Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

A ndikon lënja e kontraceptivit në menstruacione?

$
0
0

kontraceptiviNëse ju jeni duke përdorur kontraceptivë duhet të keni kujdes të veçantë për leximin e instruksioneve të këtyre pilulave që ju po përdorni. Këto pilula përmbajnë hormonet e quajtura estrogjen dhe mund të ndikojnë dhe në menstruacionet tuaja.

Është e mundshme që me ndërprerjen e përdorimit të pilulës kontraceptive, mujoret të vonohen ose të ndërpriten përkohësisht (e ashtuquajtura amenorreja postkontraceptive), mirëpo ky çrregullim shfaqet shumë rrallë. Shfaqja e kësaj dukurie shumë shpesh nuk është shkak i kontracepsionit oral, veçse fakt se gruaja edhe para përdorimit të pilulës kontraceptive ka pasur mujore të çrregullta. Kur ndërpritet përdorimi i pilulës, organizmi merr funksionet e veta natyrale dhe ritmin natyror, në të tilla raste ndodh ndërprerja e menstruacioneve. Te disa raste vonesa e mujoreve mund të jetë e shkaktuar nga stresi dhe frika nga shtatzënësia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles