Përzieni një lugë të tharë të gjethes së blirit dhe një lugë fruta mjedra me 2 gota ujë të vluar. Le të ftohet masa për 15-20 minuta.
Ta pini derisa është i vakët, para gjumit. Po ashtu për ta ulur temperaturën mund të përzieni një lugë gjethe të thara të blirit me një lugë kamomil.
Përzierjen e mbushni me dy gota ujë të vluar, e mbuloni, dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Pasi të jetë ftohur, përzierjen ta konsumoni tri herë në ditë, nga gjysmë gote.
Në rast se keni temperaturë trupore, ju sugjerojmë që trupin tuaj ta lagni me uthull të mollës. Sidomos keni vëmendjen në stomak, nënsqetulla dhe fytyrë, ndërsa që uthullën pas 10 deri 15 minutave e shpëlani me ujë.