A mund të ruhet një krem me faktor mbrojtës nga dielli për një vit?
Apo a mund të përdoret ngjyra e syve pas më shumë se gjashtë muajsh? Këto janë disa nga pyetjet që bëhen në jetën e përditshme kur hapet çanta e make-up-it.
Make-up-i
• Rimeli ruhet nga 3 deri në 4 muaj.
• Lapsat, lapsat e syve dhe i kuqi i buzëve ruhen nga 9 deri në 12 muaj.
• Fondatina e lëngshëm apo në krem nuk mund të mbahen më shumë se 7 deri në 10 muaj.
• Ndërsa, fondatina në pluhur kanë një jetëgjatësi prej 2 vjetësh.
Kremërat
• Një krem hidratues me tubetë ruhet rreth 1 vit.
• Një krem hidratues në kuti nuk mund të ruhet më shumë se 6 deri në 10 muaj.
• Një krem për mbrojtje nga dielli apo një krem hidratues me FPS: ruhet deri në 1 vit. Në rast se nuk ekspozohet së tepërmi në diell, mund të mbahet edhe më gjatë.
Për një konservim më të mirë
Në rast se rimeli juaj thahet shumë shpejt, mund t’i hidhni një pikë vaji bajamemeje të ëmbël, i cili do ta zgjasë jetëgjatësinë e rimelit, por kujdes! Rimeli nuki mbahet më shumë se 6 muaj në mënyrë që të mos shkaktohen alergji. Për të gjitha kutitë, të cilat kanë kohë më të shkurtër përdorimi për shkak të bakterieve dhe kontaktit me gishtat, përdorni mini-spatula që do t’i lani pas çdo përdorimi. Kujdes me furçat, të cilat duhet të lahen të paktën një herë në javë dukem përdorur një shampo klasike apo një shampo të veçantë.
Në të gjitha rastet dhe për të gjitha produktet, mbajini në një vend të thatë e deri diku të ftohtë. Është mirë të mos i mbani në çantë në kohë të nxehtë, në mënyrë që të mos prishen, duke shkaktuar kështu reaksione alergjike.
burimi: living.al