Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Nuancat e buzëkuqit kombinoni grimin e syve

$
0
0

Nuancat e buzëkuqit kombinoni grimin e syve Grimi i syve ‘smokey’ është një stil grimi shumë i komplikuar, që kërkon përkushtim të veçantë. Mirëpo, i gjithë mundi juaj mund të shkojë dëm nëse sytë nuk i kombinoni me një nuancë të përshtatshme të buzëkuqit.

Për ta mos e bërë këtë gabim, kombinojeni grimin e syve ‘smokey’ me ndonjërën prej nuancave të mëposhtme

1. Ngjyra rozë

Buzëkuqi me ngjyrë rozë është i mrekullueshëm për t’u kombinuar me sytë ‘smokey’, sidomos nëse keni përdorur hijezues me ngjyrë të hirtë. Ngjyra rozë dhe ajo hiri kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën.

2. Ngjyra e pjeshkës

Nuancat e buzëkuqit kombinoni grimin e syve

Buzëkuqi me ngjyrë të pjeshkës ndikon në zbutjen e dukjes së cilitdo lloj të lëkurës, megjithatë kjo ngjyrë është më e përshtatshmja për femrat me nuancë më të ngrohtë të lëkurës. Nëse nuk keni buzëkuq të tillë, atëherë duhet ta blini sa më shpejt pasi që kjo ngjyrë kombinohet shumë mirë edhe me grimin e syve ‘smokey’ që do të jetë një trend i fuqishëm i këtij sezoni.

3. Bojëvishnje

Nuancat e buzëkuqit kombinoni grimin e syve

Nëse keni vendosur që grimin e syve ‘smokey’ ta kombinoni me buzëkuq bojëvishnje atëherë duhet të keni kujdes në përzgjedhjen e nuancës, pasi që bojëvishnja e mbylltë mund të duket shumë e errët, duke krijuar efekt negativ. Andaj, përdorni buzëkuq me nuancë më të çeltë të ngjyrës vishnje.

4. Ngjyra e kuqe

Nuancat e buzëkuqit kombinoni grimin e syve

Ndonëse grimi i syve ‘smokey’ nuk është mirë të kombinohet me ngjyra të forta, ngjyra e kuqe gjithmonë bën përjashtim. Në fakt, efekti që krijohet nga kombinimi i ngjyrës së kuqe me sytë ‘smokey’ dallon shumë nga efektet që krijohen nga kombinimet me ngjyrat tjera, edhe ky kombinim është mbresëlënës.

5. Përdorni vetëm shkëlqyes të buzëve

Nuancat e buzëkuqit kombinoni grimin e syve

Në fakt, për ta kompletuar dukjen tuaj, ju mund të mos keni nevojë fare për buzëkuq. E tëra që duhet të bëni është ta përdorni një shkëlqyes të buzëve, për ta krijuar një efekt të mrekullueshëm të kombinimit me grimin e syve ‘smokey’.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles