Quantcast
Channel: Keshilla.NET
Viewing all 5116 articles
Browse latest View live

Vaji i Kokosit për mirëqënie të përgjithshme

$
0
0

Çliron stresin. Duke bërë një masazh të lehtë tek tëmthat dhe koka në formë rrethore, çlodh trurin dhe ul gjendjen e stresit.

Përmirëson tretjen. Yndyrnat e pangopura të këtij vaji, kanë cilësi  anti-bakteriale të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shaktojnë tretje te ngadaltë dhe probleme të tjera. Ky vaj e ndihmon organizmin të përfitojë më mirë edhe vitaminat/amoniacidet/mineralet  e ushqimeve të tjera duke ju bërë më të shëndetshëm

Fitness. Duke qenë se përshpejton metabolizmin, rregullon funksionin e tiroides, dhe ngre nivelin e energjive, ndihmon ata që merren me fitness edhe per shtimin e muskujve.

Gjakosja e  hundëve. Ky vaj parandalon këtë fenomen, kur shkaktohet nga te ftohtët ekstrem. Kjo shaktohet kur pjesa e brendshme e hundës thahet se tepërmi. Ju thjesht duhet të lyeni pjesën e brendshme të hundës me vaj kokosi duke ndihmuar me gishta. Po ta bëni mire kete gje, do te forcohen kapilarët  dhe do të ndihmojë  në parandalimin e këtij fenomeni. Për nënat që ushqejne fëmijët me qumesht gjiri. Të konsumohen 3 luge e gjys gjelle në ditë do të ndihmojë në shtimin e qumështit. Ndihmon për rënie nga pesha. Ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

 


Këshilla për meshkujt

$
0
0

Burrat shpesh here e neglizhojne kujdesin per lekuren. Ata mund te kujdesen per formen fizike/sportin, per floket, per veshjen, po kur vjen puna per lekuren nuk jane shume te vemendshem. Ata kane 20% Yndyre me shume se femrat dhe si pasoje lekura e tyre grumbullon me shume papasterti. Pirja e duhanit dhe alkolit u shumefishon atyre problemet e lekures.  Une po ju jap disa receta per maska fytyre.

Lekure me shume yndyre:
1/2 filxhan tershere te zier + 1 te bardhe veze + 1/2 filxhan molle te grire +  1 luge gjelle me leng limoni. Perziejini te gjitha bashke (kur tereshera eshte e ftohte pas zierjes) dhe aplikojeni ne fytre, mbajeni 10 min dhe apstaj sheplajeni me uje vakur.

Per lekure te thate:
1 te verdhe veze +  ½ filxhan tershere te zier  +  ½ banane te shtypur + 1 luge gjelle mjalte.       Perzieji mire dhe aplikoje ne fytyre, mbaje per 15 min, pastaj sheplaje me uje te vakur.

Per lekure delikate (qe acarohet shpejt):
1 veze te plote  +  ½ filxhan tereshere te zier + 1 luge gjelle me vaj bajamesh. Perzieji mire dhe aplikoje ne fytyre, mbahet 10 min pastaj shpelahet me uje te vakur.

Edhe ndonje masazh me vajra natyrale, here pas here do te ishte shume qetesues dhe anti-stres. Kerkoni ndihmen e partneres tuaj dhe idealja do te ishte qe keto maska t’i pregatisnit se bashku dhe pse jo ta ktheni ne nje argetim te vazhdueshem. Copyright © Bimë Mjekësore

 

Dietë anticelulit

$
0
0

E Hena

Mengjesi: nje filxhan qumesht pjeserisht te skremuar (200 ml); 4 fette biscottate; 150 g di kumbulla te thata

Pas mengjesit: nje gote me leng boronice pa sheqer (150 ml)

Dreka: 80 g makarona (penne) jo shume te ziera me vaj, 2 luge salce domate te fresket dhe nje luge djathe te grire; sallate mikse (perime dhe gjethe jeshile (jeshilleqe tip spinaq, sallate jehsile, rukola, etj), domate, piper, kastravec, karrota); Caj bishtmithi.

Zemra: Fruta pylli me leng limoni (150 gr)

Darka: sallate mikse me marule, domate, karrota dhe 2 veze te ziera, nje panine soje (50 g); 150 gr Kivi, Caj bishtmithi.

 

E Marta

Mengjesi: Nje filxhan kafe elbi, nje tas kos I skremuar (125 g); 4 biscota te thata; 150 gr dardha.

Pas mengjesit: Nje gote me leng ananasi pa sheqer (150 ml)

Dreka: 80 gr oriz me vaj, kunguj te njome te skuqura ne tigan me qepe, (te copetuara) dhe nje luge djathe I sallate mikse, Caj lule murrizi.

Zemra: Nje molle (1509)

Darka: 200 gr fileto merluci ose plaice e zier me avull, ose 100 gr gjize lope ; miks perimesh (fasule, kunguj,) te ziera me avull ; nje fete buke integrale (30 g); 150 gr kivi, Caj lule murrizi.

 

E Merkura

Mengjesi: nje filxhan qumesht pjeserisht te skremuar (200 ml); 4 biscota te thata me tershere; 150 gr sallate me fruta te stines.

Pas mengjesit: 150 gr boronica.

Dreka: 80 gr spageti pak te ziera, me molusqe dhe vaj; kunguj te zier; tisana geshtenje kali (ose indie).

Zemra: Nje tas kos natyral (125 gr)

Darka: 120 gr mish vici ose derri (pa yndyre)te bera be zgare; speca djeges, kunguj dhe patellxhane zgare ; nje panine soje (50 g); nje molle (150 g); Caj geshtenje kali.

 

E Enjtja

Mengjesi :-nje filxhan qumesht pjeserisht te skremuar me pake kafe elbi 200ml, dhe 2 luge me drithera , 150 gr ananas

Mbas mengjesit :-nje lenge molle i ber vet me pake uje 150 gr

Dreka :- 50 gr thjereza te zjera me ndonje erez sipas deshires , sallate jeshile me pake leng limoni ,dhe se fundmi nje caj.

Zemra :nje gote me leng qitroje 150 ml

Darka :120 gr rosto me mish pule ,sallate mikse me fara soje, speca dhe karrota, nje fete buke me drithera te ndryshme 30gr, 150 gr kumbulla , Caj Lule radhiqe.

 

E Premtja:

Mengjesi:-nje filxhan kafe elbi,nje gote kos pa yndyrne 125 gr, 4 feta buke te thekur, nje qitro 150 gr.

Mbas mengjesit 150 gr ananas.

Dreka:-80 gr makarona flutur te gatuar me copeza domatesh (qershi), dhe ca gjethe laker (rucola _si laboti ) dhe 50 gr gjize, sallate me lakra domate dhe leng limoni,dhe caj.

Zemra:-150 gr rrush i eger (fruta pylli)

Darka:-200gr peshk i pjekur ;sallate me fara soje dhe kokrra misri,nje panine me mjell soje 50gr,dhe nje gote me leng agrumesh 150ml, nje molle ne furre (e pjekur) 150gr, Caj Bliri.

 

E Shtuna:

Mengjesi:-nje filxhan qumesht gjysem te skremuar 200 ml,4 feta buke te thekur, nje molle 150 gr.

Mbas mengjesit :-leng rrushi te eger pa i shtuar sheqer 150 ml

Dreka:-120 gr me brinje vici ose derri ne gril, nje sallate mikse ,nje molle ne furre 150 gr ,dhe nje caj Bliri.

Zemra :-nje gote me leng qitroje 150 ml

Darka:-nje pice vegjetarjane ( me spinaq )me gjize dhe pa djalle mocarele ,speca kungulleshka patellxhane te pjekura ne gril ,150 gr fruta pylli, Caj Meshtekne.

 

E Diela :

Mengjesi:-nje filxhan kafe elbi, nje gote kos pa yndyrne 125 gr ,4 feta buke te thekur ,150 gr kiwi

mbas mengjesit :-nje gote me leng rrushi te eger 150 ml

Dreka:-200gr kallamar (oktapod) te gatuar me pake leng dhe me bizele, nje panine me mjell soje 50 gr, nje filxhan caj

Zemra :-lengun e nje qitroje 150 ml

Darka:-100 gr proshute , me ca lakra te grira dhe ca grimca djath, nje sallate mikse, nje fete buke me drithera te ndryshme 30 gr , 150 gr dardhe , Caj Bishta qershie.

 

Dylli i bletës mbron lëkurën

$
0
0

Është tajitje e bletës punëtore nga gjëndrat e posaçme. Është i përbërë nga mjalti të cilin bletët e kanë ngrënë. Për të prodhuar një gjysmë kilogrami dyllë, nevojiten midis një dhe dy kilogramë mjaltë.

Shfrytëzohet në formë kremërash për fytyrë dhe duar dhe mjete për kurimin e buzëve. Preparatet e mjaltit janë dëshmuar të mrekullueshme në shërimin e astmës bronkiale, laringitisit kronik, infektimeve të traktit të frymëmarrjes, kollës, llojeve të ndryshme të alergjive, kolitisit ulceroz, pengesave në organet e tretjes, të të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore, sëmundjet e lugthit, të zorrëve, pastaj dekubitusi (plagët e shkaktuara nga qëndrimi në pozitë të shtrirë një kohë të gjatë).

Preparatet e mjaltit mund të shfrytëzohen edhe si parandalues, për ngritjen e nivelit të qëndrueshmërisë së organizmit, i cili shfrytëzohet në trajtimin e sëmundjeve kronike (p.sh. astma), pastaj edhe në pengimin e sëmundjeve të ndryshme.

Si të parandaloni djersitjen

$
0
0

Jeni një femer e shëndetshme, vuani nga djersitja e tepërt dhe ndjeheni shpesh ne siklet? E keni ditur se ju mund të parandaloni shfaqjen e djersitjes nëse kujdeseni pak për veten? Cfarë mund të bëni? Mjafton të vendosni një rregull ditor se cfarë I nevojitet trupti tuaj për të ruajtur higjenen dhe aromen e mire, më pas gjërat do të bëhen refleks vetë me kalimin e kohës.

Hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar shfaqjen e djersë:

Trajtim në mënyrë natyrale.

Deodorantët e duhur janë ata që kanë në përbërjen e tyre sherebelë, rosmarinë, përbërës që mbulojnë erën dhe kanë ndikim kundër bakterieve ne lëkurë.

Gjithashtu një recete për trajtim natyral për të frenuar djersën është : 20 gr gjethe  mështekne i zjejmë në një litër ujë jo më shumë se 10 min dhe e pijmë gjatë gjithë ditës.

Edhe veshjet kanë një rëndësi për djersën. Rrobat sintetike krijojnë nxehtësi, më mirë të vishen rroba të lehta dhe prej pambuku.

Evito ushqimet që prodhojnë nxehtësi të brendshme si mishi i kuq, djathrat me yndyre, gjalpin dhe të skuqurat si dhe ushqimet që të japin etje.Sa më shumë të pish ujë aq më shumë djersit. Lëngjet nuk duhen pirë të ftohta ose me akull. Eleminoni pijet me gaz sepse e ftohin trupin nga jashtë duke krijuar një hapësrë termike qe rrit sasine e djersës.

Do që të eleminosh njollën e djersës që krijohet sapo vesh një bluzë të ngushtë? Hapi i parë është që të  kurosh me detaje higjenën ditore dhe të zgjedhesh produktet e duhura.

Grupi i gjakut 0 (ushqimi/dieta)

$
0
0

Grupi 0 u shfaq tek Kromanionet rreth 40000 vite para Krishtit.Grupi 0 eshte Gjuetari…Karakterizohet ne mishngrenes,sistem tretes te fuqishem,sistem imunitar tolerant,pershtatet mjaft mire ndaj stresit me aktivitet fizik.Organizmi I grupit 0 karakterizohet nga nje gjendje Ketosi- ne te cilen metabolizmi I trupit ndryshon..Trupi ne saje te metabolizmit I kthen proteinat ne ketone te cilat perdoren ne vend te sheqerit me qellim qe te stabilizohet niveli I glukozes ne gjak.Faktori kryesor qe con ne rritjen e peshes eshte gluteni qe ndodhet ne bimen e grurit dhe nga prodhimet e grurit..Gluteni ndikon ne metabolizem dhe krijon efektin e kundert te ketoneve..ai pengon prodhimin e insulines.kur hani gluten eshte njelloj si ti vesh benzene te keqe nje makine qe ne vend qe te ushqeje motorin e bllokon fare…Ju mund te humbisni peshe duke larguar prodhimet e grurit.Faktor tjeter jane disa bishtaja vecanerisht thierezat dhe fasulet pasi kane lektina qe ngjiten ne indet muskulare duke I bere ato me alkaline.Faktor tjeter eshte gjendra tiroide..Niveli I ulet I hormonit te tiroides ,niveli I ulet I jodit cojne dobesim te indeve muskulare ,mbajtje ujerash dhe lodhje…

Ushqimet qe sjellin rritjen e peshes-Gruri dhe misri pengojne prodhimin e insulines dhe rendojne metabolizmin, fasulet, thierezat dhe lakrat pengojne perdorimin e kalorive, ndersa kungulli, gjethet e sinapit si dhe lakra e Brukselit ulin prodhimin e hormonit te tiroideve.. Ushqimet qe sjellin renien e peshes-fiqte, prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar kane odd he rrisin prodhimin e hormonit te tiroides,melcia eshte burim i shkelqyer i vitamins B dhe ndihmon metabolizmin, mishi I kuq, lulelakra, spinaqi dhe brokoli ndihmojne metabolizmin. MISHERAT – Duhet te konsumoje sa te doje mish vici pa dhjam, qengj, pule deti.. Proteinat jane shume te domosdoshme. Kujdes ne madhesine e racioneve. Jo me shume se 175 gr ne vakt.Grupi 0 ka perqindje te larte acidi gastric ne stomak ndaj e tret shume mire mishin..Duhet te konsumoni si shume te dobishme :mish lope, vici,mish te grire, stomak, veshke, zemer, qengj, melcivici, pule, derri, dele, sorkadhe. TE DOBISHEM – bluefish, sardele, gjuheza, levrek, salmon, peshk guri, barbun, peshk shpate. NEUTRALE –toni, midhjet, gaforre, peshkaqen, kallamar, kembe bretkose, levrek deti, karkalece, karavidhe. TE DEMSHEM- peshk mace, haviar, salmon, oktapod PRODHIMET E QUMESHTIT DHE TE VEZEVE – duhet te kufizojne ne maksimum prodhimet e qumeshtit. Zevendesues eshte qumeshti i sojes dhe djathi i sojes NEUTRALE- Gjalpi, Djathi i bardhe, Qumesht dhie, Mozarela, Djathe soje, Qumesht soje, TE DEMSHEM- Blue chesse,Graviera, Akullore, cottage, Kos, Qumesht i skremuar, Qumesht dhie, Parmixhano, Djathe i bute me pak yndyre, YNDYRNAT DHE VAJERAT- Grupi 0 ka nevoje per yndyrna… 1 luge gjelle vaj ulliri ne sallate ose ne gjelle ndihmon ne jashteqitje dhe ne tretje.. gjithashtu vaji i ullirit ndihmon zemren ne uljen e kolesterolit. Lektinat e ullinjve dhe te vajit te misrit shkaktojne probleme ne sistemin tretes te gra, si dhe shkaktojne veprimin e kundert nga vajerat e dobishem. TE DOBISHME- vaj ulliri, vaj lini, TE DEMSHEM – vaj canola, NEUTRALE- vaj misri, pambuku, susami FRUTA TE THATA DHE FARERA- Grupi 0 mund te gjeje nje burim te mire plotesues te proteinave bimore.. kush do te ruaje peshen duhet te shmange konsumin e tyre. TE DOBISHME – fara kungulli, arra NEUTRALE- bajame, geshtenja, lajthi, gjalpe bajamesh, fara luledielli, TE DEMSHME- arra brazili, fistike, gjalpe nga fistike BISHTAJA- Grupi 0 i pervetseson shume mire fasulet. Njerezit e grupit 0 jane me te gjalle kur muskujt e tyre jane ne gjendje pak acide qe ndihmon te djegin me mire yndyrnat. Keshtu vetem nje pjese e vogel e fasuleve mund te bejne mire per grupin 0. Keto fuqizojne sistemin tretes dhe ndihmojne ne mbylljen e ulcerave, problem ky i pranishem per shkak te perqindjes te larte te acideve te stomakut. TE DOBISHME- fasule aduki, fasule syzeze, fasule pinto, NEUTRALE- fasule te zeza, fasule cannellini, bizele, fasule te bardha, TE DEMSHME- fasule kidney, fasule soje, thiereza kafe, jeshile, te kuqe, fasule navy. NEUTRALE- krithari, miell orizi dhe oriz TE DEMSHME- fara gruri, simigdhali, farina, cornflakes, miell misri,BUKE DHE PRODHIME MIELLRASH- Grupi 0 nuk i pranon aspak ushqimet me baze miellin. Preferohet buka Esseon. TE DOBISHME- Buke Esseon, NEUTRALE- buke nga orizi i paqeruar, buke pa gluten, buke sikali 100%, buke nga miell soje, kek orizii TE DEMSHME- Muffin misri,buke nga farer ate ndryshme, buke misri, buke nga gruri i forte,kullure. DRITHERAT DHE BRUMERAT- Nuk ka drithera te dobishme per grupin 0. NEUTRALE-, miell orizi, miell krithari, miell fagopuri, TE DEMSHME – miell nga gruri I forte, miell i thjeshte, miell nga gluteni ZARZAVATE, BIME, PRODHIME SOJE, BARISHTE TE FRESKETA – per Gr0 ka nje shumellojshmeri zarzavtesh, por pa e tepruar me to.. Disa zarzavate hskaktojne problem psh: lakra e brukselit, gjethja e sinapit dhe kungulli cojne ne uljen e prodhimit te gjendrave tiroide. Lakra jeshile, lulelakra, sallata jeshile, brokoli dhe spinaqi kane vitamine K qe ndihmon ne mpiksjen e gjakut. Patellxhani dhe patatet shkaktojne problem me artridet. Misri i embel pengon prodhimin e insulines duke shkaktuar diabet dhe dhjamosje. TE DOBISHME – Gjethe panxhari, Preshi, Angjinare, Bamje, Majdanoz, Kungull, Patate te embla, brokoli, hudhra, lulelaker, qepe, speca te kuq, NEUTRALE – Asparage, Panxhar, Ullinj jeshile, Domate, Radhiqe, Kunguj te vegjel, Bizele,Speca, qepujka, Selino, Speca djeges, Kastravec, Kerpulla, Sallate jeshile TE DEMSHME- Patellxhane, Ullinj te kuq e te zinj, Sinap, Lulelakra, Laker e kuqe dhe e bardhe, Patate te kuqe te bardha, Miser i embel. FRUTAT-Njerezit e Gr0 mund te konsumojne shumellojshmeri frutash pasi jane nje burim mjaft i mire vitaminsh, kriperash minerale dhe fibrash dhe zevendesues te shkelqyer te brumerave. Portokallet , mandarinat, luleshtrydhet duhet te menjanohen per shkak te aciditetit. TE DOBISHME- Fiq, Shega, kumbullat, kumbullat e thata NEUTRALE – Molla, banana, luleshtrydhe te egra, qershi, limon, dardha, shalqi, kiwi, ananas, pjeshke, greipfruit, pjepri, rrush i kuq, jeshil, i zi, kajsite. TE DEMSHME- Manaferra, portokallet, luleshtrydhet, arra indie, mandarinat, Leng molle, portokalli, BIME MJEKESORE, EREZA DHE BIME TE THARA- Nje kombinim i pershtatshem mund te fuqizoje sistemin imunitar dhe tretes, TE DEMSHME – Kanella, vanilja, piperi pluhur i bardhe i zi, uthulla, PIJE TE NDRYSHME – TE DOBISHME- uji mineral NEUTRALE – birra,vera e kuqe, vere e bardhe TE DEMSHME – kafeja normale, pa kafeine, pijet alkolike me ngjyre, pijet freskuese, caji i zi, caji normal pa kafeine

Diete per grupin e gjakut 0

E hene:Mengjes: sallate frutash – Dreka: peshk barbun i pjekur ne zgare & sallate jeshile – Pasdite: 3 kokrra kumbulla- Darka: supe peshku ose perimesh

E marte:Mengjes:1 fete buke thekre me marmalate & gjysem gote qumesht soje – Paradreke: gjysem kokrre molle – Dreka: 150 gr biftek vici & sallate jeshile – Pasdite: 2 kiwi – Darka: 1 sallate mikse me domate,kastraveca

E merkure:Mengjes: 1 gote leng ananasi,1 kokerr veze surbull – Paradreke:gjysem kokrre molle – Dreka: lulelaker,spinaq & brokoli & sallate jeshile – Pasdite: 5 kokrra arra – Darka: 1 tas sallate frutash

E enjte:Mengjes: Nje fete buke thekre +1 gote qumesht soje+1 luge mjalte – Paradreke: 8 luleshtrydhe – Dreka: peshk merluc & sallate jeshile – Pasdite: 1 kokerr dardhe – Darka: 1 pjate supe peshku

E premte: Mengjes:1 gote leng karote & molle – Paradreke: gjysem kokrre molle Dreka: perime zgare & sallate jeshile Pasdite: gjysem kokrre molle Darka: supe perimesh.

E shtune Mengjes: 1 veze surbull Paradreke: 1 fete ananas Dreka: fileto vici & sallate jeshile Pasdite: 1 fete pjeper ose dardhe apo pjeshke Darka: 1 kos light E diel Mengjes:1 gote qumesht soje Paradreke:gjysem kokrre molle Dreka: peshk & sallate jeshile – Pasdite: 1 kos te vogel light – Darka: perime zgare

Maska më e re Efira

$
0
0

Maskë eksfoliante, Rigjeneruese, Zbardhuese, dhe Masazhuese.

Efira është një maskë 100% Natyrale dhe pa konservantë, prodhuar sipas një formule të vjetër, sekret i Bukurisë së Mbretëreshave ILIRE, Epirotase, Maqedonase dhe Greke, me vonë e shpërndarë në të gjithë Europën dhe Orient, ku bukuria e femrës adhurohet si një gjë e shenjtë.

Përdoret për çdo lloj lëkure dhe në çdo moshë mbi 20 vjeç.

Ka efekt peeling (heq qelizat e vdekura), Natyral, aspak agresiv, të ngadalshëm por të vazhdueshëm. Duke hequr qelizat e vdekura, ndihmon në rigjenerimin natyral të lëkurës dhe fytyrës, në eliminimin e rudhave të vogla e të mesme dhe në zbutjen e rudhave të mëdha. Njëkohësisht ka edhe efekt zbardhues dhe e perdorur ne vazhdimesi ndihmon ne eleminimin e njollave kafe apo akneve.

E veçanta e kësaj maske është efekti i saj masazhues dhe tonifikues.

 

Mënyra e përdorimit:

Merrni gjysëm luge kafeje nga kjo maskë balsamike. Hidheni në një filxhan kafeje. Shtoni 15-25 pika lëng limoni të freskët. Përziejeni mirë dhe pastaj, me gishtat e dorës shpërndajeni në gjithë fytyrën dhe qafë, duke masazhuar lehtë, derisa të mbarojë e gjihtë sasia që pregatitët. Këtë maskë duhet ta mbani në lëkurë 15-30 minuta. Pas tre-katër minutash do të ndjeni në fytyrë një shtrëngim të lehtë që vjen duke u shtuar. Mos u shqetësoni, maska është duke bërë punën e vet. Nëse keni ndonjë plasaritje ose dëmtim tjetër të lëkurës mund të ndjeni një djegie të lehtë ose pak a shumë. Asnjë shqetësim. Kalon shpejt dhe lëkura riparohet.

Pasi të kalojnë minutat e nevojshme, shpëlajeni fytyrën me ujë pak të vakët. Nëse ju djegin sytë mos u shqetësoni, është efekti i limonit. Shpëlajini mirë sytë dhe djegia kalon menjëherë.

Dy-tre minuta pas shpëlarjes vendosni në fytyrë një krem ushqyes natyral mundësisht me baza bimore.

Kjo maskë, në fillim përdoret tre ditë rrjesht, pastaj një ditë po një ditë jo, dhe, pas stabilizmit të lëkurës duhet përdorur vetëm 2 herë në jave.

Sasia e saj mjafton për rreth 10-13 aplikacione. Kushton 18 mije leke të vjetra. Përdoret deri në 3 muaj pas hapjes.

Ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri

$
0
0

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funskioneve janë rrënjësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë:
Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit.
Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.
Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.
Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.

Duke qenë së hekuri është kaq I rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në:

Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë.

Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.

Lista e Perimeve të pasura me Hekur:

Perimet jeshile si Spianqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu:

Fasulet jeshile

Rrënjë rrepash e panxhari

Bizelet

Patatja

Majdanozi

Asparagu

Lakërishtet

Shalqini

Misri

Lakra e kuqe

Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur:

Të gjitha llojet e fasuleve

Barbunjat / bishtajat

Farat e Sojës

Farërat:

Fara Luledielli

Fara Kungulli

Drithërat:

Orizi kaf

Gruri

Cereali

Spageti/Makaronat në përgjithësi

Prodhimet shtazore:

Mishi I pulës dhe gjeli I detit

Mëlçia

Sardelet

Mishi

Mëlçi pule

Kosi natyral

Frutat e thata:

Bajamet (dhe Vaji I tyre)

Kumbullat dhe kajsitë e thata.

Kjo ishte lista e ushimqimeve me përmbajtje të lartë hekuri, këto ushqime janë gjithashtu të pasura më Vit C e cila e ndihmon trupin të përvetësojë Hekurin. Shpresojmë qe ko listë do t’ju ndihmojë t’i planifikoni më mirë vaktet tuaja.


Dy ditë në javë pa karbohidrate për të humbur peshë

$
0
0

Ka shume persona qe cdo dite luftojne me peshen e tepert, nese jeni te lodhur nga dietat drastike dhe nga rezultatet zhgenjyese, provoni te eleminoni karbohidratet nga dieta juaj per dy dite ne jave.

Pa shume sforcime, por me nje kontroll te vazhdueshem te ushqimit dhe te motivuar ju mund te ktheheni ne forme dhe me ne fund te jeni te kenaqur me trupin tuaj.

Duke mos u perqendruar ne rastet me te renda, ne 100 persona, 46 kane probleme me ushqimin ose me peshen e tepert. Per kete, per te mbetur ne forme dhe ne te njeten kohe per te mbrojtur shendetin tuaj, do te majftoje shume pak, eleminoni karbohidratet nga ushqimi juaj per dy dite ne jave.

Prej kohesh dietat tradicionale jane vene nen lenten zmadhuese per mungesen e efektivitetit dhe per veshtiresine e shfaqur nga personat ne mbipeshe per te ruajtur nje ritem shume te ngushte ne menyre te vazhdueshme.

Zgjidhja vjen nga nje studim i kryer nga kerkuesit e spitalit universitar South Manchester (Mbreteria e Bashkuar). Studiuesi Michelle Harvie ka zbuluar se limitimi i karbohidrateve ne 7 dite ne 7 eshte shume me pak efikas se sa kur i largoni teresisht nga dieta per 2 here ne jave.

Verini frena konsumit te karbohidrateve duke eleminuar krejtesisht 2 dite ne jave, kjo gje do t’i lejoje vecanerisht personat qe duan te humbin peshe dy here me shpejt sesa normalja.

Ne nje kampion prej 115 perona, te ndare ne dy grupe, ata qe kishin eleminuar karbohidratet per 2 dite ne jave humben 4 kg ne 3 muaj, ndersa grupi tjeter me pak i kontrolluar raportoi humbje peshe vetem 2, 4 kg ne 3 muaj.

 

Sheqeri na bën të dukemi më të plakur

$
0
0

Festat po afrohen me “ngarkesen” e tyre te darkave mes miqve, dhe ushqimeve te shijshme.

Kush eshte i babzitur per embelsira ka nje arsye me shume te permbahen nga ekzagjerimi me embelsirat. Sheqeri i tepert jo vetem qe na ben te luftojme me ekuilibrin, por i sjell lekures tone nje plakje te parakoheshme dhe na dhuron nje pamje me rreth dy vite me shume.

Kete fakt e sjell nje studim hollandez realizuar nga universiteti Leiden. Kerkuesit arriten ne keto konkluzione pasi ndane nje grup per 569 vullnetare ne tre grupe te shendoshe, te perbere ne baza te ndryshme perqendrimi (i ulet, i mesem, i larte) te sheqerit ne gjak pas nje vakti.

Ata gjtihashtu kane shqyrtuar paralelisht 33 diabetike me vlerat e sheqerit ne gjak akoma me te larta.

Ne fund kane kerkuar 60 persona te tjere nga jashte, te vezhgojne fotot e vullnetareve dhe te thonin se sa vjec tregonte secila nga foto e fotografuara.

Rezultati eshte se, nivele te larta te glukozes ne gjak ben qe te dukemi me te vjeter, edhe ne prezence te faktoreve te tjere, duke perfshire edhe moshen e vertete te personit, mes te cilave pirja e duhanit dhe rrezet e diellit, apo seancat solare te meparshme.

Diferenca mes grupit me sheqer te ulet dhe diabetikeve eshte nga 1 vit e 7 muaj, ne nje mesatare prej 59.6 vjec dhe 61.2 vjec.

Por edhe ne mesin e jo-diabetikeve me nivele te larta te glukozes dhe persona me glicemine e ulet diferenca eshte rreth nje vit.

Mesatarisht, ekspertet kane percaktuar se ka nje diference prej 5 muaj ne moshen e perceptuar per cdo 0.18 gram te rritjes se glukozes per liter gjak. Me pak fjale, kur eshte ne mes sheqeri, “Ajo qe ndodh ne trup, komenton David Gunn, nje nga koordinatoret e studimit, eshte shkruar ne fytyren tuaj”.

Si të eleminoni pagjumësinë

$
0
0

Njerëzit kanë probleme të ndryshme në jetë, dhe si pasojë këto probleme shkaktojnë stres, merzi, depresion, mendime të shumta të cilat ju lënë zgjuar gjithë naten. Të rrish zgjuar një natë nuk përbën problem, por nëse kjo perseritet herë  pas herë madje ju bëhet si zakon që të kaloni gjysmen e natës zgjuar atëherë përbën një shqetësim. Kësaj radhe kemi vendosur t’ju sugjerojmë disa këshilla se si të eleminoni pagjumësinë:

Që të bëni një gjumë të rehatshëm, duhet që më parë të keni vënë organizmin në punë, t’a keni aktivizuar atë dhe të jeni lodhur sadopak, pastaj të mbushni stomakun me ushqime të shëndetshme dhe kështu do jeni gati për të bërë një gjumë të mirë. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.

Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një ide mjaft e mirë për të përqafuar gjumin. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërsa femrat mund të mbetën shumë energjike. Shikoni televizor, ose lexoni ndonjë libër në këtë mënyrë qepallat e syve do t’ju rëndohen duke nxitur gjumin.

Si të parandaloni sëmundjet e veshkave

$
0
0

Organizmi i njeriut ka nevojë për një regjim të mirë dhe të shëndetshem. Nëse ju kujdeseni për trupin tuaj ashtu siç ai ka nevojë, do mund të parandaloni sëmundje të ndryshme të cilat dobësojnë imunitetin tuaj.

Një ndër gjërat themelore që mund të bëni për të mbrojtur organizmin tuaj, është nëse ju aktiviozheni çdo ditë, bëni gjimnastikë, ecejake, etj. Këto do të nxisin metabolizmin tuaj të punojë, në këtë mënyrë do eleminoni kaloritë që merrni gjatë ditës, dhe në mbrëmje do të flini më i qetë.

Një rol të rëndësishem në shëndetin tuaj ka të bëjë edhe me ushqimet që ju konsumoni. Duhet të bëni shumë kujdes me ushqimet që përdorni në dieten tuaj, përpiquni të shmangni konsumin e acidit oksalik në mënyrë të tepruar.

Eleminoni konsumin e kripës në tepri, sepse mund bëhet shkak për të rritur sasinë e kripërave në gjak dhe në organizëm. Pini sa më shumë lëngje, gjithashtu nëse keni pini edhe çaj nga trendafili i egër. Konsumoni lëng kumbulle, dhe ujin natyral i cili është shumë i këshllueshem të përdoret për çdo njëri. Ju duhet të pini të pakten 1 liter e gjysmë ujë mineral në ditë.

Kastraveci, fantastik per lekurën

$
0
0

Ky eshte nje frut qe rritet nga bima “cucumis sativus”. Perdoret ne shume menyra, hahet i gjalle ose i pjekur, perdoret edhe per maska lekure. Prej ketij fruti mund te kemi shume perfitime shendetesore dhe kjo e ben kete nje nga frutat me te rendesishme, si per shendetin ashtu edhe per lekuren. Lekura, pervecse na sherben per te terhequr vemendjen e te tjereve, sherben edhe si ‘mbulese’ e organeve keshtu qe duhet te jete sa me e shendetshme.

 

Kastravec per syte:

Largon dhe redukton rrathet poshte syve. Ky eshte nje trajtim mbareboteror. Kastraveci, eshte trajtimi natyral me i mrekullueshem qe mund te perdorni per te larguar lodhjen dhe rrathet poshte syve. Perdorini ne menyre relaksuese cdo dite dhe do te keni rezultat shume te mire.

 

Kastravec per lekuren:

Nese doni nje lekure te lumtur, kastraveci eshte pergjigja. Lekura dhe kastraveci kane te njejtin Nivel Hidrogjeni, prandaj eshte shume e lehte per kete frut te maskoje problemet e lekures. E zbut dhe e lemon lekuren dhe do t’ju qetesoje dhe clodhi ne cdo kohe. Me aq shume permbajtje dhe vitamina qe ka kastraveci, eshte bere shume i perhapur si ne maska fytyre, lengje dhe shume e shume produkte te tjera. Fale edhe vetise freskuese ai do te jete nje ndihmes magjik per shume probleme te lekures, si edhe per pastrimin e thelle te saj.

 

Maske per fytyren:

Merrni 4-5 gjethe nenexhiku (te fresketa)

Qeroni nje kastravec dhe grijeni.

Perzieji gjethet me kastravecin derisa te behet si pure.

Rrih nje te bardhe veze dhe pasi ta kesh rrahur mire perzieje me kastravecin dhe gjethet e nenexhikut.

Mbaje ne fytyre per 20 minuta, shpelaje me uje te vaket pastaj me uje te ftohte.

Tonik me petale trëndafili për fytyrën dhe qeskat poshtë syve

$
0
0

Mblidhni disa trendafila te fresket dhe me arome te theksuar, por ne pamundesi te kesaj mund te blini petale te thara ne farmaci. Pregatit nje tenxhere me nje liter uje natyral dhe vere te zieje.

Nderkohe, kepusni petalet (nese moret trendafila te fresket), ose pregatisni ato te blerat. 40 grame petale hidhini ne nje tenxhere tjeter, shtoni aty ujin qe valoi dhe lere per 30 minuta. Filtrojeni dhe eliminoni te gjitha petalet. Lereni te ftohet dhe filloni te beni trajtimin me te. Merni kompresa dhe vendosini tek syte, mbajeni per 20 minuta. Mund ta aplikoni kete menyre disa here ne dite.

Tonikun e trendafilit mund ta perdorni edhe per te lare fytyren, trupin ose zona te irrituara duke e lyer me pambuk ose komprese (gjithmone pas pastrimit klasik me sapun). Nese do e perdorni si tonik, duhet ta ruani ne frigorifer ne shishe qelqi.

Magnezi

$
0
0

Njohuri fillestare për magnezin:

Stimulimi i sistemit imunitar qëndon në themel të mekanizmave fiziologjikë natyralë, të mbrojtjes nga sëmundjet. Qëllimi kryesor i mjekësisë inteligjente është shtimi i përgjithshëm i fuqisë së imunitetit, në mënyrë që imuniteti të sigurojë një mbrojtje të përgjithëshme të organizmit.

Rëndësia e magnezit për shumë kohë është nënvleftësuar. Por, në fakt, rezulton që magnezi është esencial për funksionimin e më shumë se treqind sistemeve enzimatikë dhe, është i implikuar në biokiminë e pjesës më të madhe të aparateve: nervor, kardivaskolar, kockor, të organeve të tretjes, të muskujve, etj.

Magnezi rrit shumë fuqinë fagocitare të rruazave të bardha; ai në fakt vepron duke forcuar mbrojtjen natyrale të organizmit dhe, në këtë mënyrë është shumë i efektshëm në terapinë e sëmundjeve infektive. Ky efekt, i quajtur citofilassi, u zbulua në vitin 1915 nga prof. Pierre Delbet, anëtar i Akademisë së Mjekësisë të Parisit.

Ja disa nga sëmundjet që trajtohen me sukses me magnez :

1 – epilepsia 18 – kalçifikimi

2 – distrofia 19 – dhimbjet muskulare

3 – skleroza 20 – osteoporoza

4 – poliomieliti 21 – depresioni

5 – tumoret 22 – ankthi

6 – astma 23 – frika

7 – bronkiti kronik 24 – dhimbjet e kokës

8 – bronkopneumonia 25 – ethet (temperaturën)

9 – enfizema e mushkërive 26 – zjarri i natës (herpes Zoster)

10 – gripi 27 – kruarjet

11 – kolla e mirë 28 – tetanozi (edhe kur trupi ëshë ngurtësuar)

12 – ngjirja e zërit 29 – tërbimi

13 – problemet e aparatit të tretjes 30 – skarlatina

14 – sëmundjet çervikale 31 – fruthi

15 – tensioni neuro muskular 32 – lia

16 – artriti 33 – parotiti (pezmatim i gjëndrës pranë veshit)

17 – shiatiku 34 – kafshimi i nepërkës (laje vendin e kafshuar

me solucion ujor të magnezit)

Mënyra e përdorimit për qëllime parandaluese: një lugë kafeje rafsh, në gjysmë gote me ujë, esëll në mëngjes.

Stimulimi i sistemit imunitar qëndron në themel të mekanizmave fiziologjikë natyralë, të mbrojtjes nga sëmundjet.

 

Qëllimi kryesor i mjekësisë inteligjente është shtimi i përgjithshëm i fuqisë së imunitetit, në mënyrë që ai të sigurojë një mbrojtje të përgjithshme të organizmit.

Rëndësia e magnezit për shumë kohë është nënvleftësuar. Por, në fakt, rezulton që magnezi është esencial për funksionimin e më shumë se treqind sistemeve enzimatikë dhe, është i implikuar në biokiminë e pjesës më të madhe të aparateve: nervor, kardivaskolar, kockor, të organeve të tretjes, të muskujve, etj.

Ka të dhëna për efekte pozitive në trajtimin e kolitit, në dridhjen e duarve te të moshuarit, në sëmundjen e Parkinsonit, në ngërçet muskulare, në sëmundjet e lëkurës (përfshirë aknet e rinisë, ekzemën, psoriazën, lythet, kruarjet, morthin dhe pastrimin e njollave kafe, shumë të shpeshta në moshat e kaluara).

 

Ka veprim antialergjik. Përmirëson gjëndjen e thonjve dhe të flokëve, si dhe hipertrofinë e prostatës, impotencën, çrregullime cerebrale dhe të qarkullimit të gjakut, etj. Magnezi, gjithashtu, e largon kalçiumin nga vendet e panevojshme dhe e fikson atë në mënyrë solide te kockat… etj., etj….


As seksi më i gjatë nuk zgjat më shumë se 12 minuta!

$
0
0

Psikologët thonë se një numër shumë i vogël i njerëzve kryejnë marrëdhënie seksuale që zgjatin më shumë se 12 minuta. Thëniet se seksi duhet të zgjasë me orë shkaktojnë frustrim te çiftet, të cilat për këtë arsye e konsiderojnë jetën e tyre seksuale si të keqe.
Seksologët kanadezë kanë zbuluar se për marrëdhënie të përsosura seksuale mjaftojnë nga tre deri në 12 minuta (duke mos e përfshirë paralojën). Në studim janë përfshirë 1.500 çifte, ndërsa shkencëtarët kanë vërtetuar se shumica e çifteve bëjnë seks mesatarisht 7.3 minuta.

Arsye për zgjatjen e seksit te disa çifte, sipas ekspertëve, ndodh për faktin se meshkujt e praktikojnë shtyrjen e orgazmës, ose sepse bëhet fjalë për ndonjë disfunksion të ejakulimit, për çka seksi zgjat më shumë.

Ndërkohë, ata të cilët kanë probleme me ejakulimin e shpejtuar bëjnë seks më pak se dy minuta. Edhe për ta, seksologët kanë këshilla, siç është ndërrimi i pozave, tempit e të ngjashme.

Seksi që mund të shkaktojë kancer!

$
0
0

Sipas disa studjuesve angleze ata njerëz te cilët praktikojne seksin oral mund te jenë te rrezikuar nga një tip kanceri i shkaktuar nga një virus i quajtur Papillomar.
Këto viruse mund te vendosen ne goje gjatë momenteve intime dhe te jenë kështu shkaktare dhe burim te kancerit te gojes.

Ne një nivel me te lartë rrezikshmerie janë ato persona te cilët nderrojne shumë shpesh partnere. Kush praktikon shumë shpesh seks oral duhet te llogarise një rrezik 3 deri ne 6 fish me te lartë se ata qe nuk praktikojne për t’u infektuar.
Ndërsa ata qe praktikojne këtë lloj seksi me mbi 5 partnere te ndryshëm duhet te përballen me një rrezikshmeri deri ne 8 herë me te lartë. 

Ujë trendafili për një lëkurë të bukur

$
0
0

Uji trendafilit është një përbërës kryesor nëse dëshironi të trajtoni lëkuren tuaj me përbërës natyral. Është i përshtatshem për të gjitha tipet e lëkurës. Ka një efekt hidratues fantastik dhe shërben si një zbutës për ato persona që kanë lëkurë të thatë. Vepron si një tonfikues shumë i mirë dhe ndihmon që të ruhet balanci i yndyrës në një lëkyrë të yndyrshme.

Uji trendafilit ka në përbërjen e tijë cilësi të mira pastrimi, sepse pastron poret e lëkurës shumë mirë, pakson shfaqjen e rrudhave, dhe shenjat e tjera që sinjalizojnë plakjen tek femra. Largon inlfamacionin e krijuar në fytyrë nga rrezet e diellit. Ka përbërës natyral për të eleminuar bakteret dhe është shumë i efektshem për të kuruar dhe parandaluar aknet, dhe sëmundjet e tjera që shfaqen në lëkuren tuaj.

Vendoseni ujin e trendafilit në fytyrë. Mjafton të merrni një top me pambuk dhe t’a lyeni me ujin e trendafilit. Pastaj, me topin e lagur lyeni fytyren dhe menjëherë do të ndjeni një freski në lëkurë. Merrni dy topa të vegjel pambuku, i lini të qëndrojnë mirë në ujin e trendafilit, pastaj merrni dhe vendosni mbi qepallat e syve. Lëngu trendafilit do të pastrojë, qetësojë dhe heqë rrathet e zinjë poshtë syrit.

Si të përgatisni një deodorant anti-djersë

$
0
0

Deodrantet komerciale përmbajnë shumë produkte kimike të cilët kanë një efekt negativ në lëkuren tuaj. Në qoftëse deshironi të keni një aromë të freskët dhe preferoni përbërësit natyral ju sugjerojmë të provoni deodorantet të cilët mund t’i përgatisni vetë në shtëpi. Deodorantet janë të thjeshtë dhe shumë të lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit;

Sodë pjekje

Ujë

Një shishe sprai

Vaj aromatizues

Përgatitja;

Hidhni në shishe ujë deri sa të mbushet gjysma, përzieni mirë duke i shtuar 1 lugë sodë. Hidhni disa pika vaj aromatizues nëse dëshironi. Aromen e zgjidhni vetë sipas dëshires suaj. Merrni shishen në dore, tundeni mirë derisa të përziehen mirë të gjithë përbërësit, pastaj me shishen e sprait lyeni sqetullat.

Maskë me kripë

$
0
0

Kjo është një nga maskat më të thjeshta dhe më të mira që mund të përgatisni për të trajtuar aknet në fytyren tuaj. Nëse ju ka merzitur lëkura e fytyrës suaj e cila është e mbushur me akne, dhe nuk ju lejon të krijoni make up-in që dëshironi ju sugjerojmë të provoni masken që do t’ju paraqesim më poshtë. Kjo maskë është shumë e thjeshtë, dhe aspak e kushtueshme.

Përbërësit;

Kripë deti ose kripë që përdoret në gatim

Ujë

Në një tas me ujë të ngrohtë hidhni kripen përzieni mirë dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta. Masen e përgatitur vendoseni në fytyrë, lyeni kryesisht në pjesën që keni më shumë akne. Masken e lini të qëndrojë nga 10-30 minuta, në varësi të kohës që do të keni në disponim. Kripa pastron lëkuren dhe përthan aknet, kjo gjë e bën atë perfekte për të eleminuar shenjat e akneve në fytyrë. Në qoftëse keni mundësi të shkoni në det, nuk ka nevojë aspak që të përgatisni një maskë të tillë sepse uji i detit do të ketë të njëjtin efekt, madje edhe më të mirë. Mjafton të notoni dhe të kënaqeni në ujë ndërsa trajtoni lëkuren e fytyrës.

Viewing all 5116 articles
Browse latest View live