Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all 5116 articles
Browse latest View live

Qumështi

$
0
0

Pirja e qumështit bën mirë për kujtesën tuaj. Kjo është deklaruar nga një grup hulumtuesish nga Universiteti i Maine, të cilët kanë treguar se pirja e të paktën një gotë qumësht në ditë, madje edhe në moshën e rritur, ndihmon për të mbajtur trurin të ri dhe “elastik”.
Hulumtimi është kryer mbi 900 njerëz, burra dhe gra, të moshës mes 23 dhe 98 vjet. Pavarësisht nga mosha shfaqjet më të mira janë marrë nga ata që kanë deklaruar një përdorim në rritje të qumështit dhe produkteve të tij.


Locion me limon për këmbët tuaja

$
0
0

Përbërësit;

½ filxhan me miell misri

½ filxhan miell tërshëre

2 lugë kripë gatimi ose kripë deti

6 pika vaj aromatizues me aromë limoni.

Përgatitja;

Vendoseni tërshëren në grirësen e kafesë, ose në një makinë që grin ushqimin. Përzieni mirë deri sa tërshëra të bëhet miell, hidhni më pas miellin e misrit dhe kripen në një tas. Pastaj, shtoni vajin aromatizues për të aromatizuar pasten që do të krijohet. Gjysmen e pastës, mund t’a shikoni sa mund t’i nevojitet fytyrës suaj, e hidhni në një tas, pastaj hidhni pak nga pak ujë të ngrohtë deri sa të formohet një pastë homogjene. Vendoseni pasten tek këmbët, duke pasur kujdes tek pjesët që janë më shumë të irrituara, dhe të ashpra. Lëreni pasten të qëndrojë në këmb, sa të dëshironi dhe pastaj shperlani këmbët me ujë të vakët. Përfundoni proçesin duke i lyer këmbët me locion ose me vajin që përdorni për të gjithë trupin.

Si të rigjeneroni flokët

$
0
0

Dëshironi të rigjeneroni flokët tuaj? Vera e gjatë dhe me diell ka dëmtuar shumë ngjyren e flokëve, fijen dhe majat? Nuk po arrini dot të gjeni shampon e duhur që mund të rigjenerojë flokët dhe t’i risjellë në formë ato! Përveç trajtimeve kozmetike, dhe shampove egzistojnë edhe trajtimet me përbërës natyral të cilët mund t’i pergatisni vetë në shtëpinë tuaj.

Përbërësit;

2 lugë sodë buke

¼ filxhan lëng limoni i freskët

1 lugë shampo mild

Përgatitja; përzieni të gjithë përbërësit, deri sa të bëhet një pastë e njëtrajtshme. Lagni pak flokët me ujë dhe pastaj vendosni masken e përgatitur, masazhojeni flokët, lyeni më shumë pjesën tek skalpi dhe  te majat, pasi janë pjesa e flokëve që ekspozohet më shumë dhe si pasojë dëmtohen. Mbulojeni koken me një kapuç ose qese plastike. Masken e lini të qëndrojë në flokë 30 minuta dhe pastaj e lani koken si zakonisht me ujë të vakët dhe shampo.

Pse janë të preferuar trajtimet me vaj

$
0
0

E keni pyetur veten përse kanë bërë kaq bujë trajtimet me vaj? Më poshtë do t’ju tregojmë se përse janë kaq të njohura këto trajtime dhe si mund t’i përgatisni vetë. Nëse jeni duke menduar nëse duhet të trajtoni flokët me vaj ose jo, ju sugjerojmë që më parë të keni një informacion të përgjithshëm për efektet që ka ai.

Së pari ka shumë efekte të mira që e bën këtë maskë si një zgjedhje e mirë për të trajtuar flokët çdo javë, pavarsisht faktit që mund të keni flokë të thatë apo të yndyrshëm. E rëndësishme është që të keni flokë të shëndetshëm, me shkëlqim, dhe të butë si mëndafsh duke eleminuar kështu perfundimisht pamjen e çrregullt dhe maja të dëmtuara.

Mbi të gjitha, nëse do kujdeseni vetë për flokët tuaj duke përgatitur maska në shtëpi atëherë nuk do keni më probleme të tilla. Të zgjedhni vajin e duhur është hapi i parë kryesor që ju të trajtoni flokët. Vaji është zgjedhja më e mirë, dhe më e zakonshme ndoshta dhe për shkak se nuk është shumë i kushtueshëm. Një zgjidhje tjetër mjaft e mirë është edhe vaji Jojoba, sepse risjell flokët në formen e tyre. Vaji arre kokosit është një tjetër përbërës i cili ju dhuron shkëlqim, vaji i ricinit i bën flokët e fortë, dhe rezistent ndaj këputjes, ndërsa vaji avokados është shumë i mirë për të eleminuar ashpersimin e tyre.

Ju mund të zgjidhni vajin sipas kërkesave që keni, gjithnjë varet tek tipi i flokëve dhe çfarë i nevojitet atyre. Nëse eksperimentoni me lloje të ndryshme vaji mund të jetë gjëja më e mirë që mund të bëni sepse kështu flokët do të ambientohen me trajtimet.

Zgjidhni vajin tuaj të preferuar, hidheni në tas dhe vendoseni në mikrovale të pakten për 1 minutë. Ngrohja në mikrovale është shumë e rëndësishme për vajin e arrë kokosit sepse ai është i trashë. Kujdes, vaji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë kur t’a vendosni mbi skalp. Mjafton t’a prekni me majat e gishtave, nëse mund t’a duroni mund t’a vendosni në kokë, nëse është shumë i ngrohtë atëherë lëreni të ftohet. Ju mund të trajtoni flokët vetem me një lloj vaji, ose mund të bëni një miksim vajrash. Lyeni flokët dhe pastaj vendosni një kapuçplastik për të mos ndotur ambientin dhe që flokët të marrin më mirë esencen e vajit. Këtë trajtim e lini të qëndrojë mbi flokë të pakten 1 orë dhe pastaj lani koken siç bëni zakonisht.

Çrregullimet e gjumit të fëmijët

$
0
0

Çrregullimet e gjumit zakonisht janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët, që është me të vertetë gjë e mjerë, sepse fëmijët kanë nevoje për gjumë derisa të rriten. Jo vetëm që fëmijët janë aktive dhe kanë nevojë për kohë që të çlodhen dhe të mbushin bateritë, por edhe mendohet që gjatë gjumit truri i tyre i klasifikon informatat nga të cilat krijon kuptim dhe zgjedh problemet. Nëse i kuptoni ciklet e gjumit të fëmijëve dhe çrregullimet e fjetjës, do t’a keni më të lehtë që të luftoni me të dhe t`ia ktheni fëmijës gjumin e natës kualitativ.

Ciklet e gjumit

Egzistojnë dy faza të gjumit dhe fëmijët kalojnë permes të dyjave gjatë ciklit të pandërprerë, sikurse të rriturit.

Faza non REM është gjumi i thellë në të cilen rinovohet energjia, përderisa indet rriten dhe rinovohen.

Në fazen REM gjumi nuk është i thellë, bebëzat e syve rrotullohen shpejt dhe atëherë fëmijët (edhe të rriturit) ëndërrojnë. Kjo është faza kur fëmija mund të zgjohet lehtë.

Fëmijët kalojnë përmes tërë ciklit, të fazës REM dhe non REM për rreth një orë. Për fëmijët mbi 4 vjeç, cikli zgjat rreth 90 minuta. Ciklet individuale të gjumit mund të sqarojnë së përse vie gjër të çrregullimi në periudha të caktuara të natës – ndoshta problemet zgjidhen në momente të caktuara të ciklit.

 

Çrregullimet e zakonshme të fjetjës

Gjërë të momenti kur fillojnë shkollen, çrregullimet bëhen gjë e zakonshme. Jo vetëm që ditët bëhen të stërngarkuara por njëjtë ndodh edhe me gjumin. Fëmijët kanë imagjinatë të zhvilluar, që do të thotë që frika e natës dhe ankthet ndodhin shpesh. Terrori natës, somnabulizmi, të lagurit e krevatit, pamundësia për të fjetur (insomnia), fëmija nuk deshiron të fle vetëm në dhomë, nuk dëshiron të fle vetëm në krevat, nuk mund të fle pa lodren e preferuar dhe kërcitja e dhëmbëve, të gjitha këto janë çrregullime të zakonshme të fjetjës tek fëmijët. Nëse fëmija përjeton cilëndo nga këto që i përmendëm dhe nuk mund të fle, vështirë zgjohet në mëngjes, i përgjumshëm është gjatë ditës dhe ka nevojë për gjumë, atëherë ai sigurisht që ka probleme me fjetje.

 

Shprehitë e mira

Vendosja e një rutine në kohen e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemëve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijen disa netë me rradhe dhe caktoni kohen e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që t’a filloni proçesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nësë është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Nëse egziston ndonjë nga këto çrregullime të paraqitura, bisedoni me femijen se cilen rutinë doni të aplikoni dhe permbajuni rutinës për disa javë. Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, definitivisht është koha që t’a vizitoni pediatrin.

Çrregullimet e gjumit janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët dhe nuk është aspak e mirë për ta. Përveç që i pengojnë zhvillimin mental dhe fizik, fëmija diten e nesërme do të jetë i lodhur dhe i acaruar. Është e nevojshme që t’a kuptoni se si funksionon cikli i fjetjës, cilët janë çrregullimet më të shpeshta dhe si t’i krijoni fëmijës shprehi të mira gjatë kohës së gjumit sepse vetëm ne këtë mënyre do t’i ndihmoni fëmijës tuaj, si dhe natyrisht me viziten tek mjeku.

Burimi: infoalbania.org

Pesë ushqimet fajtore për plakjen

$
0
0

Ushqimi është karburanti ynë i cili na jep energji dhe vitalitet, ose në rastin kur zgjedhim llojin e gabuar të forcave lëvizëse të jetës, ushqimi na ngadalëson dhe na bën më të vjetër dhe të lodhur. Kemi ndarë 5 ushqimet e tilla, te cilat i nevojiten menusë suaj, por në sasi të moderuara , që ndikimi i tyre negativ të jetë minimum.

Sheqeri i bardhe

Truri juaj ushqehet me glukozë. Megjithatë, për dallim nga të gjitha organet tjera, ai nuk ka mundësi të ruajë rezerva –sado që fiton, çdo gjë do të shkojë në qarkullim të gjakut. Prandaj pija e ëmbël është si injeksion glukoze për trurin tuaj. Fitoni sulm momental, i cili zhduket menjëherë dhe truri vjen në krizë. Ndiheni të dobët, iu dhemb koka, dhe nuk mund të perqendroheni.

Shumë studime kanë vërtetuar që konsumimi i tepruar i sheqerit shkurton jetën, dhe e quajnë “vrasës të bardhë”. Nga të gjitha ushqimet, ai më së shumti shpejton plakjen. Kaloni në drithëra integrale, pemë dhe perime – në karbohidratet që lirohen ngadalë – të cilat janë shumë më të pranueshme se sheqeri i rafinuar. Eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj.

 

Kripa

Natriumi dhe klori – dy përbërës të kripës – janë minerale të rëndësishme që mbajnë sistemin muskulor dhe nervor. Ajo është mëlmesë e thjeshtë e ushqimit dhe është e pranishme në ushqimet e përpunuar: perimet e konservuar, djathë, produktet e mishit të thatë dhe supa. Nëse e përdorim në sasi të tepruara, është e dëmshme për rininë tonë sepse në sasi të mëdha shpejton plakjen. Prandaj nuk rekomandohet të konsumohen më

shumë se 3 gramë kripë në ditë. Njesoj si sheqeri eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj.

 

Qumështi i lopës

Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe proteina, ai po ashtu aktivizon katër procese të plakjes – ngadalëson tretjen (shkakton fryrjen, kapsllëk ose diarre), inflamacionet (nyjat e ngurta), mosbalancim hormonal (i cili ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e estrogjenit) dhe formimin e acidit. Duhet të bëni kujdes edhe në derivatet qumështore (kazein dhe laktozë) në bukë, ëmbëlsira, biskota, ushqimet e përpunuara të mishit dhe gjerat e njelmëta. Filloni të pini qumësht të dhisë apo të deles sepse është më i pasur me vitamina dhe minerale dhe të konsumoni djathë feta ose mozzarela, ose qumesht bajamesh i cili eshte me i miri bote pasi ka 0 yndyre dhe shume Vlera ushqyese. Kalciumin e nevojshëm konsumojeni nga perimet me gjethe të gjelbra, frutat arrore, farat dhe drithërat.

 

Mishi

Proteinat nga mishi janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky ushqim aktivizon të gjithë pesë proceset e plakjes. Është i pasur me yndyrat e ngopura dhe është shumë kalorik. Mishi i përpunuar ka nivel të lartë të materieve kancerogjene, sepse fërgimi shkakton ndryshime në ADN-në, shfaqjen e radikaleve të lira dhe çon deri te stresi oksidativ. Në menunë tuaj le të gjendet më shpesh peshku, i cili është burim i mirë proteinash. Burimet tjera të dëshirueshme të proteinave janë vezët, drithërat, bimët bishtajore, fruta arrore dhe farat. Nëse hani mish, shmangeni në variant të fërguar, si dhe proshutën, suxhukun dhe hamburgerët.

 

Yndyrat e këqija (yndyrnat e perpunuara)

Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrave dhe proteinave. Nëse ajo shtresë e jashtme përbëhet nga yndyrat e mira Natyrale, kjo mund t’i ndihmojë qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin. Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrave të këqija, ai proçes është i dobësuar. Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshirë rënien e cilesise së lëkurës, inflamacionet, alergjitë. Ndër yndyrat më të këqija janë trans-yndyrat të cilat mund të gjenden në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë (fast-food), akullorja, dhe vajrat për skuqje.

Konsumoni yndyra nga produktet e papërpunuara, peshkun e kaltër, avokado, produktet e dhisë dhe deles, sojë,  arra dhe bajame. Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësimi.

Çaji i kamomilit (ose sherebeles) dhe limoni kundër djersitjes

$
0
0

Gjatë muajve të verës, djersitja është dukuri e shpeshtë dhe normale, e cila s’mund të parandalohet. Megjithatë ekzistojnë disa metoda se si ta zbusni djersitjen në mënyrë natyrale. Mjafton të zieni një çaj kamomili ose sherebele, dhe në të të shtrydhni gjysmë limoni  shtoni pak sheqer sipas deshirës. Kete çaj konsumojeni gjatë ditës të ftohtë. Gjithashtu, mund të bëni shpëlarje të trupit me këto çajra, më pas është mirë të lyheni me pudër talk.

Nënat gjatë shtatzënisë së dytë

$
0
0

Me të vertetë ka dallim shtatzënia për herë të dytë. Edhe nëse ndjeheni me më përvojë, mund të përjetoni shumë supriza të tjera, si fizike ashtu edhe psiqike. Fizikisht, madje gjër në një muaj përpara se në shtatzëninë e parë, do ndjeni tërheqjen dhe zgjërimin e mitres nga fakti sepse mitra më vështirë ri-terhiqet. Ka mundësi që kontraktimet Braxton Hicks të jenë më të forta dhe më të dhimbshme, sidomos gjatë fundit të shtatzënisë. Ana e mirë është që në shtatzeninë e dytë, do t`i ndjeni më herët levizjet e bebit tuaj.

Gjate shtatzenisë së parë, me siguri se keni kaluar shumë kohë duke menduar për shtatzeninë dhe bebin që keni në bark. Tani kur keni e keni femijen për të cilin duhet të kujdeseni, ndoshta nuk do të keni mundesi t’i përkushtoheni shtatzënisë sikurse herën e parë.

Kjo është plotësisht normale, dhe nuk nënkupton që femijën e dytë do t’a doni më pak. Nënat shpesh frikësohen, nëse do të kenë mundesi t’i dhurojnë fëmijës së dytë dashuri të mjaftueshme. Mos u brengosni, dashuria nuk është numër i caktuar, ajo është burim i pafund i emocioneve.

Do të ju preferonim që, pa marrë parasysh nëse i keni kaluar orët e shtatzënisë, t’i ripërserisni ato, sipas mundësisë së bashku me partnerin tuaj, në mënyrë që të lidheni më lehtë me shtatzëninë dhe fëmijen tuaj të dytë.

Ka shumë mënyra për t’a lehtësuar dhe zbukuruar shtatzëninë e dytë. Ja disa nga ato:

Ngadalësoni. Sado që ju duket kjo e vështirë dhe e parealizueshme, është me rëndësi të veçantë që të gjeni kohë për pushim dhe relaksim. Tani nuk është koha të merrni përsiper detyra shtesë, sepse fëmija juaj i parë do të ju angazhojë dhe lodhë mjaftueshëm.

Konsumoni gjëra kualitative. Shpeshherë do të keni aq shumë punë rreth fëmijës, sa që do të jetë shumë e lehtë t’a kaloni ndonjë vakt, mengjesin, dreken apo darken. Do te jetë vecanerisht e vështirë nëse krahas kësaj, punoni apo studioni. Prandaj ndani kohen që të ushqeheni në mënyrë kualitative, nëse jeni shumicen e kohës jashtë shtëpisë merrni ushqimin me vete, ndërsa nëse jeni në shtëpi me fëmijën tuaj, angazhojeni edhe atë në pregatitjen e vakteve tuaja, kjo do t’a mbajë atë të angazhuar.

Pushoni shumë shpesh. Nëse qëndroni në shtëpi me fëmijën tuaj, gjatë kohës kur fëmija fle, shfrytëzoni edhe ju mundësinë që të pushoni me të, pa marrë parasysh se sa punë ju presin rreth mirëmbajtjes së shtëpisë apo prisni gjërsa të vije partneri juaj nga puna, që të kujdeset për fëmijen derisa ju të pushoni pak. Nëse jeni nënë e vetme, dhe fëmija nuk fle gjatë ditës, atëherë angazhojeni atë me libra, kube, ngjyra etj. Në mënyrë që të pushoni pak përderisa fëmija luan. Nuk është e rëndësishme nëse do të flini, por që të pushoni së paku për gjysëm ore. Nëse mendoni se flini shumë pak, atëherë ndryshoni kohen e pushimit – lë të jetë kjo koha kur fle fëmija juaj.(bebaime)

Burimi: infoalbania.org


Çrregullime me tretjën? Ilaçe të thjeshta shtëpiake

$
0
0

Simptomat e çrregullimeve tretëse shpesh mund të jenë të sikletshme, por fatmirësisht mund të trajtohen lehtë me ndihmen e ilaçëve të thjeshta shtëpiake.

Përzierja e 4 llojeve të farërave - kjo përzierje lehtëson çrregullimet tretëse duke ndihmuar sistemin tuaj për të debuar gazrat e tepërta. Merrni nga një lugë të vogël çaji të farës së maracit, koprit, anisit dhe përzieni dhe grimconi farat. Konsumoni gjysmë lugë nëse keni rregullime pas vaktit  me melmesa dhe vaktëve të yndyrshme.

Çaji nga menta dhe kamomili - këto çaje shpesh do të lehtesojnë çrregullimet tretëse. Lërini që të qëndrojnë 10 minuta para konsumimit.

Mjalti dhe uthulla - nëse e dini që do të konsumoni ushqim për shkak të të cilit ndoshta do të pendoheni më vonë, provoni këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogel çaji me mjaltë dhe një lugë uthull mollë në një gotë uji të ngrohte dhe pini 30 minuta para vaktit.

Soda e bukës - shtoni një luge sodë bikarboni në goten e ujit, dhe disa pika lëng limoni. Nëse acidet në stomak i keni shumë të forta, kjo tretje i neutralizon dhe lehtëson gazrat.

Xhenxhefili i sheqerosur - xhënxhefili i thatë dhe i sheqerosur mund të gjëndet në cilindo supermarket ose treg me ushqim të shëndetshëm. Dy ose tri copëza të kesaj ëmbëlsire mund të lehtesojnë çrregullimet tretëse. Ky solucion është ilaç i shkelqyeshëm edhe për fëmijë të cilët kanë dhimbje më të vogla në stomak.

Birra - kjo pije është e pasur me elb, bimë e cila ndihmon stimulimin e tretjes. Por, mos e teproni, më shumë se gjysmë gotë birrë do t’ua bllokojë tretjen.

Burimi: infoalbania.org

Krem multifunksional, terapeutik & rigjenerues intensiv

$
0
0

Krem Multifunksional, Terapeutik & Rigjenerues Intensiv.     

Kremi ynë më i ri përmban 100% Vaj të Farave të Rrushit. Ky vaj 100% Natyral, i jep kremit cilësi të pazevendësueshme  Kurative dhe Mirëmbajtjeje.  Në momentin që e aplikojmë këtë krem në gjithë fytyrën ndjejmë menjëherë nje relaksim dhe çlodhje, një shtendosje dhe qetësim të papërshkrueshëm të lëkurës. Brenda një kohe të shkurtër do të kemi një lëkurë më të freskët, me më pak rudha dhe të Kuruar në çdo drejtim. Cilësitë e tij hidratuese, ushqyese dhe rigjeneruese, e rendisin këtë krem në krye të klasifikimeve në tërë botën.

Kremi përmban Dyllë Blete të përpunuar me Vaj të Farave të Rrushit dhe Ekstrakte Bimësh. (100% NATYRALE, të prodhuara  me Sistemin e Ftohtë).

 

Cilësitë e këtij vaji të mrekullueshëm po i rendisim në vazhdim: 

 Vaji i farave të rrushitCilësitë dhe përdorimet e tij në kozmetikë 

Vaji i farave të rrushit, dikur ka qenë një sekret i rëndësishëm i prodhuesve tradicionalë të produkteve kozmetike, shkruan Victor Fonseca.

 

Vaji farave të rrushit, i shtrydhur me sistemin e ftohtë, pa përdorur asnjë produkt kimik në proçesin e prodhimit, ka një pasuri të pafundme substancash aktive të dobishme për gjithë trupin dhe, veçanërisht për lëkurën.

 

 

Përbërësit kryesorë të këtij vaji:

 

Është  veçanërisht i pasur me beta-karoten, me vitaminat C, D dhe E.

Ka gjithashtu sasi optimale të acideve yndyrore esenciale, si p.sh. acid palmitik (7%), acid stearik (4%) dhe linolenik, i quajtur ndryshe edhe omega-6 (69,6%).

Këto acide yndyrore kanë dhënë rezultate të mira në klinikat që i përdorin për veprimin e tyre specifik kundër rrudhave.

Ato kanë demostruar gjithashtu efekt optimal edhe në zvogëlimin e dimensioneve të cikatriçeve.

Përmban minerale (potas, zink, bakër, kalçium, fosfor, magnez, hekur dhe selen).

Përmban proteina, lipide, karbohidrate dhe, mbase më e rëndësishme nga të gjitha, vaji i farave të rrushit përmban proantocianidina polimerike (OPC), të cilat janë flavonoide të afta për të luftuar radikalet e lira, duke i dhënë këtij vaji cilësi të mrekullueshme antioksidante.

Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, proantocianidinat polimerike (OPC) të vajit të farave të rrushit kanë një veprim antioksidant 50 herë më të fuqishëm se vitamina E dhe 20 herë më të fuqishëm se vitamina C.

 

Disa cilësi kozmetike të vajit të farave të rrushit

 

Vaji i farave të rrushit ka cilësi të mrekullueshme rigjeneruese dhe hidratuese. Është veçanërisht i efektshëm për të mirëmbajtur apo për të përmirësuar lëkurën rreth syve. Ndihmon edhe për të pakësuar shfaqjen e zmaliaturave.

Ushqen, hidraton dhe ripërtërin lëkurën e thatë, lëkurën normale dhe atë mikse. Por, meqenëse ka edhe cilësi të larta riekuilibruese dhe cilësi adstringjente, ka efekt mirëbërës edhe për lëkurën e yndyrshme, sepse përthithet me lehtësi, duke e bërë lëkurën të butë e të shtrirë, me pamje normale.

Vaji i farave të rrushit është shumë i pasur (69,6%) me acid linoleik (omega-6). Ky është një acid yndyror esencial me rëndësi të veçantë për lëkurën dhe për membranat qelizore. Omega-6 ndihmojnë për të ruajtur strukturën normale të qelizave epiteliale dhe nervore, duke mbrojtur membranat qelizore.

Omega-6 ka cilësi të shkëlqyera antiinflamatore. Mungesa e omega-6 në dietën ushqimore ‘moderne’ i shkakton lëkurës dëme të theksuara, si rrudha të parakohshme, skuqje, dermatit, vështirësi në shërimin e plagëve, akne etj. Mungesa e omega-6 në dietën ushqimore shkakton dëme serioze edhe te flokët, si p.sh. tharje dhe rënie të tyre.

Duke qenë i pasur me proantocianidina polimerike (OPC), vaji i farave të rrushit ka cilësi të theksuara antioksidante, që neutralizojnë radikalet e lira, të cilat janë burim i një numri të madh sëmundjesh, po ashtu edhe një nga shkaqet e shfaqjes së akneve.

Cilësitë e theksuara antioksidante kontribuojnë ndjeshëm për ta mbajtur lëkurën e fytyrës elastike e  të ndritshme. Përveç kësaj, ngadalësojnë formimin e rrudhave dhe e ripërtërijnë atë, duke pakësuar ndjeshëm shenjat e moshës.

Një cilësi jo më pak e rëndësishme e këtij vaji është ndikimi i tij në mikroqarkullimin kapilar të gjakut. Kjo cilësi shfrytëzohet për të përmirësuar pamjen jo estetike të ‘kapilarëve të kuq’.

 

 

 

Disa nga përdorimet më të suksesshme të vajit të farave të rrushit janë:

Parandalimi i plakjes së lëkurave të reja (Anti-rudhë) dhe luftimi i rudhave të moshës (Anti-Aging)           

 

Janë me mijëra produktet kozmetike për fytyrën dhe për flokët, të prodhuara me vaj të farave të rrushit. Prodhohen balsame për buzët dhe kremra për fytyrën me veprim hidratues, ushqyes e zbutës, prodhohen sapunë, shampo etj., të cilat janë të pasura me polifenole.

Polifenolet kanë cilësi të fuqishme antiinflamatore dhe antioksidante, që janë me rëndësi thelbësore për të vonuar procesin e plakjes së lëkurës.

 

 

Riekuilibrim i proçeseve biologjike të lëkurës së yndyrshme

 

Yndyra e tepërt në lëkurën e fytyrës, për shumë njerëz është një problem i vërtetë. Mbase duket një paradoks, por vaji i farave të rrushit mund të ndihmojë edhe për zgjidhjen e këtij problemi. Vaji i farave të rrushit është një vaj i lehtë, i cili përthithet shpejt dhe nuk lë në lëkurë ndjesinë dhe pamjen e yndyrës.

Përkundrazi, hidraton, ushqen, zbut dhe riekuilibron lëkurën e yndyrshme, por edhe atë mikse (me zona të yndyrshme dhe zona të thata). Natyrisht, ky vaj i shërben më së miri edhe lëkurës së thatë.

 

 

Restaurimi i kolagjenit

 

Në shumë studime biokimike, në përbërje të vajit të farave të rrushit janë gjetur sasi të konsiderueshme të proantocianidinave polimerike (OPC), të cilat janë flavonoide të afta për të luftuar radikalet e lira dhe të afta gjithashtu për të ripërtërirë kolagjenet në nivel qelizor të lëkurës, duke e bërë lëkurën më të qendrueshme dhe më të aftë për të përballuar dëmtimet e moshës apo të atmosferës.

E thënë me fjalë më të thjeshta, vaji i farave të rrushit ju ndihmon që ta mbani lëkurën e fytyrës tuaj të shtrirë, me sa më pak rrudha, e mban lëkurën elastike dhe me pamje rinore.

 

 

Hidratimi i lëkurës 

 

Masazhimi i fytyrës me vaj të farave të rrushit ndihmon për të përmirësuar përmbajtjen e lagështirës së lëkurës. Vaji i farave të rrushit përthithet me lehtësi nga lëkura dhe krijon një pengesë për humbjen e ujit nga qelizat sipërfaqësore. Në shumë studime saktësohet që pas një përdorimi të rregullt dy-tre javorë të këtij vaji, lëkura paraqitet më e hidratuar dhe me ngjyrë të bukur.

 

 

Kundër pikave të zeza

 

I vendosur në fytyrë, vaji i farave të rrushit nuk rrezikon të bllokojë poret dhe rrjedhimisht të krijojë pika të zeza apo akne.

Vaji i farave të rrushit është i hollë, është një vaj i lehtë, por gjithashtu ka edhe cilësi antibakteriale dhe antiseptike. Rrjedhimisht, jo vetëm që nuk krijon pika të zeza, por i lufton me sukses ato duke pastruar edhe pikat e zeza ekzistuese. Lufton gjithashtu aknet, infeksionet dhe sëmundje të tjera të lëkurës.

 

 

Lëkura rreth syve

 

Meqenëse ky vaj ka cilësi shumë të mira ushqyese, hidratuese, tonizuese, elastizuese dhe shtrirëse të rrudhave, shërben me sukses edhe për kujdesin ndaj lëkurës rreth syve.

Është një mjet ndër më të mirët për të luftuar rrudhat e imta rreth syve, të ashtuquajtura ”zampa di galina – këmbë pule”.

 

Lëkura e ndjeshme

 

Për  shumë njerëz, ndjeshmëria e theksuar e lëkurës së fytyrës është një problem i vërtetë. Gjithashtu, shumë njerëz vuajnë nga alergjia që ju shkaktojnë produktet kozmetike…

 

Ju rekomandojmë të gjithë njerëzve me lëkurë të ndjeshme apo alergjike të provojnë vajin e farave të rrushit. Edhe njerëz me alergji të theksuar kanë gjetur zgjidhje me këtë produkt!

 

 

Kundër akneve dhe cikatriçeve

 

Antioksidantët, acidi linoleik, vitaminat, mineralet, cilësitë baktericide, bakteriostatike, adstingjente dhe ripërtëritëse qelizore e bëjnë vajin e farave të rrushit një mjet të dobishëm për të luftuar aknet.

Kohët e fundit vaji i farave të rrushit po përdoret gjithmonë e më shumë në produkte kozmetike anti akne. Rezultatet e deritanishme në këtë përdorim janë mjaft pozitive.

I dobishëm është ky vaj edhe për zvogëlimin e cikatriçeve në mënyrë graduale dhe të dukshme.

 

 

Masazhi i trupit

 

Vaji i farave të rrushit po gjen përditë e më shumë përdorim në terapinë apo në mirëmbajten e lëkurës së trupit nëpërmjet masazhit. Shërben për të ushqyer lëkurën, për ta ripërtërirë, për ta pastruar, shërben për ta shplodhur trupin, por edhe për të kuruar dhimbjet muskulare apo të kyçeve.

Meqenëse ky vaj është delikat dhe në shumicën e rasteve nuk shkakton alergji, mund të përdoret edhe për fëmijët. burimi: bime mjekesore

Largoni helmet nga organizmi, jetoni shëndetshem:

$
0
0

Toksine quhet cdo substance helmuese qe gjendet ne “gjerat e gjalla”. Toxinat perhapen ne ushqim, ajer, uje dhe ne vende te tjera qe me pak i presim dhe qe as nuk i merr mendja. Normalisht njeriu mundohet me cdo kusht t’i shmangi por kurre s’ja arrin dot 100% (dhe te mendoni cfare ajri dhe papastertish kemi ne Tirane). Simptomat e njerezve qe kane sasi te madhe toksinash ne trup jane keto: tretje e ngadalte, lodhje e tepert, mungese energjish, alergji, shtim ne peshe, problem me lekuren, depozitim I ujit ne trup, sasi e larte e sheqerit ne organizem, koleterol, dhimbje e vazhdueshme koke, dhe tiroide dhe ne rastin me te keq toksinat cojne drejt kancerit dhe semundjeve te zemres. Ja pse eshte rendesishme qe secili te beje detoksifikim te organizmit. Kjo do te ndihmoje ne mirqenien dhe funksionimin me te mire te organizmit tone. Ushqimet e Shendetshme me origjine Natyrale dhe Bimore e ndihmojne njeriun te pastroje organizmin nga helmet dhe mikrobet e akumuluara. Nje diete detoksifikimi eshte mire te behet nje here ne vit. Kjo gje do t’ju lehtesoje dhe do t’ju beje te ndiheni te shendetshem. Ja disa nga rregullat qe duhet te ndiqni.
Eliminoni ushqimet e perpunuara dhe qe permbajne konservante dhe ngjyroses, kafeine, sheqer te perpunuar (embelsirat dhe limonatat e pazarit). Eliminoni gjithashtu edhe alkolin dhe duhanin.
Hani sa me shume fruta, pini lengje frutash te fresketa te pregatitura ne shtepi, hani perime te gjelbra, zarzavate, drithera, fibra, vitamina, proteina, minerale, perdorni sheqerin e kuq, makarona integrale, oriz kaf, buke te zeze, fasule, bishtajore te te gjitha llojeve, fara te ndryshme (lini, soje, fasule te kuqe te bardha).
Produktet Kozmetike: Gjeni per perdorimin tuaj personal prodhimet me te mira, vetem me baze bimore. Eliminoni sapunet, locionet, shampot, dhe cdo gje tjeter me permbajtje te demshme kimikatesh sepse nuk ju shkaterrojne vetem ne siperfaqe por edhe organizmin ne brendesi.
Pini caj jeshil, caj trendafili, caj limoni, ginger, dhe kamomil. Gjithashtu pini sa me shume uje gjate dites.
Pini rregullisht Vaj Lini ose Vaj te grurit te Zi (I gjeni ne dyqanin tene me porosi), te cilet mrekullisht largojne toksinat nga organizmi dhe luftojne te gjitha mikrobet. (kjo vlen edhe per ata qe kan konsumuar alkol dhe qe vuajne nga pagjumesia, dhimbja e kokes, dobesia, dhimbje stomaku, lodhje e tepert, acarim nervash, dhe mungese oreksi).

Merrni fryme thellesisht.
Transformojeni stresin ne mendime dhe energji positive.
Praktikoni Masazhe dhe Aromatherapi me Vajra Esenciale te zgjedhur dhe te paster (I gjeni ne dyqanin tone me porosi).
Perdorni furce te thata (te cilat jane posacerisht per kete gje) per trupin .
Dhe me e rendesishjma “USHTRIMET FIZIKE”, beni yoga dhe hedhje me litar.

Disa rekomandojne 3-7 dite lengje te fresketa (te pish vetem lengje frutash dhe perimesh te fresketa dhe uje.) Nje menyre shume e mire per t’u cliruar nga toksinat.

Nje menyre antike qe praktikohet ne vende dhe kultura te ndryshme te botes eshte kjo; Nje dite ne jave te pish vetem uje.

Krem Vitaminoz

$
0
0

Për lëkurë të thatë dhe normale:

Është krem dite anti rrudhë dhe ripërtëritës i lëkurës.

Përmban:

Vaj luledielli: rigjenerues i qelizave sipërfaqësore të lëkurës, me fuqi të madhe zbutëse, rifreskuese dhe hidratuese.

Vaj kalendule: është një antioksidant i fuqishëm, ushqyes.

Ky vaj përmban acid linoleik dhe oleik, fraksione të tokoferolit, sistosterole dhe fosfolipide.

Vaj bajame, lule mëllage, lule kamomili, lule 1 000 fletëshi.

Tonik me frytet e trendafilit të egër

$
0
0

Përseri për të shmangur shpenzimin e tepërt të parave për latte+tonic (për fat të keq duhen përdorur rregullisht dhe çdo muaj duhet të blesh prap në një kohë që edhe çmimet janë ngritur shumë), po ju sygjeroj një tonik të bërë në shtëpi dhe të freskët.

Ju duhet një liter ujë i paster (i blerë) dhe 300 gr. fryte të trendafilit të egër.

Hidhi në një tenxhere dhe lëri të ziejnë deri sa uji të marri ngjyren e frytëve. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni sa të ftohet vetë. Pasi të jetë ftohur hidheni në një shishe qelqi, mbylleni mirë dhe futeni në frigorifer që të ftohet akoma më shumë para se t’a përdorni. Dihet që i ftohti ndihmon për t’a tonifikuar dhe shtrënguar lëkuren.

Tani më në fund mund t’a aplikosh në fytyre, qafe dhe shpinë (nëse keni puçrra dhe pika të zeza, të njëjten gjë mund të bëni edhe me maskat pastruese). Këtë do t’a bëni në mëngjes dhe darkë para se të vini kremin në fytyrë, ky tonik është edhe pastrues dhe qetësues, në të njejten kohë edhe mbyll poret e fytyrës. Duhet vetëm të keni parasysh që t’a ruani në frigorifer dhe të mbyllur mirë. Ndryshimet do t’i vini re shume shpejt sepse trëndafili i eger është një trajtim shumë i mirë për lëkuren.

 

Balsam për flokët me vaj bajame, mjaltë, qumësht dhe gjalp kakao

$
0
0

Balsam për flokët me vaj bajame, mjaltë, qumesht dhe gjalp kakao.
Për të pregatitur balsamin duhen:
1 Lugë Supe me mjaltë Organik
4 Lugë Supe me qumësht natyral
1 Lugë Supe Vaj Bajame
1 Lugë Supe Gjalp Kakao

Ngrohni një lugë supe me vaj bajame në një enë.
Pasi të ngrohet shtoni 1 lugë supe me mjaltë organik.
Shtoni një lugë supe me gjalpë kakao (100%natyral).
Ne fund Shtoni Qumeshtin dhe perziejini per 60 sekonda ne temperature mesatare deri sa masa te behet homogjene.

-Mjalti është perfekt për flokët të thatë, por edhe për të larguar yndyrnat e tepërta të flokut.
-Qumështi ka cilësi antibakteriale, mbrojtëse, pastruese dhe nuk dëmton flokun.
-Vaji i Bajames eshte vaj i pasur me vitamina B,E dhe F.
-Gjalpi i kakos eshte nje zbutes i paster natyror i jep elasticitet dhe e forcon flokun.

Aplikojeni ne vend te balsamit ne floke te shtrydhura mire, mbajeni për 15 minuta dhe shpëlajini si zakonisht.

Farërat e lirit

$
0
0

Farat e lirit janë pranuar universalisht si burimi më i mirë vegjetarian e anti-inflamator acideve omega-3 yndyrore, dhe hulumtimet kanë treguar se profili unik ushqyes i lirit mund të ndihmojë në rregullimin e hormoneve, për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe madje edhe të mbrojtur kundër sëmundjeve të zemrës. Farat e lirit janë veçanërisht të pasura me acid një zinxhir i shkurtër omega-3 yndyrore të quajtura ALA (acid alfa linolenic).


Tipet e lëkures dhe llojet e produkteve që i përshtaten atyre

$
0
0

1Produktet e kujdesit të lëkurës janë këtu t’ju ndihmojnë të lëmoni, dhe të mbroni nga demtimi që shkakton ambienti dhe rrobat. Moti, koha, madje dhe make up-i kontribuojnë në dëmtimin e lëkurës suaj. Prandaj nëse zgjidhni produktin që i bën mirë lëkurës suaj është zgjidhja më e mirë që mund të bëni.

Gjithmonë duhet të bëni kujdes kur zgjidhni produktin me të cilin do trajtoni lëkuren, që do t’ju ndihmojë të eleminoni yndyren, thatësiren dhe irritimin e lëkurës. Të dini se çfarë lloj lëkure keni, dhe të zbuloni produktin e duhur që i bën asaj është një favor i mirë për ju. Normalisht ka 5 lloje lëkure të cilat kanë produktet ekzakte me të cilët mund të trajtohen, këto tipe janë; e yndyryshme, e thatë, normale, e ndjeshme, dhe e kombinuar ndërmjet tyre.

Lëkura normale

Lëkura normale ka më pak probleme në bazë dhe në pamje. Yndyra dhe elasticiteti janë të kombinuara me njëri-tjetrin, ajo duhet të duket e butë dhe e shëndetshme. Është shumë e thjeshtë që të kujdesni për këtë lloj lëkure sepse kërkon më pak përpjekje dhe produkte për t’u kujdesur.

Lëkurë e thatë

Lëkura e thatë ndihet e ashper dhe e thatë në prekje, nxisin krijimin e rrudhave. Nëse shfaqet në moshë të re, atëherë kërkon një kujdes të madh me produktet e duhura që janë krijuar posaçerisht për këtë tip lëkure.

Lëkura irrituar

Lëkura irrituar është edhe më e dëmtuar se lëkura e ashper, është shumë e thatë dhe shumë e ashper, si e ngrirë. Lëkura më problematike dhe me delikate, do t’ju duhet të kërkoni shumë që të gjeni produktet e duhura që bëjnë për këtë tip lëkure.

Lëkure e yndyrshme

Lëkura e yndyrshme është një ndër lëkurat më problematike ka prirjen të duket e yndyrshme, dhe monotone. Njerzit me lëkurë të yndyrshme kanë pore të mëdha, dhe kanë shumë prirje të krijohen akne, por në fund nuk do kenë më probleme me rrudhat.

Një lëkurë e kombinuar

Lëkura e kombinuar është tipi më i zakonshem, është një kombinim ndërmjet lëkures së thatë dhe të yndyrshme. Disa pjesë të fytyrës do të jenë të thata, dhe disa të tjera të yndyrshme, prandaj dhe për këtë tip lëkure do t’ju duhet të kërkoni produkte nga më të ndryshmet që t’a trajtoni atë. Ka shumë mënyra me të cilat mund të dalloni tipin e lëkurës që keni, mjafton që të zgjoheni në mëngjes dhe fshini fytyren me një peshqir të lagur, nëse lëkura qëndron e thatë atëherë keni lëkurë të thatë, nëse keni lëkurë të yndyrshme atëherë lëkura juaj deri në misditë do të ketë krijuar yndyren e saj.

Otitis Media

$
0
0

200135_458248367570452_174043045_nOse ndryshe,inflamacioni i veshit të mesëm është rezultat i zakonshem i dëmtimit të grykave. Kjo sidomos të fëmijet, te cilët e kanë tubin auditor më të shkurter dhe me vendosje më horizontale se të rriturit.Otitis media është shkaku më i shpeshtë i humbjes se dëgjimit të fëmijët.
Në format akute, gjatë të cilave veshi i mesëm kolonizohet nga bakteriet, membrana timpanike bymehet dhe skuqet nga inflamacioni.
Shumica e rastëve trajtohet me antibiotikë.
Mirepo,kur sasia e lëngut ose e qelbit që grumbullohet në veshin e mesëm, është shumë e madhe, atëherë mund të bëhet edhe miringotomia urgjente (hapja e membranës), me qëllim që tv pakësohet trysnia e lartë në zgavren timpanike. Gjatë kësaj proçedure, në zgavren timpanike vendoset një trup i hollë që lejon drenimin e qelbit nepër kanalin e jashtëm të dëgjimit.
Kur shkaqet e otitis media nuk janë bakteriet ose viruset, çka pasqyrohet nga ngjyra e qartë e lëngut të grumbulluar në zgavren timpanike, atëherë dyshohet shpesh për alergji nga ushqimi (zakonisht nga qumështi).
Në këto raste nuk ka vlerë trajtimi me antibiotikë, por eliminimi i alergjenit.

Vaj Jojoba

$
0
0

jojobaMban lageshtiren dhe elasticitetin e lekures.
Eshte kunder zbokthit me masazh ne rrenjet e flokeve 15min para larjes
Sherben si zbutes dhe ushqim per lekuren por dhe per floket.
Ky vaj u be I rendesishem ne vitin 1970 kur gjuetia e balenave u ndalua. Qe nga ajo kohe vetite e tij jane te ngjashme me ato te te njejtit vaj qe prodhohet nga lengu seminal I balenave. Ky vaj perbehet nga substance tejet te qendrueshme te cilat nuk demtohen lehtesisht dhe struktura e tij perfshin ate te yndyres qe gjendet ne lekure,gje qe e ben ate nje zbutes te mrekullueshem dhe ideal per cdo lloj lekure.
Nese ai perdoret si vaj per masazh sherben dhe si nje emulsionues qe shkrihet me ynyren e vete lekures dhe hap me delikatese poret duke nxjerre qe andej papastertite. Ai gjithashtu permban disa acide te cilat kane efekte antiinflamatore dhe pikerisht pasi ai eshte I ngjashem me yndyren e vete lekures,perthithet mire nga ajo dhe eshte I mrekullueshem per lekuren e thate dhe te moshuar si dhe per ate me probleme.Nese ne nje produkt kerkohet per kujdesin e flokeve,tek ai shtohet vaji I jojobes por per shkak te kostos se tij sasia e ketij vaji ne produktet per floke eshte I kufizuar. Ne shume raste ai perdoret ne lekurat akneike per ta kontrolluar kete fenomen. Gjithashtu ka veti qe nuk peson oksidim,ndaj dhe nuk prishet por perkundrazi perdoret per te evituar prishjen e vajrave te tjere.Mund te perdoret me vete per masazhe ose mund te perzihet me vajra te tjera. Eshte e lehte te kuptohet se perse vaji I jojobes eshte kaq I pershtatshem per tu perdorur si vaj masazhi ku perzjehen vajra te tjera si dhe per masazhe per fytyren pasi ai deperton ne lekure me lehtesi dhe eshte I pershtatshem per te gjitha llojet e lekurave.

Vaj Kokosi ( Coconut Oil )

$
0
0

kokosiI pasur me calcium,vitamine B1,B2,C, fosfor,magnesium duke ndihmuar ne funksionimin e mire te lekures. Perdoret edhe kunder rratheve qe formohen ne fund te syrit, parandalon daljen e rrudhave. Mund te perdoret dhe per forcimin e flokeve 15-30 min para larjes. Cliron stresin. Duke bere nje masazh te lehte tek temthat dhe koka ne forme rrethore, shlodh trurin dhe ul gjendjen e stresit.
Sherben per: Pastrimin e make-up nga fytyra dhe rimelin nga syte qofte dhe waterproof.
Lekuren e thate te permiresohet e gjallerohet.
Trupin te mos ndjeje lodhje.
Nxit qarkullimin e gjakut.
Djegie, acarime e carje lekure.
Kuron mykun tek kembet.
Kuron Egzemen.
Dhuron floke me shkelqim dhe jete.
Siguron mbrojtje per lekuren nga rrezet e demshme Ultra Violet.
Ndihmon ne kontrollin e zbokthit.
Ndihmon ne rast skalpi te thate.
Per bebet. Nese femija ka acarim lekure vaji kokosit eshte ideal per ta qetesuar. Aplikoni direkt ne lekuren e tij cdo dite. burimi:Cleopatra shop

Maska më e mirë për vitet 30!

$
0
0

facial_mask_beauty_0603_articlePërbërësit;

2 lugë vaj arrë kokosi

1 të kuq veze

1 lugë mjaltë

1 lugë kos

1 lugë sheqer

Përgatitja;

Hidhni në një tas vajin e arrës kokosit dhe të kuqin e vezës, filloni t’i përzieni pak nga pak dhe shtoni me radhë mjaltin, sheqerin, kosin. Merrni gjithë përbërësit dhe hidhni në një mikser dhe i lini pak minuta sa të shkrihen përbërësit me njëri-tjetrin. Pastrojeni fytyren, dhe pastaj vendosni masken duke e masazhuar. Lëreni masken të qëndrojë mbi fytyrë 25 minuta dhe shperlajeni fytyren me ujë të vakët, në fund hidhni edhe pak ujë të ftohtë për të mbyllur poret e hapura më parë nga maska dhe uji i ngrohtë.

Kur ne mbushim 30 vjeç lëkura fillon të bjerë, të rrudhet. Kjo maskë falë zinxhirit me Triglyceride, sheqer, lecitina dhe vitamina ka aftësinë të parandalojë deforminimin e lëkurës suaj. Do të ngelni të mahntiur nga efektët magjepsës që do të lërë kjo markë sapo t’a vendosni për herë të parë mbi lëkurë.

Viewing all 5116 articles
Browse latest View live