Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Kujdes si qëndroni në këmbë dhe ulur!

$
0
0

Kujdes si qëndroni në këmbë dhe ulur!Zakonisht kur ankohemi nga dhembjet e ndryshme trupore, ia hedhim fajin punës, por nuk e kuptojmë se ato shkaktohen nga mënyra e gabuar e të ndenjurit ulur ose në këmbë.

Specialistët që mbulojnë këtë sektor japin këshilla për parandalimin e dhembjeve që vijnë prej tyre.

Pjesa kërcitëse e këmbëve, dhembjet e shpinës, kërcitja e nofullave, dhembja e pakuptueshme e kokës, e gjunjëve, mund të shkaktohen nga çekuilibri në mënyrën e të qëndruarit në këmbë dhe nënshtrimi i forcës së rëndesës. Sipas teorive neurofiziologjike më moderne, mënyra e qëndrimit është përcaktuar nga një aktivizim i përgjithshëm i muskujve dhe nervave, që merr formë minutë pas minute nga forca që i nënshtrohen asaj së rëndesës, kushteve të jashtme, reagimeve psikologjike të secilit prej nesh dhe faktorëve të tjerë, transmeton “Zëri.info”.

Dihet se nuk ekziston një mënyrë qëndrimi ideale, se për vetë natyrën e saj është dhe duhet të jetë dinamike, e ndryshueshme. Mënyra e të qëndruarit ndikohet nga gjendja psikologjike e personit. Për këtë arsye nuk është gjithmonë e thjeshtë të kuptosh se cila është arsyeja e vërtetë e humbjes së harmonisë.

Humbja e ekuilibrit të duhur nuk shkaktohet kurrë vetëm nga sjellje jokorrekte, si për shembull mënyra e të qëndruarit ulur para një kompjuteri. Në fakt, në këto raste, janë të mjaftueshme disa detaje të rëndësishme, si vendosja e një karrigeje të përshtatshme, apo një aktivitet i rregullt fizik për të kaluar dhembjet që mund të shtohen, duke pasur një qëndrim jokorrekt.

Dhembjet mund të shkaktohen edhe nga dëmtimi i ndonjë prej organeve që kontribuojnë në mbajtjen e pozicionit të duhur, e nëse diçka e tillë ndodh, atëherë mund të ndërhyjnë specialistët.

Ekziston gjithashtu mundësia që dhembjet të varen nga ndonjë patologji specifike lokale që modifikon strukturën dhe ndryshon qëndrimin e zakonshëm.

Andaj nëse dëshironi që të mos keni më probleme dhe dhimbje, duhet të keni parasysh se si qëndroni ulur, si rrini në këmbë dhe keni parasysh këshillat e lartpërmendura./


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5116

Trending Articles