Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all 5116 articles
Browse latest View live

Maskë me miell tërshëre dhe qepë

$
0
0

Kjo maskë është pak e ndërlikuar, por nëse i keni të gjithë përbërësit e duhur dhe dëshiren për t’a përgatitur efekti që kjo maskë do ketë mbi lëkurë do të jetë fantastik. Ndoshta nuk do t’ju pelqejë aroma e qepës, por nëse keni parasysh rezultatin magjepës të kësaj maske do e harroni për disa minuta aromen e pakëndshme.

Merrni një qepë, hiqni lëvoren dhe shperlajeni me ujë. Gjysmen e qepës e grini imët dhe  më pas bëjeni pure. Gatuani ½ filxhan miell tërshëre të thjeshtë, hiqeni dhe lëreni menjëanë deri sa të ftohet më pas shtoni qepën e bërë pure. Përzieni mirë me mikser, masken e përgatitur vendoseni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 15-20 minuta. Në qoftëse maska është shumë e trashë për të ndenjur në lëkuren tuaj ju mund t’i shtoni asaj edhe 1 lugë mjaltë për t’a bërë atë më të shkrifët. Pastrojeni fytyren duke e shperlarë me ujë të vakët, në qoftëse ju ka mbetur pak nga masa e përgatitur ju mund t’a ruani në frigorifer 5-7 ditë.


Maskë pastruese me ananas

$
0
0

Maskat me përbërës natyral janë trajtimi më i mirë që mund t’i bëni lëkurës suaj, gjithashtu ju jep arsyen e duhur që të bëni disa minuta relaks teksa shijoni efektin rigjenerues të qelizave. Kësaj radhe do t’ju sugjerojmë një maskë me përbërës të veçantë nga herët e tjera të cilat kanë një efekt rigjenerues duke e bërë më të lehtë qarkullimin e gjakut në qelizat e fytyrës, si dhe pastron poret nga papastërtitë e akomuluara gjatë ditës.

Përbërësit;

50 gr. Ananas

50 gr. Pjepër

100 ml ujë

8 gram niseshte kozmetike

Përgatitja;

Marrim ananasin, i heqim lëkuren dhe e ndajmë në pjesë të vogla. Hedhim ananasin në tas dhe shtojmë pjeprin, ujin dhe niseshten. Nëse nuk keni niseshte kozmetike ju sugjerojmë të përdorni pak miell tërshëre, ose një produkt tjeter me esencë të trashë i cili do t’ju ndihmojë të lidhë masken, t’a bëjë të qëndrueshme në fytyrë dhe të mos rrëshqasë. Masken vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 10-15 minuta. Lehtësisht hiqeni nga fytyra me një peshqir të lagur dhe lyeni fytyren me një krem hidratues.

Maskë me shalqi

$
0
0

Përse të mos ju pelqejë një maskë e mirë me përbërës natyral? Përse të mos e përgatisni dhe të vendosni një maskë ndërkohë që jeni duke lexuar librin tuaj të preferuar. Lejoni që përbërësit natyral të lëshojnë esencën magjike mbi lëkurë dhe shijoni relaksin tuaj total. Provoni maska nga më të ndryshmet sipas tipit të lëkurës në maskat që ne ju zugjerojmë,  që të zbuloni se cila i përshtatet më shumë lëkurës suaj.

Përbërësit;

1 lugë lëng shalqiri

1 lugë kos natyral

Përgatitja;

Përziejmë në një tas të vogël lëngun e shalqirit me kosin. Acidi laktik dhe enzimat që ndodhen në kos do të pastrojnë dhe masazhojnë poret e fytyrës. Ndërsa shalqiri hidraton lëkuren. Masken e përgatitur e lini të qëndrojnë në lëkurë 10 minuta, pastaj shpërlani fytyren me ujë të freskët.

Meshkujt: Stresi për shkak të femrave

$
0
0

Femra gjithmonë e më shumë mashkullore dhe meshkuj gjithmonë e më pak të sigurt: a thua të jetë ky shkaku për të cilin meshkujt po vuajnë kaq shumë nga depresioni dhe faji. Kjo për shkak të bashkëshorteve të tyre apo të dashurave.

Pikërisht kështu, mike të dashura, ne femrat, sipas një kërkimi të Institutit të shëndetit, sipas të përditshmes “Daily Mail”, jemi shkaku primar i stresit të burrave, shpesh herë të përshkuar nga një heshtje e gjatë, që i kaplon ata dhe justifikime të pavenda. Ne, kur kalon një periudhë kohe, kemi me siguri më pak probleme me ndjenjat tona apo emocionet, ndërsa meshkujt mbyllen në vetvete duke u bërë edhe më të inatosur dhe duke u “kapur” me gjithë botën përreth.

Është pikërisht krenaria e tepruar e meshkujve, që ndikon tek ata për të mos i shprehur ndjenjat e tyre në mënyrën e duhur dhe të kërkojnë një përballje më të pjekur përballë partneres së tyre. Studiuesit thonë se pikërisht kjo sjellje vjen mbi të gjitha nga ndjenja e të qenit në disavantazh me femrat, pasi ndjejnë se nuk janë në lartësinë e pritjeve tona.

Prandaj këshillohet, që shpesh herë është e nevojshëm të kuptohet se pa dialog serioz të sinqertë dhe konstruktiv në një çift, lidhja nuk do të shkojë shumë larg. Çdo njeri ka një mënyrë të tijën për të perceptuar situata të ndryshme, nëse diçka na bënë të ndjehemi keq, femrat e thonë menjëherë, ndoshta nga kjo duhet të mësojnë edhe burrat!

Ja 7 hapa, për të harruar “ish”-in pas një ndarjeje

$
0
0

Gjëja e parë për t’u bërë është të liroheni nga e kaluara për të perballuar sa më mirë të ardhmen. Po si? Ndiqni këto këshilla:
Festoni ndarjen, duke organizuar një festë, mundësisht sa më të madhe, për të treguar se…jeta vazhdon!

Ri-hyni në “gjuetinë e dashurisë”, qoftë edhe vetëm për të kuptuar efektin që ju jep.
Mendoni sa më shumë për vetën, duke gjetur edhe një lloj shpërqëndrimi. Kjo do t’ju ndihmojë jo pak të harroni të kaluaren.
Mos harroni të pastroni çdo gjë në rrjetet sociale, që ju kujton “ish”-in
Pastroni edhe shtëpinë në të cilen mund të keni jetuar bashkë dhe ri-kthejini të gjithë atë që s’ka marrë me vete.
Nëse keni fëmijë, mos i përfshini në këtë histori. Mundohuni t’i mbroni, pasi buzëqeshja e tyre do t’ia vlejë lodhjen tuaj.
Mos dërgoni mesazhe apo të telefononi serish pas një kohe “ish”-in. Pas një ndarjeje, gjëja me e mire është të rindërtoni individualitetin tuaj, për të shmangur që të dëmtoheni përsëri.

 

8 arsye pse urrehen festat e fundvitit

$
0
0

Gjatë festave të fundvitit humori nuk është në gjendje të mirë, madje një pjesë e mirë e njerëzve shfaqin shenja depresioni.

Simptomat që shfaqen më shpesh janë gjumi, shtimi i oreksit, shtimi në peshë, ndjenjë këputje, etj. E vetmja anë pozitive sipas studiuesve është se kjo periudhë kalohet me njerëzit e dashur, ndaj kjo është arsyeja që i kushtohet rëndësi këtyre festave.

-Në lidhje, kjo periudhë shoqërohet me zënka të shpeshta me partnerin. Kjo ndodh sepse ndoshta nuk është marrë dhurata e duhur, dëshira për të festuar është e ndryshme dhe ambientet që pëlqehen gjithashtu.

-Shëndeti. Përveç simptomave të depresionit, festat e fundvitit përkojnë si një periudhë ku një pjesë e mirë e njerëzve është e prekur nga gripi dhe virozat e stinës. Është e rëndësishme që gjatë festave të ruhemi nga të ftohtët dhe të shijojmë një periudhë pushimi.

-Zemra. Raportet e fundit tregojnë se gjatë këtyre festave një numër i madh personash humbin jetën nga infarkti, pasi kjo sëmundje rritet ndjeshëm në këtë periudhë të vitit, krahasuar me periudhat e tjera.

-Lëkura. Për shkak të temperaturave të ftohta, lëkura e humb shkëlqimin e saj, pasi në ambientet e mbyllura temperatura vërtitet rreth 30 gradë, ndërsa jashtë afro 0 gradë. Gjatë kësaj periudhe vëmendje e veçantë duhet treguar ndaj fytyrën, buzët dhe duart.

-Mbipesha. Trupi merr disa kilogramë gjatë festave, pasi teprohet disi me ushqimin dhe bëhen disa gatime që nuk përgatiten përditë.

-Sheqeri në gjak. Ëmbëlsirat e shumta që konsumohen gjatë kësaj periudhe çojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, ndaj kujdes mos e teproni me konsumimin e tyre.

- Ekonomia. Shpenzimet në fundvit rriten ndjeshëm pasi blerjet janë të shumta, duke bërë që muaji janar të na gjejë shpesh me xhepat thuajse bosh.

-Nostalgjia. Ambientet festive çojnë shpesh në nostalgji, për personat që nuk i kemi pranë, për ish-partnerët apo edhe për mënyrat se si festonim dikur. E rëndësishme është që të kënaqemi me personat që keni pranë, pasi nostalgjia e tepërt nuk na bën mirë, pasi na fut në një botë trishtimi.

Ushqimet e duhura për një lëkurë të lumtur edhe në dimër

$
0
0

Në dimër, është shumë e lehtë që lëkura të thahet, të ashpërsohet dhe të humbasi shkëlqimin. Para se të dilni nga shtëpia lyejeni patjetër me produktet tuaja të zgjedhura për ta ushqyer dhe mbrojtur atë sa më mirë. Gjithashtu, përpiquni ta ushqeni atë nga brenda jashtë. Ajo ç’ka hamë është thelbësore për shëndetin e lëkurës. Ja 7 Ushqime të rëndësishme për një lëkurë të lumtur edhe në dimër.

Peshku si salmon, ton dhe troftë janë të pasur me Omega-3. Këto janë vërtetë një ‘ndihmë e shpejtë’ për lëkurën e thatë dhe të ashpër. Ato e mbajnë të butë dhe nidhmojnë që rudhat të duken më të zbehta dhe më të pakta.

Domatet. Pregatisni salcë domatesh në shtëpi. Gjithashtu, ngrënia e domateve ndihmon për të bllokuar rrezet e dëmshme të diellit i cili është i pranishëm në dimër sado i padukshëm. Konsumojini sa më shumë në çfarëdolloj mënyre, të gatuara ose të gjalla.

Qitro. Të gjithë e dime se frutat si; portokalli, rrushi, qitroja, janë të pasura me Vit C e cila është mjaft e rëndëshishme për imunitetin e lëkurës dhe për ta mbrojtur atë nga të ftohtët. Vit C gjithashtu kthen akrepat mbrapa, duke pakësur rudhat dhe duke i parandaluar ato.

Zink. Ushqimet si; karkaleca deti, krapi, mishi i kuq, janë të pasur me zink. Zinku është fantastik për zbutjen e lëkurës por ka edhe aftësi riparuese. Gjithastu ndihmon në pakësimin e yndyrës dhe akneve dhe ndihmon në shërim të shpejtë të plagëve të lëkurës.

Veza. Veza dhe hurdhëra janë të pasura me sulfur, i cili është shumë i dobishëm për të riparuar kapilarët e dëmtuar dhe për ta mbajtur lëkurën të butë. Konsumimi i të verdhës së vezës është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, pasi ajo përmban biotin e cila stimulon prodhimin e acideve të ngopura. “Një vezë në ditë mban lëkurën e thatë larg”.

Vit A. Pamjaftueshmëria e kësaj Vitamine e bën lëkurën të vuajë. Kjë e bën atë të flashkët dhe pa jetë. Vit A, ka cilësi të jashtëzakonshme ushqyese dhe anti-plakje. Produktet me gjethe jeshile si spinaq dhe sallatë jeshile janë burim i pasur me Vit A.
Fruta pylli. Fantasike për ta mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira. Këto nxisin rritjen e qelizave të reja të lëkurës duke e bërë atë më të plotë, të shëndetshme, dhe më të re.

5 pyetjet e mëdha që duhet t’i bëni në takimin e parë

$
0
0

Akoma po mendoni për pyetjet që duhet t’i bëni partnerit në takimin e parë? Provoni të bëni këto pyetje me fund të hapur që të keni një bisedë të këndshme.

Nëse sapo keni filluar të takoheni, ose jeni një eksperte në këtë fushë, në momentin që dëshironi të takoni një person gjithnjë gjendeni para dilemës “Për çfarë duhet t’a pyes në takimin e parë?” Është më se e ditur që në takimin e parë duhet të eleminojmë pyetjet për ish-të dashurin/en, pyetje personale, ose për fenë, politiken. Por, sërish sapo mendojmë pyetjet që duhen bërë bëhemi konfuz. Provoni të bëni pyetjet që do t’ju sugjerojmë më poshtë;

Cilat gjëra ju bëjnë të qeshni

Humori është shumë i vlersuar si një mundësi për komunikim dhe hapsirë në mundësitë për të krijuar një lidhje. Prandaj, nëse mësoni arsyen se për çfarë takimi juaj është argëtues, do të keni një temë atraktive për të dy rreth të cilës mund të bisedoni. Mjafton një temë e cila do t’ju hedhë në rrjedhën e temave të përbashkëta.

Cila është mënyra juaj e preferuar për të kaluar fundjavat?

Kjo lloj pyetjet jo vetem nxjerr në pah preferencat e tijë pa u dashur ju të pyesni por do të nxjerrë në pah nëse personi me të cilin jeni në takim është një person i hapur në karakter ose i mbyllur.

Nëqoftëse do të keni mundësi të shetisni boten, cilat janë 5 vendet që do zgjidhnit të parët?

Një tjeter klishe kur bëhet fjalë për pyetjet që bëhen në takimin e parë. Kjo pyetje do t’ju ndihmojë të mbani biseden e thjeshtë, formale, dhe interesante e cila do t’ju drejtojë drejt temave edhe më shumë interesante si; pushimet e preferuara cilat do të ishin, kjo temë do të nxisë të dy partnerët të hapen më shumë me njëri-tjetrin.

Cili është personi që ka më shumë ndikim tek ju ?

Mund të jetë një pyetje shumë personale rreth vlersimit të një personi, sepse ne shpesh nuk i analizojmë gjërat e rëndësishme që ndodhen rreth nesh. Por, sërish nëse mendoni për një person që ka bërë jeten tuaj të ndryshojë mund të na bëjë të vlersojë gjërat që kemi.

Cila është ajo gjë që urreni në takimin e parë

Mund t’ju duket si një pyetje provokuese sepse mund t’a drejtojë biseden në një aspekt negativ, por nëse gjërat duken pak të tensionuara ju mund të bëni këtë pyetje dhe të vereni nëse ja vlen të takoheni serish me këtë person, ose t’a mbyllni vetem me një takim.


Si të mos shtojmë peshë gjatë ditëve festive

$
0
0

Me gjithë këto ushqime të shijshme rreth e rrotull, femrat shtojnë në peshë rreth 4 kilogramë gjatë ditëve pushim të festave dimërore. Shikoni pak këto këshilla që të parandaloni veten tuaj para se të shtoni peshë kaq shumë.

Sapo të mendoni për ditet e festave që do vinë, menjëherë do mendoni edhe për ëmbëlsirat e shijshme që do keni mundësi të shijoni. Megjithëatë edhe pse do jetë mjaft e vështirë të qëndroni larg këtyre gatimeve tradicionale, do t’ju duhet të mendoni gjithashtu edhe për pamjen dhe peshen tuaj.

Megjithse ushqimet që përgatisni në festa përmbajnë sasi të mëdha me kalori, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të hani asnjëheren nga ato, mjafton që të përzgjidhni ato që do të konsumoni. Ka mënyra të pafundme me të cilat mund të kontrolloni peshen tuaj.

Së pari mund të filloni të paksoni kaloritë duke hedhur tutje lëkuren e gjelit të pjekur para se t’a hani, të eleminoni mjaltin, gjalpin dhe patatet e skuqura.

Përpiquni t’i mbani gjërat sa më thjeshtë. Qëndroni sa më larg birrës, verës, sodës, sheqerit. Edhe embëlsirat duhet t’i eleminoni gjithashtu, nëse e keni të pamundur të pakten përgjysmoni sasinë që do të konsumoni, serish do t’ju ndihmojë kjo gjë. Mbi të gjitha duhet të mendoni mirë gjërat që do të konsumoni.

Që t’a keni më të lehtë të kontrolloni peshën tuaj në ditët dimërore mund të provoni të pini të pakten 8 gota ujë me akull çdo ditë. Në qoftëse ju pelqen kafeina dhe mendoni se organizmi juaj e përballon atë, atëherë mund të pini kafe sa të dëshironi. Në këtë mënyrë do të nxisni më shumë metabolizmin tuaj të djegë kaloritë.

Në qoftëse nuk janë zgjidhja e duhur  alternativat që ju sugjeruam më sipër atëherë mund të provoni të punoni të pakten 1 orë para se të hani këto ushqime, në këtë mënyrë organizmi juaj duke qënë se është i lodhur dhe i uritur nga puna e bërë do t’a konsumojë ushqimin duke eleminuar shtimin në peshë.

4 menyra te rrezikshme per humbje peshe

$
0
0

Shumica prej nesh e dime qe te humbesh peshe ne menyren e duhur me nje proces gradual kerkon perkushtim jetegjate ndaj shendetit. Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerez shkojne ne ekstremitet per tu dobesuar shume shpejte dhe me shume rrezik. Perderisa dietberesit ekstrem mund te humbin peshe ata gjithashtu mund te humbin edhe jeten e tyre. Rri larg nga keto kater metodat e rrezikshme per humbje peshe qe do ti permendim me poshte.

Deshira dhe presioni per te humbur peshe per shume femra eshte aq a madhe sa ato jane te gatshme te komprometojne shendetin e tyre gjate ketij procesi. Dietberesit ekstrem qe perdorin keto kater metoda pervec tjerash do te zbulojne se nuk ka garanci se do te humbesh peshe. Ne fakt, e vetmja garanci eshte se ata do i komplikojne gjerat duke lozur me shendetin e tyre.
1. Diuretiket
Diuretiket, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilace qe rrisin prodhimin dhe lirimin e urines. Ato nuk ju bejne te humbni peshe por vetem uje. Si pergjigje te humbjes te tepert te ujit nga diuretiket, trupi do te filloj te mbaj ujin prape pas ca diteve. Kjo nxit nje cikel te ri e te keq te perdorimit te diuretikeve pasi qe perdoruesit marrin me shume pilula per te larguar kete peshe ujore.
Dehidrimi eshte pasoja me e zakonshme e perdorimit te diuretikeve. Dehidrimi serioz mund te kthehet ne gjendje kercenuese per jeten tuaj. Gjeja e vetme qe perdoruesit humbin me perdorimin e diuretikeve jane lengjet vitale dhe elektrolitet, te cilat jane te domosdoshme per funksion te mire te zemres, veshkave dhe melcise, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku.
2. Laksativet
Laksativet zbrazin zorren e trash dhe kjo ka shume pak ndikim ne humbje te peshes. Arsyeja eshte se ushqimet dhe kalorite qe konsumoni vec jane absorbuar ne zorre te vogel ne momentin kur laksativet fillojne punen. Ashtu sikur me diuretiket, i vetmi ndryshim eshte se ju humbni uje. Ju bene te ndiheni me te dobet por eventualisht ju prape do fitoni ujin e kjo ju bene te dukeni dhe ndiheni te fryre e kjo nxit fillimin e perdorimit te laksativeve ne nje orvatje deshperuese per te luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit.
Perdorimi i vazhdueshem i laksativeve mund te shkaktoj efekte anesore te pakendshme. Perdoruesit me vone e shohin se nuk mund te kryejne nevojen pa perdorimin e laksativeve. Procesi jashteqitjes demtohet pergjithmone e ne raste ekstreme edhe vdekja mund te vije si pasoje.
3. Shurupi Ipecac (Ipecac Syrup)
Ata qe kane pak njohuri ne mjekesi e dine se Ipecac Syrup perdoret per te nxitur vjelljen pas helmimit. Grate qe vuajne nga bulimia e kane te njohur Ipecac Syrup-in pasi qe e perdorin per te nxitur vjelljen. Fatkeqesisht, shume gra qe vuajne nga bulimia kane vdekur duke e perdorur kete shurup rregullisht.
Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, perberesi i saj aktiv, ndertohet ne inde dhe dobeson zemren duke shkaktuar rrahje te crregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymemarrje, rrahje te shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.
4. Pilulat Dietale
Pilulat dietale jane industri e madhe ne SH.B.A dhe vazhdojne te jene menyra me e popullarizuar per humbje peshe. Disa prej tyre pershkruhen nga mjeket e disa tjera mund te blihen pa pershkrim mjeku ne shume barnatore e keto klasifikohen si suplement dietal e jo si pilula dietale.
Pilulat dietale qe pershkruhen nga mjeku u jepen personave te trashe sepse jane shume efektive ne nxitjen e humbjes se peshes; perberesit e tyre jane te forte sepse ashtu jane te rregulluara dhe merren nen mbikeqyrje mjekesore. Por varesia ndaj atyre pilulave dietale qe mund te blihen pa pershkrim mjeku mund te jete e rrezikshme.
Pilulat dietale vijne ne forme te herbal suplements, ndrydhes te apetitit dhe pilula nga kafeina. Disa jane kombinim i dy apo te triave. Per shembull, Phenylpropanolamine dhe Ephedra jane mjafte te popullarizuara si ndrydhes te apetitit. Ato stimulojne sistemin nervor duke prodhuar reaksione te ngjashme me amfetaminen.
Disa efekte te rrezikshme anesore te ketyre pilulave dietale jane: nervoza, presioni i larte i gjakut, pagjumesia, hiperaktiviteti, lodhja, marramendja, aritmi e zemres, kokedhembjet, vjellja, tharje gojes, goditja ne tru, sulmi ne zemer, shikim i turbulluar, ethe, infeksion te traktit urinar, renie te flokeve, humbje te deshires per seks, mpirje te gjymtyreve e te tjera.
Edhe vdekja vije nese e tepron duk marre me shume se sa tolerohet doza e ketyre pilulave dietale.
Ju kerkojme qe urgjentisht te kerkoni ndihme mjekesore nese ju apo dikush qe njihni ka perdor apo eshte duke perdor ndonje lloj te ketyre pilulave per humbje peshe. Nuk ia vlen barra qirane te komprometosh shendetin vetem per te qene i/e dobet.(sherohu.com)

Maska natyrale

$
0
0

Temperatuarat e uleta, era e ftohte dhe mungesa e diellit gjate diteve te dimrit shkaktojne qe lekura e fytyres te behet me e zbehte dhe ta humbe shkelqimin e fresket rinor.

 Pervec asaj, lekura e humbe lageshtine dhe per shkak te kalimit konstant nga vendet e ftohta ne ato te ngrohta, fillon te thahet, e ne disa raste fillon edhe te qerohet.
Kujdesi ndaj lekures ne dimer eshte detyrueshem dhe ne asnje moment nuk duhet te anashkalohet. pervec perdorimit te rregullt te kremit hidratues, rekomandohet qe te pakten nje here ne jave te beni maska natyrale per fytyre. Ja disa receta per kujdes te lekures se fytyres duke mos perdorur preparate kimike.
Lekure e thate: maske me avokado, karrote dhe vaji ulliri
Lekura e thate eshte teper e prekur nga te ftohtit e dimrit. Per ta freskuar dhe zbutur ate, beni maske nga perberes me i rekomanduar per kujdes te lekures se thate-avokado.
Perberit e maskes:
1/2 avokado
1 karrote
1 luge e vogel vaji ulliri
Zieni karroten dhe me pas prejeni ne copa te imta. Qeroni avokadon, perzieni me karroten, shtoni nje luge vaji ulliri dhe gjithe mase e fituar tundeni deri sa te behet equlle.
Masken e pergatitur vendoseni ne fytyre te pster dhe lereni te qendroje 15 minuta. Me pas pastroni fytyren me uje te vaket.
Lekure e yndyrshme: maske me kungull, limon, mjalte dhe veze
Lekura e yndyrshme eshte sfide e cdo sezoni, jo vetem ne dimer. Njera nga pergatitjet me te mira shtepiake per lekure te yndyrshme eshte maska me kungull.
Kungulli eshte i pasur me zink, i cili e kontrrollon yndyren dhe ndihmon ne pamjen e shenjave te mbetura nga aknet. Kungulli mundeson  edhe eksfolim te bute  te lekures.
Perberesit e maskes:
2 luge nga kungulli i prere holle
1 luge te vogel leng limoni
1 te bardhe te vezes
1 luge supe mjalte
Ne nje ene perzieni mire te gjitha permbajtjet. Ne lekure te paster vendsni nje shtrese te holle ye mases se fituar, duke shmangur zonen rreth syve. Lereni masken te veproje per 15-20 minuta.
Lekure normale: maske me limon dhe jogurt
Pastroni poret e fytyres ne menyre natyrale me ndihmen e lengut te limonit dhe jogurtit. Kjo mase homogjene do tju ndihmoje te keni lekure me te paster dhe me te fresket te fytyres.
Perberesit:
1 lug leng limoni
2 luge jogurt
Pasi te keni perzier jogurtin dhe lengun e limonit, vendosni masken me levizje rrethore. Masazhimi i bute do tju ndihmoje ne permiresimin e qarkullimit dhe te fitoni nje shkelqim ne futyren tuaj. lereni masken te veproje per 10 minuta.

Modele të reja për flokët e gjata

$
0
0
Nuk keni një ide të qartë se si të ndryshoni dukjen tuaj? Mos u shqetësoni aspak, askush më mirë se sa ylli i famshëm Minka Kelly dhe stilisti Oscar Brandi mund t’ju tregojnë se çfarë është në modë, dhe çfarë do të jetë mahnitëse në muajt e ardhshëm.

Çdo model është i thjeshtë, dhe nuk ju merr shumë kohë, nëse ju tashmë e keni vendosur se çfarë pamje do zgjidhni.

Flokë të kthyer përjashta
Ndërroni stilin e flokëve kaçurrela, duke i drejtuar ato pothuajse komplet, por duke kthyer përjashta vetëm një pjesë të vogël të tyre, pjesa pak para majave të flokëve mund t’i ktheni me mashën e duhur. Për të filluar stilimin duhet të keni mjetet e duhura, si mashë, piastër, xhel, krehër, pasi me mungesën e këtyre objekteve stilimi nuk do dalë asnjëherë ashtu siç ju e dëshironi.

Flokë të ndarë në njërën anë
‘Çelësi për t’i dhënë pamjen e duhur flokëve tuaj, është nëse i hidhni ato në njërën anë’, tha Blandi. Nëse i rëndoni pak më shumë në njërën anë. Me një krehër dhe flokë pak të lagur, i sillni në njërën anë të kokës dhe i lidhni ato në formë të rrumbullakët.

Flokë të ndarë në midis me një gërshet në anë të kokës tuaj
Ky model është shumë i lashtë, por shumë i preferuar, pasi i ka rezistuar kohës për shumë vite. Të kapurit flokët tashmë është bërë pothuajse një problem sepse ju merr shumë kohë dhe duhet shumë durim në stilimin e tyre. Prandaj dhe shumë femra priren të bëjnë modelin më të thjeshtë, siç është gërsheti dhe krijojnë një pamje me të vërtetë atraktive. Në njërën anë i mbani flokët e lëshuar dhe të fryrë pak me llak shkumë dhe në tjetrën lidhni një gërshet të gjerë dhe të bukur.

Flokë me onde (dallgë-dallgë)
Një stilim me të vërtetë romantik dhe i ëmbël që do t’ju dhurojë një pamje mjaft sensuale. Dëshironi të jeni e veçantë dhe të spikasni në një eveniment në të cilin jeni e ftuar, atëherë ky stilim është i duhuri për ju.
/Telegrafi/

Burimi: http://www.telegrafi.com

Si të kujdeseni për buzët e thara?

$
0
0

Askush nuk është imun ndaj buzëve të thata gjatë stinës së dimrit. Por, çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar sadopak?

Ja disa këshilla se si mund të bëni një zgjidhje:

Pini shumë ujë gjatë ditës dhe qëndroni të hidratuar dhe përdorni lagështues të ajrit në shtëpinë tuaj.
Përdorni dyllë blete në buzët tuaja.
Vendosni zbutës të buzëve (labello) që mbrojnë edhe nga dielli, secilën herë që dilni jashtë
Shmangni diellin dhe erën sa më shumë që mundeni.
Mos i lëpini buzët tuaja, kjo mund të duket mirë në fillim, por vetëm sa i përkeqëson buzët e çara.

Burimi: Telegrafi.com

Barnat gjatë shtatzënisë

$
0
0

Nganjëherë gjatë shtatzënisë ndihesh se ke nevojë të marrësh ndonjë bar kundër dhimbjeve. Por  këto barnat e zakonshme kundër dhimbjeve, si Paracetoamol, Ibobrufen dhe Aspirin, a janë të sigurta për tu marrë gjatë shtatzënisë? Dhe çka për medikamentet tjera?

Disa lloje të medikamenteve mund të kalojnë placentën dhe futen në rrjedhën e gjakut të foshnjës. Kështu munden të lëndojnë foshnjën ose të pengojnë zhvillimin normal.

Barnat e ndryshme kanë efekte të ndryshme në faza të shtatzënisë. Disa prej tyre janë veçanërisht të rrezikshme në fillim të shtatzënisë – thalidomide për shembull është përdor për shërim të vjelljes së mëngjesit, që do të thotë se është marrë në kohën e shtatzënisë atëherë kur gjymtyrët zhvillohen dhe atëherë kur ndodhin ndryshime tjera zhvilluese. Disa barna tjera janë më të dëmshme në fazat e mëvonshme të shtatzënisë apo mund të pengojnë edhe në lindje.

Shpesh gratë shtatzana marrin medikamente para se ta mësojnë se janë shtatzënë. Nëse po provon të mbetesh shtatzënë, apo ekziston mundësia që ti të kesh mbetur shtatzënë, ju gjithmonë duhet të vizitoni mjekun tuaj dhe të bisedoni rreth medikamenteve që merr dhe medikamenteve të reja që të janë përshkruar.

Barnat e marra ka fundi i shtatzanis apo gjatë lindjes, duke përfshirë këtu barnat anestezike që përdoret gjatë lindjes me prerje cezariane, mund të ndikojnë tek foshnja edhe pas lindjes. Shumica e barnave kundër dhimbjeve dhe barnave anestezike mund ta bëjnë beben të përgjumur, diçka që mund të pengoj për ta ushqyer qysh herët pas lindjes.

Hormoni i besnikërisë

$
0
0

Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Neuorscience thuhet se kur meshkujve u jepet hormoni i quajtur oksitoksin ata kanë më shumë gjasa të qëndrojnë larg femrave atraktive që nuk i njohin dhe kështu të jenë besnik ndaj grave të tyre.

Hormoni oksitoksin (Hormone Oxytocin) që bëhet në pjesën e trurit që quhet hipotalamus, luan pjesërisht rol në nxitjen e dëshirës për të bërë fëmijë, ndihmon gruas të kujdeset për fëmijët, dhe asiston aftësinë njerëzore të formoj marrëdhënie shoqërore. Përveç tjerash edhe inkurajon lidhjen mes nënës dhe fëmijëve dhe lidhjen mes qifteve. Në studim i 2011 thotë se oksitoksina i bënë njerëzit të veprojnë më trimërisht.

Hulumtimet e mëparshme gjithashtu tregojnë se oksitoksina luan rol në zhvillimin e besimit, por deri më tani ekspertët nuk e kanë zbuluar se ndihmon të ruaj lidhjet mes njerëzve.

Gjatë provave të bëra, Rene Hurlemann, nga universiteti i Bonn-it dhe ekipi i tij kanë zbuluar se meshkujve që ju është dhënë oksitoksin (Hormone Oxytocin) më shumë rrinin larg nga femrat tjera qe nuk i njihnin kur ato iu afroheshin, edhe atëherë kur atyre shumë ju pëlqenin ato. Në anën tjetër, meshkujt beqar nuk ndikoheshin nga ky hormon.

“Për shkak se oksitoksina (Hormone Oxytocin) është e njohur që shton besimin tek njerëzit ne kemi pritur qe meshkujt nën ndikimin e këtij hormoni do të lejonin që femra eskperimentuese të ofrohej edhe më shumë, por e kundërta e kësaj ndodhi,” tha Hurlemann. B

Efektet e Oksitoksines (Hormone Oxytocin) tek pjesëmarrësit tjerë mbetën të pandryshueshme pa marr parasysh nëse femra i shikonte drejt në sy apo e largonte shikimin. Të gjithë prej tyre tregonin që femrat ishin tejet atraktive pa marr parasysh nëse ata kishin marr placebo apo oksitoksin. Kështu pra mund të themi se hormoni nuk ndryshonte ndjenjat e mashkullit ndaj pamjes së bukur të një femre vetëm se shtonte besimin ndaj lidhjet ekzistuese – me fjalë tjera besës ndaj gruas!

Studimi nuk flet nëse ky hormon ka të njëjtin efekt edhe tek besnikëria e gruas?!


Grip apo Ftohje?

$
0
0

Ftohja dhe gripi i zakonshëm janë sëmundje të traktit të frymëmarrjes me simptoma të ngjashme. Nëse është ashtu atëherë si ta dimë nëse është njëra apo tjetra. Ndryshimi kryesorë në mes të ftohjes dhe gripit (influenzës) është ashpërsia e këtyre simptomave

Simptomat e gripit në përgjithësi:

  • Vijnë shpejtë dhe janë të ashpra.
  • Shoqërohen me ethe me temperature e cila anon të jetë e lartë dhe zgjas (3 deri 4 ditë) në krahasim me ethet me temperaturë të ulët që zakonisht shoqëron ftohjen e jo gripin.
  • Përfshinë edhe dhembjet e trupit dhe plogështi dhe lodhjen e mundimshme

Simptomat e zakonshme të ftohjes:

  • Simptomat e ftohjes gradualisht keqësohen brenda disa ditëve.
  • Nxënie dhe shkojnë hundët
  • Shpesh shkaktojnë skuqje fyti, kurse gripi rrallë e shkakton skuqjen e ftytit.
  • Mund të shkaktoj plogështi por kjo është shumë më pak e ashpër në krahasim me lodhjet që mund ta kesh nga gripi.
  • Zakonisht nuk rezulton në probleme serioze shëndetësore dhe hospitalizim.

Ka teste që ju ndihmojnë të diagnostifikoni gripin por nuk ka teste për ftohje. Një test i shpejt mund të bëhet dhe rezultatet janë të gatshme brenda disa minutave. Meqenëse ky test zakonisht bëhet për të parë se sa është shpërndarë gripi në një vend dhe rrallë bëhet dhe kërkohet për tu bërë, mjekët zakonisht janë të aftë të përcaktojnë cilën rrugë duhet ndjekur për trajtimin e gripit apo ftohjes thjeshtë duke u bazuar në simptomat e juaja.

Burimi: sherohu.com

Si të ulni kolesterinën

$
0
0

Për të pasur arterie të shëndetshme ju duhet të ulni nivelet e LDL e gjithashtu të provosh të ngritësh nivelet e HDL. Më poshtë keni 5 mënyra se si të arrini këtë.

Pi lëng portokalli

Lëngu i Portokallit i sapo shtrydhur apo i freskët nga pako mund të ulë kolesterinën. Pjesëmarrësit në një studim të fundit kanë arritur të rrisin nivelet e HDL për 21 përqind dhe ulë ratën LDL/HDL për 16 përqind duke pirë 3 gota lëng portokalli në ditë për një muaj rresht.

Shto konsumimin e omega-3it

Peshku është më shumë se sa zëvendësim i mishit. Përmban acide yndyrore omega 3, i cili ulë kolesterinën LDL. Syno të hash peshk 3 herë në javë – edhe nëse është tuna në konserv. Më të mirët janë peshku tuna, salmon dhe skumbri (meckerel).

Nëse nuk mund të hash peshk atëherë merr suplement ditor me vaj peshku që përmban EPA dhe SHA (dy llojet e acideve yndyrore të Omega 3it). Merr 1000 miligram dy herë në ditë.

Farat e lirit dhe vaji i lirit janë gjithashtu burim i mirë i omega 3it. Një studim ka zbuluar se të hash dy lug me fara të lirit në ditë zvogëlon LDL kolesterinën për 18 përqind. Vajin e lirit mund ta përdorësh në sallata gjithashtu.

Ha bollgur (qull tërshëre)

Bollguri është burim i pasur me fibër e cila formon një lloj xheli në zorrët tua që ndihmon në zvogëlimin e absorbimit të yndyrave që hani. Të hash një gjysmë apo një pjatë të plotë në ditë zvogëlon LDLn për 12 deri 24 përqind.

Burime tjera të mira me fibër janë kumbullat, fasulet, elbi, patëllxhani dhe okra.

Pi verë

Alkooli – pa marrë parasysh llojin – ngritë nivelet e HDLs. “Moderate” do të thotë një gotë vere në ditë për femra dhe dy gota për meshkuj. Nëse pi më shumë se kaq dëmet mund të jenë  më të mëdha se sa dobitë. Vera e kuqe ofron dobi tjera shtesë si antioksidues të fuqishëm që vijnë nga lëvorja e rrushit.

Merru me ndonjë aktivitet fizik

Lidh mbathjet sportive dhe lëviz për së paku 30 minuta në ditë. Ose ngjitu shkalleve në vend se ti hipësh ashensorit dhe jo vetëm një herë por gjithmonë. Dobitë e ushtrimeve të rregullta janë të padiskutueshme. Studimet tregojnë se aktiviteti fizik përmirëson përpjesëtiminë e  HDL në LDL (HDL/LDL ratio), zvogëlon rrezikun e përgjithshëm për sëmundje zemre dhe goditjes në tru. Plus, ushtrimet e rregullta ju ndihmojë të kontrolloni diabetin dhe shtypjen e lartë të gjakut, faktor të pavarur rrezikues të sëmundjes së zemrës.

Burimi: sherohu.com

Mangani largon depresionin

$
0
0

Stimulimi i qelizave te  trurit me ndihme  te  impulseve te  shpejta magnetike nuk eshte  veprim i rrezikshem dhe do te  mund te  ishte nje  ndihmese  e madhe ne  luften kunder depresionit, eshte  perfundimi i nje  hulumtimi te  ri i cili eshte  publikuar ne  SHBA.
Studimi i ri do te  mund te  ishte me interes per 20 deri ne  40 per qind te  pacienteve, me te  cile t nuk jane  te  arritur rezultate te  kenaqshme ne  sherimin me ane  te  kombinimit te  anti-depresive ve dhe psikoterapise , apo tek ata qe  refuzojne  te  marrin ilaçe per te  sheruar kete  semundje.

“Ky hulumtim eshte  deshmi e re e efektshmerise  te  stimulimit magnetik ne  sh rimin e depresionit”, vlereson redaktori pergjegjes i revistes se  njohur, Biological Psychiatry, John Krystal, i cili ka publikuar artikullin per kete  studim.

Teknika e stimulimit magnetik pertej kafkes ka te  beje  me stimulimin e mbeshtjellesit te  trurit me nje  bobine  magnetike, e cila vendoset ne  skalpin e pacientit dhe krijon fushe  magnetike.

Edhe ne  studimet e mehershme eshte  deshmuar qe  magnetet mund te  forcojne  aftesite  mendore.
Hulumtimi eshte  kryer per nente  jave  rresht me 325 paciente  ne  Kanada, Australi dhe Shtete te  Bashkuara te  Amerikes.

Efekte pozitive dhe negative te kafese ne organizmin e njeriut

$
0
0

Konsumatoret e kafese  ende nuk jane  te  qarte  ne se kafeja ka efekte pozitive apo negative ne  she ndetin e tyre. Kjo pasi studime te  ndryshme gjate  viteve kane  dhe ne  edhe rezultate te  ndryshme, madje shpeshhere  edhe kontradiktore.

Nje  artikull i publikuar disa dite  nga e perditshmja amerikane  “New York Times” tregon mbi keto studime, mitet ekzistuese rreth kafese , dhe efektet e saj ne  organizmin e njeriut. A ka munde si qe  keto kontradikta per kafene  dhe kafeinen te jene  te  drejta? Pergjigjja eshte  po, pasi kafeja dhe çaji, mbi te  gjitha kane  ne  perberjen e tyre kimikate te  ndryshme, te  cilat mund te  ndikojne  ne  forma e menyra te  ndryshme ne  shendetin e njeriut.

Semundjet që luftojne brokoli dhe lakra

$
0
0

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat, sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat. Brokoli dhe lakra, dy perime mjaft të rëndësishme, jo vetëm të shijshme, për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përbëjnë shtojnë arsyet për t’u konsumuar akoma më shumë. Në mënyrë të veçante, brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.

Ndërsa konsumimi i lakres ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkures, për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura. Gjithashtu, lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi.

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitres, kancerin e prostatës, kancerin e organëve të brendshme si mushkëritë, melçinë, zorren e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitres, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si-vitamine C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjene. Efekt detoksikues. Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin, reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzeme dhe acarime etj.

Çrregullimet në stomak.

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllekut sepse kapslleku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyësve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.Kujdesi i lëkurës Për mbajtjen e lëkures tuaj të re dhe me shkelqim merita i takon antioksidantëve si beta karoteni, vitamines C dhe ndihmësave të tjerë si kompleksi i vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkelqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkures), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacidëve dhe folatëve të pranishëm në brokoli. Sëmundjet e zemres. Përveç antioksidantëve të permendur më lart, brokoli ka përmbajtje të larte në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemren të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

Kujdesi për syte

Kryesisht zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shendetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmëve nga rrezatimet UV. ImunitetiSubstancat përgjegjëse për ngjyren e gjelbert tek brokoli, vitamina C, beta-karoteni,si dhe vitaminat e minerale të tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Shëndeti i kockave

Duke qënë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i dobishëm veçanerisht për femijet, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozen, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.

Shtatzënia

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qënë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllekun i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.

Tensioni i lartë

Një mineral i rëndësishem, kromi, gjëndet me bollek tek brokoli,i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulines dhe rregullon sheqerin në gjak duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut gjithashtu. Vitaminat, të cilat e bëjnë sistemin tonë të funksionojë si duhet gjënden me bollek tek brokoli, së bashku me fibrat dhe acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Anemia

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi. Përbërësit e pranishëm në brokoli janë karbohidratet, omega-3 acide yndyrore, proteina, vitamine A, B kompleks, C dhe E, beta-karotene, kalcium, hekur, magnez, fosfor, krom, kalium mangan, glucoraphanin, diindolylmethane, zeaxanthin, ujë dhe fibra.

Lakra

Një filxhan laker përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Lakra përmban Vitamina A, vitamine C, vitamine E, dhe Vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e enërgjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant. Së fundi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkures për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura.
Lakra mund të ndihmoje si ilaç në shumë mangësi. Kështu mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me gingivet dhe dobësi e pergjithshme. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe trupi është më i prekshem ndaj infeksionëve dhe sëmundjeve. Lakra siguron një shumë të mirë të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shume Vitamina C se portokalli.
Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e keshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshem. Ajo është e dobishme në trajtimin e depresionit, ulçerave, kancerit të zorrëve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një tjetër mangësi në të cilen lakra mund të ndihmoje është edhe mangësia e ushqimit të forte. Ushqimi i fortë, i njohur ndryshe si fije dietetike, është pjese e bimëve që nuk është në gjëndje që të tretet. Ai mban ujë dhe përmirëson funksionin e zorrëve. Mungesa e fijeve dietetike në ushqime mund të çoje në kapsllek. Kapslleku është shkaku kryesor i sëmundjeve te tilla si dhimbje koke, ulçera në stomak, tretje, kanceri i zorrëve, si dhe shumë probleme të tjera. Lakra është e pasur me fije dietetike. Ky ështe ushqim shumë i mirë per t’u ngrënë n.q.s ju vuani nga kapslleku. Një mangësi në squfur mund të çojë në njv sistem imunitar të dobësuar. E trupit është më pak efikas në luftimin e infeksionëve kur kjo mungon.
Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në sherimin e plagëve. Squfurit është një tjeter lëndë ushqyese që është i rëndësishëm në sherimin e ulçerave në stomak. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit, reumatizem dhe disa probleme të lëkurës, të tilla si ekzema. Lakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur të trurit. Jodi është e vështirë për të gjetur në ushqime. Lakra gjithashtu ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht.

Viewing all 5116 articles
Browse latest View live