Keni lëkurë të yndyrshme? Ja zgjidhja perfekte se si të përmirësojmë lëkurën.
Na nevojitet një kivi, një vezë dhe një lugë mjaltë i shkrirë.
Në një pjatë hedhimi një kivi të copëtuar me blender, pastaj hedhim vezën e plotë dhe e përziejmë derisa të krijohet trajta homogjene, marrim pak mjaltë dhe pasi e kemi shkrirë e përziejmë me kivin dhe vezën.
E aplikojmë maskën mbi lëkurë dhe e lëmë për 20 minuta. Pastaj e lajmë fytyrën si zakonisht. Kjo maskë këshillohet dy herë në javë. Kivi duke qenë se ka acide ndihmon në heqjen e yndyrës nga lëkura, mjalti do ta zbusë atë duke e bërë si mëndafsh, pastaj veza do t’i dhurojë shkëlqim fytyrës.