosni mbi gjithë fytyren, edhe tek pjesa e qëpallave të syrit. Lëreni kastravecin të qëndrojë deri sa freskia e kastravecit të jetë shkrirë në lëkuren tuaj. Ky trajtim do të zbus dhe pastrojë lëkuren tuaj. Normalisht, maskë më të thjeshtë se kjo nuk do mund të gjeni dot.

Vaji i kokosit

$
0
0

Aksesorët e lëkurës, portofoli, rripat, xhaketat, këpucët, çizmet, të cilat i keni blerë aq shtrenjtë, kanë filluar të ashpërsohen? Nuk kanë më shkëlqimin e dikurshëm? Kjo vjen si pasojë e pakujdesisë suaj. Ato duhet të lubrifikohen rregullisht për të ruajtur elasticitetin dhe për të qënë më të mbrojtura. Në rast të kundërt, ato krijojnë çarje dhe plasaritje të cilat na detyrojnë të mos i përdorim

më. Por duke qenë se janë shumë të shtrenjta kjo gjë nuk na leverdis shumë. Më mirë të kudjesemi për to në këtë mënyrë shumë të thjeshtë.
Veshjet e Lëkurës mund të zbuten dhe mbrohen në dy mënyra: 1. Me anë të solucioneve të gatshme komerciale. 2. Me anë të vajit të kokosit. Të dyja mënyrat janë të thjeshta dhe nuk marrin shumë kohë.

Mënyra me vajin e kokosit:

Mënyra natyrale më e mirë është kjo. Para se të aplikoni këtë vaj,lërini veshjet e lëkurës, të ekspozuara në diell për 10 minuta. Pas kësaj, merrini dhe me ndihmën e gishtave ose të një cope të mirë (që nuk lëshon push), lyeni lëkurën me kujdes në mënyrë uniforme. Vendi i lyer do të bëhet më i errët dhe me pak shkëlqim, por pas disa orësh shkëlqimi do të ketë ikur. Këshillohet që të lyhen vetëm lëkurat në ngjyrë të errët.


Si të keni stilin modelin e flokëve që dëshironi

$
0
0

Është shumë e rëndësishme për një femër që në momentin e parë që ajo hyn në një mbrëmje të vishet dhe të duket ashtu siç ajo dëshiron. Prandaj është shumë e vështirë të bësh dallimin ndërmjet një studenteje dhe një femre biznesmene të cilat kanë një stil shumë të ndryshëm në jetën e tyre. Kështu që në momentin e parë që ato hynë në një sallon, parukieres i duhet të marrë disa minuta kohë deri sa të bëjë që klientja të ndjehet rehat, të njohë dhe të eksplorojë sadopak boten e klientes në mënyrë që të kuptojë guston e saj, dhe çfarë preferencash mund t’i shkojnë asaj.

Komunikimi, zgjidhja e duhur

Çdo herë që shkoni në sallon merrni një foto me vete të imazhit që dëshironi të krijoni tek vetja. Dëshironi të bëni flokët bionde, atëherë ju themi që ngjyra bionde ka shumë alternativa, bionde platin, bionde e  artë, bionde e bardhë, prandaj nëse keni një foto me shembull të qartë do të jetë më mirë nëse e merrni me vete sepse syri i parukieres do të jetë më kritik dhe do t’ju këshillojë më mirë nëse ajo është ngjyra e duhur për ju ose do t’ju sugjerojë diçka tjetër.

Shperqëndrimi

Në momentin që shkoni në parukeri, bëni kujdes të mos qëndroni gjatë gjjithë kohës duke folur në telefon pasi parukierja do t’a ketë shumë të vështirë që të kuptojë se çfarë modeli dëshironi. Prandaj, duhet të keni parasysh që në momentin që ju do shkoni në sallon të merrni pak kohë pushim, dhe të përqëndroheni totalisht tek vetja juaj.

Modeli flokëve

Më mirë model me flokë të gjatë të cilin mundeni gjithmonë t’a prisni se sa model të shkurter të cilin nuk mund t’a modifikoni. Në qoftëse nuk ju pelqen rezultati i tregoni parukierit dhe ndërroni sallon, herë tjetër shkoni diku tjetër. Nëse keni flokë të shkurter ngelen vetëm dy mundësi; i lini të rriten ose vendosni eksteishen.

Disa mënyra se si të keni flokë të shëndetshëm

$
0
0

Flokë të ashpër, të dëmtuar, që këputen mund të krijohen për shkak të rrethanave të ndryshme të cilat mund të ndikojnë në vetë-besimin tuaj. Zbuloni disa sekrete se si mund të kujdeseni për flokët tuaj që ato të jenë më në formë se asnjëherë.

Kujdesuni për flokët por mos e teproni!

Kujdesuni për flokët tuaj por mos e teproni, ashtu si çdo pjesë e organizmit edhe lëkura e kokës rregullon vetën e vet duke risjellur balancën. Në qoftëse thyeni rregullin, atëherë lëkura do humbasë balancën kështu ose do të keni një skalp shumë të thatë ose shumë të yndyrshëm.

Stiloni ato me kujdes

Disa modele mund të dëmtojnë rëndë pamjen e flokëve tuaj nëse i stiloni ato në mënyrë mekanike. Prandaj, nëse i stiloni gërshet të ngjeshur ato çdo ditë, pak nga pak do fillojë t’i dëmtojë dhe t’i këpusë ato.

Hani produktet e duhura

Përpiquni që të hani ato ushqime të cilat janë të shëndetshëm dhe të mirë edhe për flokët tuaj. Kërkoni ato produkte ushqimore që përmbajnë vitamina omega, vitaminë C, biotin, hekur dhe zink.

Vëzhgoni flokët tuaj

Ju vëzhgoni flokët tuaj herë pas here dhe do të vëreni nëse ato kanë filluar të dobësohen, dhe të bien. Në momentin që ju vëreni se flokët i keni të dëmtuar këshillohuni me një specialist, që t’i trajtoni ato sa më parë.

Evitoni stresin

Ndoshta është e thjeshtë për t’u thënë se  sa për t’u bërë realitet, por, nëse arrini të kontrolloni stresin do të keni flokë më të shëndetshëm.

Masazhi

Nëse masazhoni skalpin me shampo gjatë kohës që jeni duke e larë kokën do të keni flokë më të shëndetshëm. Masazhi rrit qarkullimin e gjakut në qelizat e skalpit, në këtë mënyrë flokët tuaj do të kenë mundësi të marrin vitaminat me lehtë.

Dietat

Dietat kanë një efekt shumë negativ mbi flokët tuaj, sidomos ato që zakonsisht zbatohen duke eleminuar gjithë ushqimet, në këtë mënyrë ju do t’i heqni vitaminat dhe yndyren që i nevojitet flokëve për të qënë të shëndetshëm.

Krihni flokët tuaj

Në fakt në bazë të eksperiencës personale të shumë femrave është krijuar mendimi që krehja e flokëve dëmton rëndë shëndetin e tyre, por me sa duket krehja e tyre me rregull i ndihmon ato të jenë të shëndetshëm. Prandaj, mjafton që të gjeni krëhërin e duhur dhe t’i krihni ato çdo ditë. Në këtë mënyrë krehja do të jetë më e thjeshtë dhe nuk do të keni shumë probleme.

Vaji i bajameve, aleati i bukurise femerore

$
0
0

Vaji i bajameve, i perdorur gjeresisht ne fushen e kozmetikes, ka te tjera veti te dobishme qe jo te gjithe i njohin. I pasur me vitamina te grupit B dhe minerale si kalciumi, fosofori, potasi, magnezi e hekuri, vaji i bajameve ndikon pozitivisht edhe ne shendet. Per shkak te efekteve te tij lubrifikuese, ai favorizon aktivitetin e zorreve. Vaji i bajameve thuhet se eshte i pasur me proteina dhe kjo ben qe te gjeje perdorim edhe ne dietat vegjetariane.

Megjithate, duhet pasur parasysh se perberja ne masen 50 per qind nga yndyrat e kufizon perdorimin e tij per shkak te kalorazhit te larte.

Ne kozmetike, vaji i bajameve perdoret ne kremrat hidratues.

Ai u jep shkelqim e gjalleri flokeve dhe thonjve, por arsyeja kryesore per te cilen mijera femra e kerkojne neper farmaci eshte parandalimi i shenjave te zgjerimit te lekures (zmaljaturat) sidomos gjate periudhes se shtatzenise.

Si te largoni fryrjen e barkut pas pushimeve

$
0
0

Konsumimi i pijeve alkolike, embelsirave apo ndryshimi i regjimit ne te ngrene pas diteve te festave, sjellin ate fryrjen e bezdisur te barkut apo shtim te peshes.  Ja disa keshilla per tiu rikthyer normalitetit:

Konsumoni sa me shume uje sepse dehidratimi ul metabolizmin duke ndikuar ne shtim peshe.Zevendesoni kafen me caj jeshil, nese nuk e beni dot kete, pini  3 filxhane me caj jeshil. Ai nxit rritjen e metabolizmit, permban kafeine, plus eshte dhe antioksidant shume i mire. Hani sa me shume perime dhe fruta sepse kane pak kalori dhe permbajne fibra.

Zgjidhni karbohidratet me te mira, ato qe jane 100 % drithera si tershera, oriz i zi, pasi permbajne dhe proteina. Jini sa me aktive. Levizni sa me shume, stervitje kardiovaskulare 4 – 5 here ne jave e shoqeruar me ushtrime me pesha 2 – 3 here eshte idealja.

Vlerat e çokollatës

$
0
0

Çokollata ka vlera antidepresive që lidhen me praninë e magnezit dhe të molekulave të ngjashme me endorfinat

Çokollata është një ushqim energjik, për shkak të përbërjes së saj me sheqer dhe yndyrë. Në 100 g çokollatë ka 560 kilokalori, ndërkohë që në 100 g bukë ka 250 kilokalori. Mesatarisht, njeriu ka nevojë për 2.400 kilokalori në ditë.
Çokollata përmban polifenole, të cilat janë molekula natyrale që u japin ngjyrën shumë bimëve. Polifenolët janë antioksidantë që veprojnë kundër radikaleve të lira toksike, duke reduktuar kështu stresin oksidues të qelizave, i cili ndikon në plakjen e organizmit. Polifenolët ndikojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të kancereve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Çokollata e zezë përmban 0.80% polifenolë, ndërsa çokollata me qumësht 0,50%. Çaji jeshil përmban 0,30%, ndërsa vera e kuqe 0,15%.
Çokollata e zezë përmban 35% yndyrë, gjalpë kakao. Falë përmbajtjes së tij me acide të yndyrshme, gjalpi i kakaos çliron në një zorrë mëse 70% acid oleik, i cili merr pjesë në eliminimin e kolesterolit dhe në parandalimin e arteriosklerozës. Kujdes me çokollatën me qumësht:  përmban yndyrna shtazore, të cilat favorizojnë kolesterolin.
Metilksantinat janë molekula natyrale që gjenden në bimët stimuluese, si kafeja, kakaoja, çaji… Kafeina përbën vetëm 0.4% të kakaos. Teobromina, metilksantina tjetër e kakaos, përbën 1.6%. Kafeina dhe teobromina janë substanca që heqin gjumin. Këta elementë e bëjnë çokollatën një produkt tonizues. Teobromina ndikon edhe në zgjerimin e bronkeve, stimulon sistemin nervor qendror dhe përmirëson performancën muskulore.
Çokollata ka vlera antidepresive që lidhen me praninë e magnezit dhe të molekulave të ngjashme me endorfinat, të cilat janë substanca natyrale të prodhuara nga organizmi ynë. Ato shkaktojnë eufori dhe kanë vlera psikostimuluese.
Çokollata përbën një burim të rëndësishëm për oligoelementët më të domosdoshëm të organizmit. 100 g çokollatë me 70% kakao mbulojnë nga 20 deri në 50% të nevojave ditore me magnez, fosfor, potas, bakër dhe hekur të të rriturve. Çokollata përmban edhe fluor, një element që ndihmon për parandalimin e prishjes së dhëmbëve.
Çokollata ka edhe vlera të tjera, por në disa raste është mirë të mos përdoret. Në rastin e diabetikëve, duhet treguar kujdes, edhe pse diabetologët mendojnë se çokollata me mbi 70% përmbajtje kakaoje përbën një rrezik shumë të kufizuar. Probleme kanë edhe personat të citë vuajnë nga reflukset gastrike në ezofag. Edhe në raste kolitesh hepatike, përdorimi i çokollatës ka ndikim negativ, për shkak të sasisë së tepërt të sheqerit dhe yndyrës.  Thuhet se çokollata shkakton alergji, por këto janë alergji ushqimore të shkaktuara ndoshta nga prania e feniletilaminës dhe tiraminës.
Duhet theksuar se në qytetërimet e hershme, kakaoja përdorej si medikament dhe se prodhuesit e parë të çokollatave ishin farmacistë.

burimi: living.al

Viewing all 5116 articles
Browse latest View live