Pyetja: Kur duhet ta përdor lapsin për buzë dhe cila metodë aplikuese është më e mirë?
Përgjigje: lajneri apo lapsi për buzë është për buzëkuqin sikur primer-i për pudrën (sherkun) ose shtresa bazë për manikyrin e thonjve; nuk është e domosdoshme, por kjo e bën buzëkuqin tuaj të duket më mirë dhe të zgjat më shumë. Ja çfarë duhet të keni në considerate gjatë përdorimit të tij:
1. Nëse keni buzë të holla apo pa formë. Duke i theksuar buzët me laps që është një nuance më e errët se ngjyra natyrale e buzëve tuaj, i bën ato të duken më të plota dhe të formësuara. “Shmangni kufizimin e buzëve jashtë formës apo vijës, kjo funskionon vetëm në kamera, përndryshe do të dukeni shumë artificial”, thekson grimieri Nick Barose.
2. Nëse buzëkuqi juaj ka fund shkëlqyes apo posedon formulë hidratuese.Buzëkuqët me shkëlqim dhe hidratim kanë më shumë gjasa të lëshojnë ngjyrë apo të rrjedhin se sa buzëkuqët mat. Që të anashkaloni këtë problem dhe ta mbani ngjyrën në buzë, makeup artisti Troy Surratt rekomandon përdorimin e lapsit natyral ngjyrë rozë për kufizimin e buzëve tuaja, dhe më pas të aplikoni pudër në buzë e fare në fund buzëkuqin.
3. Nëse dëshironi që buzëkuqi juaj të zgjat tërë natën. Për sigurim shtesë kundër venitjes apo zbehjes së buzëve gjatë ndonjë ahengu apo mbrëmje, plotësoni tërë buzët me laps e jo vetëm ti kufizoni skajet, e më pas aplikoni buzëkuqin. Dendësia e lëmuar vepron si mbajtës i ngjyrës së buzëkuqit.
4. Në vend të buzëkuqit. Lapsat për buzë janë si zëvendësim i buzëkuqit mat. Zgjidhni laps më të trashë me maje të butë si dhe përdorni një brushë për ta përzier atë./femra.net/